Ese.

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga gjergji001, 10 Feb 2003.

  1. gjergji001

    gjergji001 Primus registratum

    Re: Esse ....

    Tregimi për Macën dhe ënërra për lumin

    Ishte ditë me shi...
    E ngujuar në kullën e vet të fildishtë, dhe sidomos kur Zotria dhe Zonja nuk ishin në shtëpi, aty në qoshën e minderit, bënin kllapinë e ditës Macia dhe qeni i shtëpisë.Jashtë kishin filluar pikëlat e shiut ti rrahin xhamat e dritarës kur tingerrrrr ia hoqi kllapinë zilja nga jashta.U zgjua dhe doli.Ishte postieri. Në njërën dorë mbante një zarf letre e në tjetrën një stilograf që të bënte me dije se duhet firmosur.E bëri shkarravitshe, morri frymë thellë dhe la ca pikla shiu ti futën nga lugu i qafës.
    Huri brenda dhe rrufeshëm hapi zarfen....

    Lisus, 10 shkurt

    Mikja ime e gjorë,
    zemrimi juaj më bën të vuaj tmerrësisht.As unë nuk e shoh më jetën më ngjyra blu. Qëkurse ikët ju,më duket vetje si i humbur, i braktisur.Gurgullima e ujërave të mija nuk e kanë shkelqimin e atëhershem kur ti, vocrrakja ime e gjorë, laje këmbët e tua të vockla brigjeve të rrjedhës sime.Sivjet ranë shira e shira. Shpatijët dhe përrockat pyjore bënë kërdi mbi shtratin tim dredharak. Gjithë qenefët e lagjeve, barakave të kopërativave të atëhershme dhe qytezave përbri, bile edhe nga lagja e Kishës dolen mbi siperfaqe dhe morren turr duke u hedhur drejt shtratit tim. E shtrati im ishte dhe joti, mikja ime ëndrrimtare,se aty pra, buzë brigjeve të mija laje gishtrinjtë e këmbëve të tua topolake,derdhje lotët e dashurisë së parë miturake.
    Mendoj pareshtur për ty.e ndjej sa larg jeni, në një kohë që kam aq shumë nevojë t'ju kam pranë. Kurrë ndonjëherë, madje as kur isha blu si blu-eja e detit, kuptohet nuk kisha valë deti si ti ëndërroje,nuk keni qenë kaq fort gjithcka për mua sa c'jeni në këto caste.Gjitha këto i kam parandier qysh para ca kohësh, dhe duhet të jetë si një goditje nga dielli i një behari të vogël. Dhe kjo që ndiej është aq e cuditshme, sa nuk mund të rri pa të treguar.S'e merr dot me mend, por qysh nga dita që ikët gurgullimat e mija kanë ndryshuar ritmin lum-nor.
    Dikur, të kujtohet gjatë verërave, më pëlqente të ndërroja anët e shtratit duke lënë ca gjurma gjarpërore duke u sorollatur bëhësha copëza në valët e detit,zbavitesha me to e me gjithcka tjetër, shijoja gëzimin kur ti kullotje sytë dhe kënaqëshe duke bredhur gjithë qejf lart e poshtë bregut tim.Të shihja me zili duke ecur ashtu pranë meje nga të conin këmbët, vetëm në ecje,plot frymëmarrje e ëndërrime.Kurse tani nuk jam ai lum. Kur marrë udhën për det më kaplon një ankth, si puna e asaj frikës që ndien një i verbër kur i shpëton qeni nga dora. Nis të shqetësohem tamam si një udhëtar që humbet shtegun në mes të pyellit.Shtrati im më duket i zbrazët, i frikshëm nga turbullirat,drunjët, rrënjet e lisave dhe hekurishtave te mercedesave benz. Pyes vetën: "Ku të shkoj?" Dhe përgjigjem: "Askund, të kthehem mbrapsht". Po ja që nuk mundëm më, nuk mund të takoj detin kështu.
    Dhe merzitëm. Dhe e dini pse? pikërisht sepse ti nuk je më këtu ti lash këmbët në valëzat e mija.Për k¨etë jam i sigurt, e ndiej.
    nuk do thoni se jam egoist, mikja ime e gjorë, duke më dëgjuar të flas kështu për vetminë time prej mungesës së kaltërsisë , i plakur që vazhdoj të gurgullojë, jo si atëherë kur ti derdhje lot të hidhur miturak. Më fal, por jam mësuar aq fort me llastimet tuaja, saqë lus zotin të shteroj.
    Ju puth këmbët e vockla, që t'ju vijë keq për mua.
    Kështu e ka turbullira e ujërave të mija....

