Ese.

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga gjergji001, 10 Feb 2003.

  1. Guest

    Re: Re: Esse ....

    me thuaj kur je e lire ta pime nje kafe, apo edhe shume ku te deshironi!!!

    (...per kete kafe e kishe fjalen?!)
     
  2. butterfly

    butterfly Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    Une e kisha fjalen per kafene e esse-se me lart?
    Ti per ke e kishe?


    Ok, kohen se kur ta le ty ta vendosesh, por vendin do e zgjedh une, ok?
     
  3. Guest

    Re: Re: Esse ....

    ...me kenaqesine me te madhe do te deshiroja te pinim nje kafe bashke, ndoshta ngaqe ky akt s'ka per te me nxjerre aspak prej monotionise se perditshme.

    po a s'po flisje per kete kafe?
     
  4. butterfly

    butterfly Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    PO PRA...
     
  5. Guest

    Re: Re: Esse ....

    ne mungese te germave kapitale - (II)


    tek po pertypja fjalet e tua, nuk e di pse, por ... mu duk sikur i kisha shijuar edhe here te tjera, te fshehura me kujdes mimikes imagjinare te arsyetimit tend. dhe ... ti me flet per "unikalizem"?
    atehere ne te dy konstatohemi si dy binjake, ... ndryshojme thjesht prej nje kromozoni. por jo!!!
    ne jemi krejt te ndryshem - une -une; ti - ti; sikurse 1 + 1 = 1.
    dhe ... ti me hedh veshtrimin tend te zbukuruar me nje pafundesi pikepyetjesh dhe ... te dergoj pergjigje me nje tren fjalish pa lidhje, ku dritaret jane zvendesuar me shenja habitese.
    ... ndalon makinen para nje shenje "stop", kujtohesh rreth hapave zig-zage te dyshimta te hedhura mbi carcafet e viteve, dhe ... i frikesohesh idese se ndoshta e ke grisur edhe te fundit imazh "Y" rruaje ne muskulaturen e zemres tende.
    tani s'mund t'i puth dot, apo me, merre si te duash, lotet e tu! ...s'po me kupton?!
    mjeku me keshilloi tu qendroj sa me larg gjerave te kripura - shenjat e para te hypertensionit.
    ...ashtu prej pritjes lotet e tu ... avulluan; jo prej pritjes ndaj hijes sime, por ... prej mungeses se yjeve te vanilte, me te cilet nje dore te ushqente per shen valentin.
    ... prej fjales me te varfer mund te ndertoj nje anije ndjenash - prej diamanteve loteve te tu ...
    mos u mundo te me kuptosh, ende s'po kuptoj vetveten.

    neurosis

    p.s.: .....................
    (ta them njehere tjeter)
     
  6. butterfly

    butterfly Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    Kush eshte ajo fatlume, te ciles i dedikohen gjithe keto esse mo neurosis? Per keto dy te fundint e kam me teper fjalen se nga titulli duken qe jane per te nejtin person... /pf/images/graemlins/smile.gif :cool:
     
  7. butterfly

    butterfly Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    fundint=*fundit
     
  8. Guest

    Re: Re: Esse ....

    shhhhhhhhhhhhhhtttttttttttttttt!!!
     
  9. butterfly

    butterfly Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    ...e qepaaaaaaa!!!!!!!!!
     
  10. Ema

    Ema Goddes

    Re: Re: Esse ....

    Ene un du me e dit per cil jane....????
     
  11. Guest

    Re: Re: Esse ....

    Creep -- radiohead


    When you were here before
    Couldn't look you in the eye
    You're just like an angel
    Your skin makes me cry
    You float like a feather
    In a beautiful world
    And I wish I was special
    You're so fuckin' special
    But I'm a creep, I'm a weirdo.
    What the hell am I doing here?
    I don't belong here.
    I don't care if it hurts
    I want to have control
    I want a perfect body
    I want a perfect soul
    I want you to notice
    When I'm not around
    You're so fuckin' special
    I wish I was special
    But I'm a creep, I'm a weirdo.
    What the hell am I doing here?
    I don't belong here.
    She's running out again,
    She's running out
    She's run run run running out...
    Whatever makes you happy
    Whatever you want
    You're so fuckin' special
    I wish I was special...
    But I'm a creep, I'm a weirdo,
    What the hell am I doing here?
    I don't belong here.
    I don't belong here.
     
  12. Guest

    Re: Re: Esse ....

    ne mungese te germave kapitale - III

    ...dhe jam teper "semure"!
    te me falesh per vonesen po kjo eshte jeta !!!
    une i paidentifikueshem?! - une mbars me vete aq shume epitete te cuditshme sa xhepat me jane mbushur plot, mbi krevat nuk mund te flej, ngjitur me epitetet cudi-pershkruese, aq shume sa edhe bagazhi i makines mezi mbyllet.
    ...ndjehem teper i lodhur,sot, me teper se ne ekzagjerim; prandaj po shkoj te fle!!! naten dhe ... te embla enderra!
    Jo nderrova mendje!!!
    une i paidentifikueshem?! - une mbars me vete aq shume epitete te cuditshme sa xhepat me jane mbushur plot, mbi krevat nuk mund te fle me, ngjitur me epitetet cudi-pershkruese; aq shume sa edhe bagazhi i makines mezi mbyllet.
    deshiron te te ushqej une me disa prej minutave te mia te lira?!
    atehere po rri pagjume, ndonse kam fjetur vetem 5 ore keto tre nete e fundit.
     
