Ese.

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga gjergji001, 10 Feb 2003.

  1. gjekec

    gjekec Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    Qe keni prejardhje franceze kete s'ua mohon njeri jo /pf/images/graemlins/laugh.gif :cool: Gjithsesi, :thumbsup:
     
  2. Guest

    Re: Re: Esse ....

    ...Nje moment -
    Ne cdo kend te universit te boshatisur shoh imazhin tend, ne cdo yll te Milky Way, dalloj shembellimin e tendeve te sheqerteve sy.
    ...Dhe ja!!! Tek afrohesh drejt meje disi e ndrojtur, porsi sirena e perralles se Andersenit, ... sapo ka nisur te qendroje mbi kembete e saj - dhe ... une i ftohte!
    Me veshtron ne sy, i rrotullohesh figures sime, duke shkelur pa meshire mbi grafiken hijen time, me ngul thikate nxehta te gishtave te tua thelle ne zemren time, ... ndjej shtrengimin e kafazit tim te thurrur prej brinjesh, prej gjurmeve te duarve te tua te njoma dhe ... perseri mbetem i akullt, me i ftohte se vete yjet, ... zgjojne te kuqeremtat agimet e tua, teksa ti..., e para gje ben cdo mengjez kerkon silueten time te mbyllur kuadratit te nje fotografie - e vetmja menyre per te me pershendetur mua-te akulltin emrin tim te parin.
    ... Sikurse ne asnje filme tjeter, ti e heshtur, ben dy hapa larg zhurmes se pompave te gjakut ne trupin tim, ...ngadale peshperin tuneleve te eres, puhizat camarroke te se ciles, penetrojne te perseriturin, ne pafundesi, mesazhin tend midis portave te terresise sime ne ngrice:"...Te dua!"
    ...Me afrohesh perseri me nje buqete te flakte karafilash, duke me peshperitur se, trendafilat jane lule te vjeteruara tashme. ...Dhe une ...
    ha petalete e tyre, te zjarrtat, funebren ngjyren e tyre dhe ... ti e kupton; ne te dy s'mund te jemi as te thjeshte shoke.
    ...Nxiton te rrembesh puthjen e fundit prej buzeve te mija, dhe ...te tuat lotet e nxehte teksa vetem me ftohin me teper, zvarranikja gjuha jote tek gerryen gojen time, si te deshiroje te hyje e gjtha perbrenda meje; por ...

    Erresira e syve te mi kane mbetur te gozhduar ne te tjere te magjishem sisteme planetare. ...Deshiroj te tjera ngjyrera flokesh te prehen prane meje, te ndryshem sy prej koloritit te syve te tu - me pak fjale tjeter emer - nje "figure" ... e di kurre s'do te jete e imja.
     
  3. streghina

    streghina Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    neurosis,me le pa fjale!
    me vertet shum shum bukur!
     
  4. butterfly

    butterfly Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    neurosis po car ben mo djalke, i nxore fuori giocco gjithe te tjeret. Bravo byrazer, na nderove. :thumbsup:
     
  5. Guest

    Re: Re: Esse ....