    Lumi i Fanit
     
  2. Ema

    Ema Goddes

    Re: Re: Esse ....

    Macke i lejova vetes te ndryshoj titullin.
    Keshtu mund te hidhen ne kete teme te gjithe llojet e esseve /pf/images/graemlins/laugh.gif !
     
  3. macia_blu

    macia_blu Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  4. Bora*

    Bora* Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    ...plepus po ne te dhje_t(r)en dite te shkurtit cung...

    vesi i te madhit virtyt
    vesi i te voglit llum qe mbyt...
     
  5. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Re: Esse ....

    Keto 3 postimet e fundit s'po me duken shume si ESSE mua :confused: , sikur ti cefesht ne keto si thoni???? /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  6. gjergji001

    gjergji001 Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    E din kush c'deshi më thanë Bora*?!!!
     
  7. Guest

    Re: Re: Esse ....

    Te veshtroj ne sy, por ... ti muk flet! Me pas, ... te puth ne buze - ti ... hesht, perseri, ne pafundesi. Dhe ... ndjehem i lodhur!
    ...Ngrihem prej tavolines, duke terhequr zvarre xheken Jeans dyshemese se kafenese, drejtohem drejt daljes, ...jashte; teksa ty te vendos te vetmuar ne tavoline, me syte poshte, poshte - tani, s'me kujtohet asnje detaj prej teje.
    ...Dhe keto dite te plogeshta shkurti, te detyruar prej kohes abstrakte, qendrojme te dy ne te njejten dhome, te rrethuar prej krijesash-kukulla - une s'te veshtroj ty, ti s'me hedh syte mua - teksa shtyllat tona kurrizore, porsi dy skluptura te vjedhura prej antikitetit te dyshimte, bisedojne me njera-tjetren, sesi une ..., sesi ti -
    Por ... jo!!! Eshte e kote!
    Te veshtroj ne sy, dhe ... ti s'flet! Te perkedhel lehte fytyren, dhe ... ti hesht.
    I lodhur prej ndrojtjes tende, porsi hardhuca dembele terheq hapat e mia mbi dyshemene e kadifenjte te kafenese; duke te braktisur ty, atje ne qoshe, me syte ulur, duke belbezuar liturgjite e castit te humbur.
    ...Qendrome sa here larg!!!
     
  8. DriniS

    DriniS Ecejak

    Re: Re: Esse ....

    Me duket se e kam shkruajtur njehere, po s'e mbaj mend ku /pf/images/graemlins/smile.gif Ndoshta te diapazoni i vjeter, gjsesi. Ma kujtoi neurosis /pf/images/graemlins/smile.gif


    Ishte nate.... Frynte nje ere qe levizte dhe xhamat e dritares.... Nuk mu durua dhe vajta ne kuzhine. Kur, e pashe...!

    Vertet, ishte aty dhe mu duk sikur po me priste mua. Qendronte vetem fare. Kishte veshur nje cope me ngjyre kafe, qe i shkonte shume.

    Iu afrova, nuk foli.
    Iu afrova edhe me shume, ajo prape s'foli.
    Atehere i erdha prane dhe e preka. Qendronte ashtu pa levizur si te ishte e ndrojtur nga une. I zhvesha copen qe kishte veshur dhe atehere pashe lekuren e saj te bardhe qe i shkelqente nga drita e kuzhines.

    Fillova ta puth e ta lepij, ajo nuk levizte dhe s'nxirrte ze. Vazhdova ta puth... E putha sa mu sos durimi dhe e kafshova.

    Po, e kafshova.

    Çfare qejfi eshte te hash nje QEPË. /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  9. macia_blu

    macia_blu Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    te parafunidt
    ....
    neurosis...!