  13. butterfly

    butterfly Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    Epo veri mo ato te shkreta "Germa Kapitale"... /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  14. Darien

    Darien Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    ngrysi dhe e enjtja... ka dy orë; ç'kërkoj ende në punë? ... një punë e përfunduar... nesër do e marr shtruar, programet e tjera le të presin deri të hënën për t'u filluar...

    kthehem vonë në shtëpi... televizori më sheh me inat - kam dy ditë pa e ndezur... filloj të lexoj, ma ndërpret ti mendimin - më vjen në mendje pa shkak këtë herë - kur na zinte lemza thoshim që na kujton dikush; sa mirë që nuk është e vërtetë - s'do merrje dot frymë rehat gjithë ditën dhe do isha unë shkaktar; mendim i padurueshëm... i kthehem librit. flasin për grekët; më kujtohet një film ku helena ishte bjonde; se mos marrësh vajzë bjonde, se ato janë vagabonde - ah... kadareja - si fluturon mendimi, nga njëra degë në tjetrën, pa marrë leje fare, i paqëndrueshëm, i paprekshëm, lozonjar dhe tekanjoz, por i kapërcen shpejt kilometrat dhe shekujt - vjen prapë tek ti... këtë radhë me shkak: e ka fajin helena; përfytyroj inatin e saj tek i kaloj pranë dhe të kërkoj ty një vallëzim...

    bie të fle... mendoj për ty... të dërgoj një bekim nga zoti në krahët e mendimit; ndez radion në stacionin e xhazit - tinguj pa fjalë... më çojnë në krahët e tyre në botën e ëndrrave - atje nuk je... më ke thënë që nuk vjen... vendos të mos shoh ëndrra këtë natë; le t'i bëjnë shoqëri televizorit po u inatosën edhe ato... natë...
     
  15. Guest

    Re: Re: Esse ....

    RRIKTHIMI I GERMAVE KAPITALE

    Dhe ... ti -
    Unike perbrenda vendosmerise tende per te mos me folur, ... gezohesh sa here sheh emrin tim te cuditshem tek ndez nje tjeter cigare, dhe ... i avullti tym i saj, tek nderton konfiguracionin e nje gjysem zemre te kalbezuar.
    po gjysma tjeter?!
    Qiellit i zhvesh kombinime te ndryshme yjesh e i vendos prane teje, te te bejne shoqeri sa here une s'ndodhem perbri ekzistencializmit tend figuracional.
    ...Porsi nje meteor rrezohet imazhi i fjales perbrenda teje, dhe ..., ti - i ngaterron sa here meteoret me yjet rrenes - shpreh nje te habitshme deshire.
    ... Kur une mbyll syte, gjithcka eshte e pangjyre. Dikush mund te shprehej se jam "ngjyre-verber", por ... jo, s'kane rendesi me tonet e ngjyrave; perbrenda vetvetes tende -une e di c'ngjyre eshte zemra jote, gjaku …lodron perbrenda saj, nervat e tua porsi kilometra te terre te nje autostrade te paplanifikuar; dhe ... lepij ngjyren e mjaltit prej hojezave te tua.
    Dhe ... une - i vjedh qiellit yllin polar, ta vendos perpara teje, ... ti - kurre udhen mos humbases; por ...
    Porsi nje komete lartesohet refleksioni i germave brendesise tende, dhe ... ti - i krahason sa here kometat me asteriske ne rrenie - shpreh nje monotone deshire:
    "... Le te mos flasim as neser!!!"
     
  16. butterfly

    butterfly Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    Kushedi se sa i ke merzitur germat kapitale qe te dhane ate pergjigje. Pyeti edhe njehere se mos iu eshte nderruar mendja nga kjo esseja... /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  17. Darien

    Darien Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    i think of you... continued

    e premte - ditë që premton, premtimin s'tregon... enigmatike si ti

    dielli nxjerr një sy mbi kodër; dërgon një rreze; vetëm për mua - e kap lehtazi në duar, e palos, e lidh, e pasqyroj, e formoj... në një brilant për ty - mik i vjetër, e dinte ç'më duhej

    dielli nxjerr fytyrën mbi kodër dhe më buzëqesh - ah - psherëtimë kënaqësie - kështu preferoj të zgjohem, nga shkëlqimi i rrezeve të arta...

    mungon diçka... buzëqeshja që endet fluturimthi nga sytë tek buzët e tua sikur nuk vendos dot ku të bëjë fole - endet pafund dhe vendos të rrijë përherë... i them diellit të kërkojë buzëqeshjen - le ta përdorë nesër për të më zgjuar... mendoj për ty...

    dielli më shkel syrin midis degëve pa gjethe - e kuptojmë njëri tjetrin... më çon në të shkuarën kur bashkë me këndezin sillte ditën e re - gjyshja priste me pjatën që lëshonte avull...