    ... Perjashta rrezohet bore!!!
    Qielli po shkarkon jashteqitjet e tij, teksa une eci drejt shtepise sime, dhe ... te pagjumtat ndjenja parakalojne perbrenda meje, me nje marsh te crregullt mendimesh.
    Hyj ne shtepi, teksa te thinjurit floke te bores varrin ekzistencen e tyre skajeve te flokeve te mi, eh te pabindurit floket e mi, ... sahere bisedojne me njeri-tjetrin kur une mbyll syte, dhe ... thjesht, fle!
    ...Vendos te ze cjerret celesa dhe ... portofolin mbi komodine dhe ... ja - Portofoli hedh qenien e tij sendore prej kreut te komodines, ku e kisha vendosur, drejt sheshtesise gropa-gropa te dyshemese.
    ...Dhe "kokat e blerta te presidenteve" tek shperndahen gjithandej! ...Perulem me pertese drejt tokes, porsi dikur gjunjezohesha para nje te vjetri trendafil, thjesht per ti nuhatur frymemarrjen e tij bimore, ... me pas "ta vrisja" per te t'ia dhuruar dikujt. Kujt?!
    ... Nuk me kujtohet,... (Kam dhuruar teper trendafila, vetem neper rrugicat e esseve te mija, ne jeten reale vetem jam ushqyer me gjakun e petaleve te tyre - shumekujt edhe mund ti kujtohet!!!); ... pak rendesi kane lulet, ne pergjithesi, tani!!!
    ***
    ...Portofoli kishte peshtyre jashte te rrjepurit gurmaz te tij edhe ... nje fotografi. ...E ngre ngadale, e vendos perbri ekranit te kompjuterit dhe ... nis e shkruaj kete capkene esse, sesi dikur, perbrenda kornizave zigzake te nje portreti - TI...!!!
    ***
    Tani, qielli shkun bore edhe 8 mije milje largprej meje, ne te veshtirin per tu kuptuar qytetin tim. Po! Pabesueshem perbrenda asaj fotografie binte bore, bore e ngrohte rrezohej mbi te portokalltat te tuat buze. A te kujtohet?!
    ...Dikur me thoje, tek luanim te dy me te bezdishmet kacurrelat e bores: "...Sikurse te voglat shtellunga te bores shkrihen mbi buzet e mia, ashtu kam per te avulluar puthjet e tua?"
    ...Dhe beje te me hidje nje top bore nga ata te tute - nje grusht bore mbi fytyren time, ... me pas do te afroheshe vrapueshem, porsi ..., sikurse ..., nuk e di,... ndoshta si nje enderr e padeshiruar, drejt meje, dhe ... une do te rrezohesha me dashje mbi te miellten bore, duke te terhequr edhe ty me vete, ... midis harqeve gjysem eliptike te kraheve te mi, ... ngjitur pas njeri-tjetrit, perbrenda nje puthjeje.
    ...Dhe, atehere nata s'kish fund, sepse sa here afrohej agimi, ne hidhnim mbi krye nga nje batanije, dhe ... atje poshte ishte sa here erresire, dhe ... ekstaze -
    ***
    ...Perjashta zoti ende hedh mbeturinate tij, tashme mbi catine e hyrjes sime, po mua aq me ben.
    Deshiroj te fle sot ketu, perbri portretit tend, te vockles, te vetmit kujtim me ka mbetur prej ekzistencializmit tend ne kete planet.
    ...Ku?!
    Sdeshiroj te di ku!!!

    Shhhtttt!!!
     
  6. butterfly

    butterfly Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    kryeveper edhe kjo...
     
  7. Guest

    Re: Re: Esse ....

    ...E shau njeri Korcen ketu?!
    Jo, se...
    ...Po me flihet!!!
     
  8. butterfly

    butterfly Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    nuk e shan njeri Korcen, po fli...
     
  9. Guest

    Re: Re: Esse ....

    Merzia-
    ...Me varret nder floke, porsi nje hije e keqe, me rreshqet neper trup, porsi nje cope lekure e vjeter, ... s'munda ta hidhje tutje tek kaperceja momentete e kohes, dhe ... ushqehet me fjalite e mia boshe, tek rri ulur perbri teje, por ... ti s'flet asnje te germezuar fjale.
    ...Mundohem te ekzekutoj mengjezin zgjoi prania jote tek une, por ... nuke e di, a do te mundem te te bej te belbezosh, te pakten, deshiroj te shuaj heshtjen kurreshtare; por jo - gjithcka i perket merzise.
    ...Jam teper i lodhur, per te ulerire, dhe bej te ngrihem prej stolit, ...me sa me pak levizje, bej te shkund, kete term tulatjeje pre flokeve te mi, apo te fshij kete shtrese abstrakte pluhuri, prej te palevizshmeve buzeve te tua. Mekanikisht te dy levizim kaq ngadale si te ishim dy te burgosur perbrenda tablove kubike te nje pikasoje te pavlere.
    ...Degjoj zerin tend pertac, tek shprehet: " E ku ka tablo te pikasose te pavlere?!"
    Ate here amund te me thuash:"C'zemer do te bleje kete te merzitshmen tablone tone?"
    ***
    Merzia ... me detyron te luaj shah me yjet, dhe ... vecse humbas. Perbrenda tuneleve te nates une s'jam vecse nje endacak i merzitur, nje udherrefyes deshtak, sa here ... veshtrimet e mia te tregojne deren. Perjashta ben ftohte, por ... ftohtesia e zemres tende vecse me plasen te vetmuar perbrenda nje Siberie imagjinare - te shushaturat ndjenjave te tua, ... merzia i puth ngadale, i hedh ne shtratin e saj te hirte dhe ... me shkujdesjen me te madhe i cvirgjeron nje nga nje - une s'ndjehem aspak xheloz.
    Une jam MERZIA!!!
     