    Ritet zeri i fjales tende ,
    ndersa mua, me shurdhohet fjala
    qe ze nuk pati kure.
    Me flet per qytetin tend
    qe kurre nuk e pashe,
    e kurre nuk renda se dashuri.
    Vjeshta ka qene shkaku me i madh,
    e i pamjaftueshem qe me ka ftuar gjithnje .
    Po tani vjeshta nuk eshte me vetem.
    Vjeshta_ti_hija, dhe Hija_vjeshte_ti!
    Pa shkuar nje here ne qytetin tend,
    nuk kam si te rri!
    Po me cel kjo deshire e ikjes
    sythe te rinj.

    Ti, nuk je i rendomti i hijes tende
    as tregtare i keq hijesh nuk je.
    llafazan jo se jo, se fjala yte s'eshte llafe
    eshte Llave!
    Sherbetor pertac nuk me dukesh
    ne 24 oret e dites tende
    minuti i shebeses se shpirtit
    eshte mjaft ne perberjen
    e asaj qe do ta quaja Vete.

    Delja me e mire e tufes nuk je.
    Je cobani!!
    Mos me thuaj se ke antipati per cobanet.
    Cobanet e njohin gjuhen e gjithenajes
    pa shkuar kurre ne shkolle gjuhesie.
    Ne currila krojesh te bere me gjethe lahen
    Dhe hijen e tyre e bejne kurban
    nen hijen e madhe te malit.
    Mendimet e tua rrjedhin e numerojne te mijat
    edhe kur fle hija
    ti nuk fle!
    Ngaterrohen rrjedhjet e tua me yjet
    Si mua me ngaterrohen petalet e trendafilave
    neper gishta te pritjes teksa i ha
    Pastaj mendimet kthehen serish
    perzieshem
    me ca skaje thyer yjesh
    me te cilet ushqen hijen tende
    qe te te mund vetmine,
    duke te plotesuar ekzistencen
    (pa hijen tone, sa vetem!!)
    Pune e madhe se hija mund te te behet edhe vuajtje!!!
    Me mire i vuajtur se sa i vetem.
    Mos e krijo matesin e vuajtjes
    nuk ka vuajtje te madhe apo te vogel
    (si hija, madhesine tone ka)

    Fati na ngarkon ne shpine aq sa
    mund te mbajme
    edhe kur ankohemi.
    ...
    dhe....


    rend per te gjetur e per te patur
    dashurine time
    ti e di se dashurimedhate e tua
    te deritanishme
    nuk jane sjellese te perhershme te lumturise
    edhe pse asnjehere pa to
    lumturi nuk mund te kesh.
    Dua te them , i dashur , dashurimedhate e tua
    e pranojne dashurire'-ne time
    per te ta mbrojtur lumturine nga rutina.
    Shpirti yt me shfaqet si kupa e qiellit
    qe as nuk mund ta mbush e vetme me dashuri
    as e etur te terin nuk mund ta pij.

    Une i dua dashurimedhate_vogla
    me te cilat kupa e shpirtit
    sa kupa e qiellit
    mbushet!
    Qiejt nuk mbushen me uji
    qe te mund te lajme kembet e mekateve
    shpirti nuk ngopet se mbushuri
    eh' etjemadhi!
    Ne varemi te dy nga koha
    ndersa prej nesh
    varen vec hije-vuajtjet tona.
    ...
    ps.
    hej , neurusis, e di ti,
    sa perfitoj nga njera grime e castit
    qe ti ia shkeput
    njeres nga njezetekateroreshet e tua??!
    E di?
    Shume, shume, shume!!!
    Mua me mjafton casti yt
    pa ta kerkuar diten
    e duke ta marre ,
    me ate grime te castit
    Besome, se nuk ta shperdoroj
    (ama , esse-ja me doli duarsh)
    Qesh, dhimbeshem
    qaj, perlotshem
    duke dashur ta bej pritjen
    te durueshme!
    ....
    faleminderit!
     
  10. Guest

    Re: Re: Esse ....