    lozonjari mendim nuk do t'ia dijë për rregullat - vendos të tashmen mbi të shkuarën si një film i ekspozuar dy herë... dëgjoj një gushëkuq, këndon i vetëm; mendoj për ty...

    kapriçiozi mendim e ekspozon filmin për herë të tretë - të dëgjoj me orë të tëra tek flet me mall për rrugicat ku mësove të ecësh... s'më vë re fare që jam pranë...

    i pabinduri mendim s'ka respekt për kohën - në pak sekonda i bëri përshesh orët, ditët, vitet... mendoj për ty... heq lehtazi mënjanë flokët e rënë mbi sy, kaloj dorën nga balli tek buza; edhe në gjumë buzëqesh; admiroj vrimëzën në faqe ashtu si skulptori i lashtësisë pasi gdhendi afërditën... dua të dëgjoj zërin... nuk dua të zgjohesh nga tingëllima e ashpër e telefonit...

    ia lë porosi diellit të të ledhatojë me rrezet e tij dhe të urojë ditë të mbarë...
     
  18. Darien

    Darien Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    i think of you... continued

    dielli reflekton në ekran si për të më thënë që e kreu porosinë... kompjuteri zgjedh këngë që t'i dëgjoj; elvisi - now i know that life without you has been too lonely too long... melankoli... mendoj për ty...

    kompjuteri e paska zënë me elvisin sot - i would beg and steal (he would beg and steal) just to feel (yes just to feel) your heart (I want your heart) beatin' close to mine... mendoj për ty...

    hej; është e premte... e lë punën pa filluar mirë... për një shëtitje anës lumenjve...
     
  19. Guest

    Re: Re: Esse ....

    shtegtimi i germave kapitale ...

    nuk e di, por ... sa here ju trembem egzistences molekulare te germave te tua. ...dhe ti buzeqesh me gjithcka te dhimbshme; dhe ..., une - per mua edhe microgrimca me a pangjyre e pluhurit ka rendesine e saj vitale ne kete kontinent te paeksploruar.
    po ti le ty ne dore, zhargonet-enigma te pyetjeve te tua!!!
    mundohesh te fshehesh te lotuarit irrise te te tuve sy, midis gishtave elakuente te te njomave duarve te tua, dhe ... deshira te tradhton, dhe duart te zhgenjejne. me pas, ... perseri buzeqesh, dhe buzeqesh, ... gjithcka mbetet perbrenda nje te emble buzeqeshjeje - asnje mermerime me teper, asnje grimnaje heshtjeje me pak.
    me peshperin ne vesh se ... nata eshte teper e ftoht'; se ... te pelqen ngjyra e kuqe, ndonse vetmimtari diell ka kapercyer prej disa oresh distancat e rozta pertej lumenjve gjumashe te horizonteve. dhe ... me pertese te hedh mbi krye pelhuren e modestes hijes sime, ... ti kurre ftohte mos ndjesh!!!
    ***
    ...duke ju pergjigjur deshires tende me nje pyetje: "mendon se midis nesh mungon dialogu???"
     
  20. Darien

    Darien Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    i think of you... continued

    filloj rrugën për tek pika; atje ku dy lumenj hidhen në krahët e njëri tjetrit... dhe bëhen një... kënaqem nga mendimi që do e pëlqeje këtë vend...

    njerëzit ende nuk kanë filluar të vijnë; ndoshta presin ardhjen e pranverës... mendoj për ty... anës elbës anës spresë - lumenjtë e gjerë më kujtojnë detin - deti më kujton vendin - ndjehem pranë teje se kemi të njëjtin mall... anës elbës anës spresë; mendoj për mallin që ndjente noli kur ishte po kaq larg vendit... mendoj për ty...

    eci ngadalë anës monogahelës - rrjedh i qetë në sipërfaqe, i rrëmbyer në brendësi; ashtu si rrjedhin ndjenjat shumicën e kohës... më pëlqen vetmia në këto raste... shkon me mallin...

    pak hapa rreth shatërvanit më sjellin tek ohio - it means good river; era luan me flokët e tu, kap disa pika uji nga shatërvani dhe i lag; rrezet e diellit përthyhen në një mijë drejtime dhe të rrethojnë me një ylber... po nuk fryn erë; shatërvanin nuk e kanë çelur akoma; presin të vijnë njerëzit... ti je larg...

    qetësi... dua të dëgjoj zërin... i bie telefonit... dëgjoj për një çast por më ikën nga duart si ajri në të cilin udhëton sinjali... lëviz kokën pak centimetra - aq sa do mjaftonte të zhvendoste puthjen nga faqja në buzë... sinjali është përsëri i plotë... e shaj që zgjodhi atë moment...

    vazhdoj hapat ngadalë dhe tani jam anës alleghenit... it means fair waters; më pëlqen shushurima e ujit... ritmikisht përqafojnë bregun me ëmbëlsi valëzat e kalimit të një barke... me bes' e shpresë anës elbës anës spresë; vazhdoj hapat vetëm... mendoj për ty...
     

Shpërndajeni këtë faqe