  10. Guest

    Re: Re: Esse ....

    ...trishtimi-

    Teksa bej te pi paksa kafe te erret prej filxhanit bisht perdredhur, mbi siperfaqen e lengut te zi me portretizohet fytyra jote, porsi vite me pare, pa as me te voglin ndryshim. ...Me pyet, perse jam kaq i trishtuar?
    ...Dhe s'mund te pi me kafe sepse s'deshiroj te mbys portretin tend mes atyre mini dallgeve kane per te formuar buzet e mia. Deshiroj te mos e tremb figuren tende, ndonse emri yt s'me kujtohet aspak, (emrat sa here i kam konsideruar dytesore, shpesh here fytyrave te embla femerore do tu vija emra kometash, apo asteroidesh, per te mos i ngaterruar me yjet).
    ...Ja syte e tu memece tek me veshtrojne me kureshtje prej poshte lengut te geshtenjte. Bej te te perkedhel me veshtrime, por ti ankohesh se atje perbrenda filxhanit, kafja po ftohet, dhe ... ke shume ftohte.
    Buzeqesh me mos besim, duke te peshperitur se temperatura e ulet e kafes s'mund te krahasohet me acarin e zemres sime.
    Me flak nje tufe veshtrimesh, ... perngjasin me nje buqete te shkalafitur zambakesh te kadifenjte; por ... mimikes sime asnje muskul s'shtremberohet. Thua te kem pushuar se egzistuari?!
    Me pas me gjysem perbuzjeje me pyet, ... Eh, sa shume pytje!!!
    ...Ngre filxhanin e kafese prej tavolines dhe ... e zbras ne banje!!!
    Sa te pashije jane kafete amerikane?!
     
  11. Guest

    Re: Re: Esse ....

    Kto dy te fundit qenkan nice
     
  12. Guest

    Re: Re: Esse ....

    ...Perjashta bie shi, teksa une nen shoqerine e nje cigareje, dhe ... te kujtimeve te mia, ... perngjasin me fluturime lakuriqesh netesh te arta, puth buzet e gotes se konjakut, ...s'shijone me kurre si dikur!
    ***
    ...Dikur, ... kur perendonim diellin matane horizontit me serenatat tona, dhe ... agonim mengjezet me lojerat e cuditshme poshte parkut "Rinia", duke djegur nga nje, dy, ... shume cigare nen biseda me shoqerine, ... per tiu kthyer me pas perseri kalldremeve drejt shtepise, ku prinderit na prisnin me ate konservatorizmin e theksuar korcar, se duhej te thyenim trute mbi libra, per te dale jashte monotonise se atij qyteti - Korce.
    ... Duke zbritur perseri klubeve nga parku, duke rrukullisur gurmazeve tona rreke te errta kafesh, apo lumenj te purpurt konjakesh. Dreka sa here e zbraste parkun, dhe ... ne ndonse te vetmuar, pertysnim perbrenda trureve tane mallkime ndaj poetuceve, zaptuesve te poezise.
    Muzgu zbriste me embelsisht!!! Parku kishte tjeter fytyre, mes maskash i shikonim perdite.
    Une - pesimist, ti - e trishtuar, ai& ajo per dore, ne - te shfrenuar, ju - shume fytyresh, ata & ato - duke ngrene fara luledielli rrugicave te parkut, se ... aq para kishin dhe ... u vinte rrende tu kerkonin me shume prinderve.
    ... Duke pire perseri nje kafe dhe ... nje konjak, te kafeneja e preferuar. Per te zgjuar perendimin e diellit me serenatat, dhe shishet gjysem te zbrazura me vodke, konjak, fernet ... kendonin bashke me ne, derdhjen e tyre perbrenda nesh. ... Dhe zerat tane te cjerre ... ngriheshin akoma me lart, zhvishnin henen, canin qiellin, gdhendnin imazhe nymfash permbi pelhuren e tij te erret.
    ... Duke shkelur perseri mbi kalldreme, me zikzaket e hapave tane; ... te gjithe duke u shperndare ne shtepite e tyre, te vrare prej tradites sone te vjeter, prej monotonise diletante kelthiste e bente zhurme perbrenda ndergjegjeve tona.
    ... Dhe gjyshja tek me priste pernate e merakosur te pragu i shtepise, ...fytyra e saj e rrudhur prej peshes se viteve, tek qetesohej sahere tek verente imazhin tim capken ... shfaqej ne fillim te rrugices - une ...
    ***
    ... Tani, cigarja e trete po digjet lirshem gishtave te mi, e ndjej se gjyshja ende me pret pernate, te pragu i shtepise. E merakosur hedh veshtrimin poshte e lart rrugices, dhe ... hija ime camarrokle s'duket me, ajo eshte burgosur kontinentit tjeter. Dhe ... gjyshja vetem psheretin gjate, lotet i puthin faqet e saj, duke perkedhelur imazhin tim, ... ka rruajtur ne kujtese.
     