    Ah, po!...
    Qyteti im -
    ...Mureve tani te shembura te te hirtave klubeve, dikur zhgaravisnin pesimisten figuren e tij, cdokush mund te gjeje, po te germoje me kujdes, hieroglife te pafundme dashurickash te vogla, te adhurimeve te pafundme - duar, ... momentalisht, dridheshin paten gedhendur mbi pluhurin e tavolinave te tyre.
    ***
    ...Teksa tani zgjas doren te prek iluzionet e atyre figurave, hyjne shkujdesshem ne reaksion me te mykurin ajer te dhomes, ... me rrethon.
    ... Une -
    Dhe ... silueta jote!
    Nje tjeter ...
    - Puthje!!!
    Jooooooooooooooo!!!
    ...Mos me zgjo,
    Te lutem;
    Sepse sikurse dikush theu kraharorin e shpirtit te tij:
    "...Ne zemren, ... digjet,
    S'hyhet me xhizme, por ...
    Me ledhatime!!!"
    ***
    Ndjej veten time te vendosur perjashta hapesires kohe, diku ne nje shkretetire te ftohte - te kristaltat buzet e tua.
    ...Eja!!!
    Nje tjeter ...
    - Puthje!!!
    Dhe ... tani, s'me mbetet gje tjeter, vetem te lepij imagjinaret buzet e tua, teksa hijet e duarve te tua vecse thurrin pelhura merimagash pjeseve te trupit tim. ...Ndjej imazhin tend tek tretet perbrenda meje, duke me peshperitur ne zemer se,...
    ...Se te kam humbur perjetesisht!!!
     
  11. gjergji001

    gjergji001 Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    E gjeta!!!....
    Idolatria ose egocentrizmi!
    Kjo e fundit, edhe pse të përshtatet më shumë,disi më shkakton dhembje për ty.Do ta heq nga përkufizimi, se i afrohet shumë paranojës dhe nuk dua të vuash pastaj, ti mikja ime egocentrike.
    Prandaj them jo: egocentrizmi...
    e hoqa...
    e fshiva....
    dhe mbete Ti, mikeshë dhe idolatria.....
    (Idios+lalia)
    .............
    Ty të flas!!
    Ty, mikja ime!
    Se arrite më në fund ta duash vetveten...Mesimet i bëre mirë. Faji është imi, sepse kur të mësova ta duash vetveten,harrova një gjë,skajshmërinë...
    Të kujtohet?
    Urreje vetvetën skajshmërisht,vuaje skajsmërisht dhe duaje skajsmërisht ...jovetvetën.
    Unë e harrova përgutshem një leksion.
    Para se të të mësoj ta duash vetvetën, është dashur ta sherosh skajshmërinë...pra ky duhej të ishte:Leksioni 1.
    U harrua nxitueshëm dhe denimin nuk e kam parashikuar...tash e ndiej dita-ditës, se nga ekstremi i parë, kemi krijuar ekstremin e dytë:idolatrinë...
    Më vjen keq,por nuk ka kohë, dhe nuk di të të ndihmoj më...
    Të kujtohet kur bëlbëzoje në veshët e mij:të du,të duu,të duuu,të duuuu,duuuuuuuuuuuuuu,uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu...dhe zhurma që artikulohej në veshët e mij, më kujtonte plepat e vendlindjes kur era i përlante gjethet e tyre dhe në mbështjellje bëhej uuuuuuuuuujaaaaaaa madheshtore.
    E tash, idolatria ime e gjorë shkruan esse për lumenjt.I përmend ata natyrorë dhe artificial.Hera e parë që dëgjova, shfletova enciklopedi dhe fjalorë gjuhësh të huaja e nuk hasa në "lumenj artificial".Kanale po.Edhe që lidhin detra edhe që lidhin qytete,vendbanime,këneta,liqenj.Nuk pash lumenj artificial as për be!!!
    Prej ushtimave.... uuuuuuuuuuuuuuuuuu ...të më hershme, tash e ndiej fajin që më vjen nga ti, jo si një ..uuuuuuuuuuuuuu...,por si një: llum,lluum,lluuum,lluuuum,lluuuuuuuuuuuuuuummmmmm,uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuummmmmmmmmmmmmmmmmmmmm!!!...sikur kuajt e bacës Xhelë kur merrnin vrapin nëpër baltën e sokakut të poshtëm,më kujton...

    Po, mikja ime e gjorë!
    E shoh...
    e ndiej...
    fajin tim....
    ............................
    Fajin nuk e ke Ti!
    Fajtor është....
    I D O L A T R I A
     
  12. macia_blu

    macia_blu Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    -Edituar-
    Jashte teme.

    Shenim:permbajuni temes ju lutem.
     
  13. gjergji001

    gjergji001 Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    -Edituar-
    Jashte teme.

    Shenim:permbajuni temes ju lutem.
     
  14. macia_blu

    macia_blu Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    -Edituar-
    Jashte teme.

    Shenim:permbajuni temes ju lutem.
     
  15. Guest

    Re: Re: Esse ....

    esse?!-
     
  16. macia_blu

    macia_blu Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    neuro..., lol
    ehe..."esse"ha ha ha
     
  17. Guest

    Re: Re: Esse ....

    ...Duke dale prej frymemarrjes ekzaltuese te neteve pus te thella, ... lehtazi, me hapa pupelash te rrenda, i afrohem imazhit tend te palevizshem, ashtu ne gjume - ti fle, dhe ... enderron! ...Ekzaminoj portretin e fytyres tende, qepallat e tua te mbyllura lehte, porsi dyert e dritares se dhomes sime te vetmuar, ... i afrohem me afer frymemarjes tende ne vjollce, duke perkedhelur avujt e pakapshem te trupit tendje - bum-bum-bum - rrahjet e zemres tende perbri meje, porsi hapat e Sherlokhomsit, pergjate investigimit te nje krimi.
    ...Te afrohem me afer, shume afer te panjohures fytyres tende, por ... nuk te puth, (ledhatimet e buzeve po i leme per njehere tjeter), tani, me mjafton psheretima e zemres tende ashtu ne te erretin gjume. Dhe ..., ze vend pertoke, atje perbri teje! Me pelqen te lundroj mimikes se fytyres tende, lekures gjarperoshe se trupit tend, "lumenjve" prej nga ku qarkullon vera perbrenda teje, teksa ti ... fle.
    ...Ndez nje cigare, hesht!!!
     
  18. Guest

    Re: Re: Esse ....

    (...Vazhdimi...)
    Ndez nje cigare dhe ... hesht!!!
    Ti fle, perbri meje, ajri yt behet edhe i imi, perzihet vetvetijshem me tymin e cigareve, dhe ... behemi, (ashtu sic u shprehe ti), tre - une , ti edhe ... tymi.
    ...Ngadale, hap pjeserisht syte e tu, porsi dy gjysmeheneza, ne muzgun e erresires sime; ... mbeshtet engjelloren koken tende, mbi supin tim, dhe ... per nje moment, ndjej peshen e univers-shpirtit tend te trazuar mbi kryet e mia.
    ...Padashje, nis e derdh lote - te kripurat diamantet e tu, si te ishe nje kalaman i trembur prej nje bubullime ne qiellin e paster te te mive sy. Dhe ... une puth lotet e tu, teksa i grinjti hi i duhanit na mbulon te dy, ashtu, porsi nje hije e deformuar, porsi nje ndertese e shembur perbrenda hamendjeve te tua, se ... une - ...Ngadale pi prej cigares time, trishtimin ... kane lene te thatat buzet e mia mbi te. ...Deshiron te shprehesh dicka, por ... une leviz instiktivisht doren time, te vendos gishtat mbi buze, ... ti te heshtesh!
    "Momentalisht, me mjafton frymemarja jote, prej te ciles edhe une -
    ... Marr fryme!!!" - keshtu do te isha shprehur une, po te vija veten time ne shtratin tend!
     
  19. Guest

    Re: Re: Esse ....

    Kushtuar korcareve te Albforumit!!!