  13. Guest

    Re: Re: Esse ....

    Shikohu ne pasqyre!!! - zeri yt i vrazhde dhe ...disi i turbullt me urdheron meshirueshem, teksa ndricoj cigaren e fundit te paketes sime te panumurt.
    Dhe ... une vendos te thatin emrin tim, perbrenda te cuditshmeve pasqyra te syve te tu, ...shkelqejne porsi asterikse bore, mbi dritaren e venitur te se cmendures pas teje zemres sime. Ato te mahnitshmet vezullime te syve te tu, ah po, ty duhet me patjeter te te kujtohet sesi, i thyen pasqyrat e brendesise sime, sesi te gjitha organet e organizmit tim te zhurmshem u rrezuan permbi te padukshmin shpirtin tim, i cili figurativisht u cmend, dhe ... ti me grantesken pakujdesine tende apo me mosmirenjohjen me te varfer u lave mbi gjakun tim, ate nate memece, ate te heshtur mbremje, dhe ... tani, pikerisht, ne keto momente fluturimesh utopike, me kerkon te shihem permbi pasqyren time. Coprat e saj te mjerueshme burgosin perbrenda me qindra, mijera galopante shembellimet e tua.
    Dhe ... vendos vetveten perballe pasqyres tende! Ti shkujdesshem e braktis portretin tim ne gri, me plasen ashtu te vetmuar, por ... ka raste kur edhe vetmia ka miresine e saj qiellore. Shemellimi, eh i vrazhdi shembellimi im, ushqen vargjet e sapo lindur perbrenda tuneleve te pafund te trurit tim te semure. Te veshtroj ne sy, dhe ... ti hesht! ...Ndjehem i manget, me mungon nje send, ... vrapoj drejt abstraktes, ne kerkim te hijes sime, ... ti me xhentilese e ke palosur, ... duke e strehuar vjedhurazi ne xhepat e tu te hirte.
    ...Mundohesh te luash me imazhin tim te zhveshur perbrenda pasqyres tende. Une te veshtroj pa me te voglen kureshtje, te hedh shikime direkt e ne piken e refleksionit, dhe ..., Ti -
    A a?!
    Feminorja buzeqeshja jote - vendimtari casti im!
    Dhe... thyhen akujt e pasqyres tende, me nje hap te ngadalte afrohesh drejt meje, ... me xhentilese nxjerr te shkalafituren hijen time prej xhepave te panumurt te trupit tend, dhe ... detajshem ma vesh mbi trup me nje rritem tejet te crregullt puthjesh, ledhaton te njomet syte e mi derisa edhe ... gjendrat ekstreme te lotimit thahen prej te lageshtes gjuhes tende.
    ...Te flak mbi te blertin shtratin tim, teksa trupi im xhahet mbi coperat e pangjitshme te pasqyres tende, tashme te thyer.
    ...Dhe nates detajshem i tregon se sa shume me do, duke u klithur fytyrave anormale te territ: Te dua!!!
    Kete e di! Ndonje sensacion te ri a ke per te me treguar?
    ...Pa pike gjaku ne trup, vdesim te dy..., sepse carcafet e pine terre lengun tone, pertypen shfrenueshem leukocidet, shtrydhen pameshire te gjitha qelizat e kuqe, peshtyne mbi dysheme pllakezat, dhe se fundi, mbi te paperdorshmit carcafet e mi, mbi te mjerueshmit deshmimtaret e vetem te kryqezates sone me te fundit, mbeti vetem nje njolle - s'ishte aspak ne te kuq!!!
     
  14. Guest

    Re: Re: Esse ....

    ... ne mungese te germave kapitale-


    ...vazhdimi i filozofise se krimbit:"...dhe flutura do tu jape vitalitet te fildishte qindra larvave te tjera, ... do te gerryejne tunele jete trurit tend feminor!!!"

    ti je e para ... shprehesh une ju afrohem textesh kengesh ... s'i kam degjuar ndonjehere. me kenaqesine me te madhe do te deshiroja te pinim nje "kafe" bashke, ndoshta ngaqe ky akt s'ka per te me nxjerre aspak prej monotionise se perditshme. me nje vajze po aq komplekse sa ti pija kafet simestrin e kaluar per jave, me dhjetra vajza porsi ti pi kafen kete simester, me trego dicka te vecante, te te vendos vecmas prej "kukullave" humane me rrethojne perdite.
    ndjehem i lodhur prej mendimeve te mia varren porsi mjalte i papurifikuar prej hojeve te trurit tim, dhe ... DESHIROJ ti te jesh bleta.
    do te te dhuroj krahet e mi te thurrur prej fjale-flatrash, te mos lodhesh kur te mbledhesh portokajte e trishtimit, te hedhur kuturrum plogeshtise se tokes. dhe ... prej teje deshiroj si dhurate, pasten tende te dhembeve, ta hedh mbi makaronat e stergjata spageti, perngjajne me cigare Royals, e me pas, ta perziej mes makaronave shembellejne me nervat e mia te vdekura, ... te ushqehem me helmin e fshehur perbrenda kolinozit tend te grinjte, per te te bere te qarte unikalizmin tim.
    dhe ... ti do te me dergosh prej padukshmerise virtuale te ekzistencializmit tend nje te thjeshte puthje, te cilen une me pertese do te shtri doren time per ta kapur, sikurse kur isha i vogel zaptoja te mrekullueshmet flutura; ... do t'a palos e do ta vendos ne xhep, ta kem rezerve, kur askush s'do te deshiroje te me puthe perseri, ...perseri, dhe ... perseri - ne pafundesi!!!
     
  15. butterfly

    butterfly Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    :eek: :eek: :eek: :eek: :eek: :eek: :eek: :eek:
     
  16. Guest

    Re: Re: Esse ....

    te dergova nje pm.
     
  17. Guest

    Re: Re: Esse ....

    Lotet e tu te porcelante s'mund te rreshqasin aq shkujdesshem mbi te plasariturat buzet e mia, teksa veshtrimet e perlotur te iriseve te syve te tu vrapojne dhimshem fytyres sime, sikurse gishtat e tu lodrojne, porsi miza te bezdisshme, perbrenda te geshtenjteve flokeve te mi.
    ...Te dy - i flakem nje veshtrim qiellit. Nata eshte e erret! Qielli eshte blu, imobilaret femijet e tij - yjet paraqiten te bardhe, teksa verdhesia e henes zbukuron "te mjeruarin" portreti tend.
    "Ja edhe zjarrveneset kometa!!!"
    "Ku jane?" - me pyet ti.
    "...Perbrenda flakeve te syve te tu."
    ... Me ndrojtje, me perkedhel me veshtrime, per tu shkrire me pas perbrenda nje ..., si e quajte; ah, po; ... te alarmueshme puthjeje.
    ... Dhe te dy humbem gjuhet!
    Nata - e mjerueshmja pasqyra ime, ku shfaqemi te thjeshtuar - te dy!!!
     
  18. butterfly

    butterfly Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    Pikerisht mbas pm e lexova...
     
  19. Guest

    Re: Re: Esse ....

    edhe ... asnje koment?!??? :confused:
    /pf/images/graemlins/wink.gif
    :eek:
    po fle!!!
     
  20. butterfly

    butterfly Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    KOMENT:
    Po he si vajti ajo puna e kafese... /pf/images/graemlins/wink.gif
     

Shpërndajeni këtë faqe