    ...Dhe eshte nate, teksa ne ngarkojme perendimin e diellit mbi krye sepse vete ne - femije te erresires i quajme qeniet tona. Ashtu te lodhur prej kapitalizmit, apo prej forces ngjeshese te germva kapitale "AMERIKE & BE", drejtohemi te terre drejt nje klubi te ri imagjinar - diku!...
    ...Tavolina eshte teper e madhe, por s'do te thote se stolat e shtruar me aq shkujdesje rreth perimetrit te saj te drunjte do te plotesohen te terre me figurat tona te cunguara, pa pelhuren e hijeve, te cilat porsi camarroke ne pubertitetet e tyre mondane, bredhin shkujdesshem nen hijen e dendur te blireve, pergjate bulevard "Republikes"; apo neper rrugicat e ngushta te parkut "Rinia", neper varret e ish klubeve ku kalonim ditet te ashtuquajtura monotone, apo duke ndezur nga nje qiri per ne, dikur mbarevejtesit e tyre, poshte te kishka e "Shen Merise" - hijet tona diletante ... na braktisen, dhe ... te gjithe ne, po te mbajme vesh pertej oqeaneve apo deteve, do te mund te pergjojme, ah te emblat, nostalgji ndjelleset plluq-plluqe te kembeve te hijezuara te emrave tane, gropave me uje te Korces ne nje nga ato nete kur peligrinazhi i tejdukshem i shiut na zinte padashur, te shoqeruar, nen ato strehat e avllive te Korces, dhe ... kur fytyrat ua merrnim nder duar "perendive" te castit, dhe ...
    ...Po le t'i kthehemi perseri lokalit tone diku!
    Askush prej nesh s'guxon te ulet ne krye te tavolines - thua ai stol te jete privatizuar prej Hijes mbreterore te Qytetit tone?!
    Ulem une - Neurosis, vjen ti - Majestic, afrohet ai - Entoni & ajo - Albana, ata - nder te cilet dalloj Andin dhe ... Sailorin, Juir dhe Not set [in Love], Iness, dhe ... gjithe te tjeret ende s'u jane pergjigjur dollive tona.
    Te gjithe - nje qytet - KORCE!!!
    Kamarieri, nje krijese e cuditshme, na afrohet porsi nje mekanizem s'e ka ndjere lodhjen kurre. ...Afer - me afer - dhe ja ... Dionisi, perendia e veres, dora vete. Te gjithe pothuajse te asfiksuar nga supriza hedhim veshtrimin drejt banakut - Zeusi dhe Hera, perjashta dritares Hermesi ne fluturim mbi shkembin ku Prometeu eshte mberthyer, korbat tek gudulisin melcine e tij - por ... ne s'ndjehemi aspak te trembur ne kete ambient, Perandoria e Olimpit eshte ulur mbi Morave, dhe ne - te perkedhelurit e perendive, padashur krekosemi, ndonse ende te hutuar, krenare rreth prejardhjes sone - KORCARE!!!
    ...Dora e pare i takon djalkes ketu, d.m.th. mua!
    Te gjithe porosisin c'ju deshirojne zemrat e tyre, sepse per sot, pija konsiderohet jete, gjak per ne, damaret e qytetit tone te paharueshem.
    Kur porosia na vjen, une bej te ngre dolline i pari:
    "...Do ta ngre kete dolli per kalldremet rrugicat e Korces, ku sa here jemi rrezuar dhe kemi vrare bryllat e gjunjte, tek loznim me kukamfshehtazi, apo me talashka. ...Per rrushte e shtepise, beheshin vere per mua dhe raki per te rriturit, per qershine vetmuar, ku kacaviresha cdo qershor porsi nje macok plak, per shiun, boren apo rrezet e diellit na puthnin fytyrat kur shkelnim mbi rruget e korces, per te gjitha ato zemra ... prehen ne ate qytet, dhe ... me nostalgji rruajne kujtime granteske prej ekzistences sone. ...Per konjakun e Okes dhe ...per ekspresin e Shapes (Tikes), per serenatat shokeve te mi dhe ... per ato korcarkat nazemedha. Per milingone me te vogel dhe ... per Gurin e Cjapit. ...Per shoqerine time dhe ... per te paharrueshmet shoqerite tuaja, per prinderit e mi, dhe ... per te pazvendesueshmit prinderit tuaj, per byrazerin tim, dhe ... per te dashurit byrazeret/byrazerkat tuaja, per veten time, dhe ... per te gjithe ju, duke ju urruar nga thellesia e gjemimeve te zemres sime: Gezuar dhe u mbledhshim sa me shpesh keshtu!!! U realizofshin gjithe enderrat tuaja, dhe ... asnje prej tyre mos avullofte nga lodhja e oreve te gjata te punes apo te studimit!!!"
    Ja Bromp!!!
    Dhe ... nisen kenga:
    "... O moj korcare sa e bukur je,
    Me ato nazet porsi nuse e re,
    Dhe kur me shkon ti ne buklevard,
    Zemrat tona ndizen flake e zjarr!..."
    ...Atje per atje kercen Sailori, nga froni, hap krahet dhe ja nisen:
    "...Po mire o ja t´a ngreme e nje per lulesurratkat ne bacja e Themos, per ftonjte ne bacja e Valit, per kernackat e pazarit, per ajrin e paster te "Stefanise" ne maje te Moraves, per nikoqirkat qe mbajne sokaket paster, per plakat me karfice te perkulur ne gjoksi i trikove te erreta, qe thurrin corapet e leshit per niperine e mbeserine, per Irfanin e plehrave qe nuk la kazan pa boshatisur, per pleqte qe losnin poker me fasulka, per rinine qe mbushte me jete rrugickat e gurta te Korces nuse, per cupkat qe losnin me pllocka e djemkat qe losnin me cingla. Ja ta ngreme nje per kengen qe buron nga zemra e vallen qe dell nga shpirti. Nje per mandolinken e Taqos e zerin e Toles (qe u prehte ne paqe sic prehet shpirti im kur ia degjoj kengen), nje per te gjithe ata te rinj qe bredhin bulevardeve te botes me endrra shume e me me shume mall akoma. Nje per ate te ve te gjore qe s´ka kush t´ia fshije lotet e heshtur. Ja nje per Korcen e plakur e te rreshkur, qe pret t´i kthehen bijat e bijte, pa te vere buzen ne gaz.
    Ja gezuar bre bashkeqytetare jabanxhinj.
    Kthejeni me fund per Korcen lule.
    Bromp e ne dasma."
    Te gjithe nga shpirti "ulerijme": Gezuar!!!, dhe ... kur gotat afrohen afer buzeve tona, te gjithe belbezojme si te flisnim me vetveten:
    "AMIN!!!"
    ... Te gjithe e kthejme me eks!!!
    Dore e dyte, e trete , e katert, ...................................................................................................................., dora e n-1-te, dora e n-te!!! Cdo dore shoqerohet me nga nje dolli, dhe ... cdo dolli me nga nje te magjishme serenate:
    "...Perendeshe e bukurise me je,
    une per ty moj do t' pelcas,
    Dashurine qe kam shtene me ty,
    obobo si do t'ja bej!

    Fleeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee!
    Dhe ... ne enderr te shikoj,
    Dhe s'te harroj,
    Mos me mundo o yll,
    O xhan, o zemer ooooooooo!!!

    Jak o yll, e jak o shpirt,
    Jak kjo zemra ime,
    eja te rrojme qe te dy,
    Ne kete bote!!!"

    Ajde ju kendofte zemra sahere si sot. Nje pafundesi serenatash hedhim pas pelhures se nates, si dikur i flakerinim te ngjirurit zerat tane pas mantelit te muzgut.
    ...Erdhi ora per tu larguar! Fus doren ne xhep, dhe perkedhel "kokat e blerta te presidenteve", tani kam me shume se kurre, por s'mund te ma ngrohin shpirtin sikurse kjo mbledhke korcare, mes korcaresh.
    U mbledhshim sa here si sot!!! Jo de ce pe korce kemi per te mbetur terre jeten neve!!!

    me respekt,
    Neurosis

    P.S.: Sailor me fal e hodha ne kete krijim "dolline tende" pa te kerkuar leje me pare, po gjithesesi perseri ti je pronari i atyre fjaleve, e bera thjesht per ta bere me te kendshme kete "mbledhke Korcaresh ne albforum".
     
  20. Lit

    Lit Primus registratum

    Re: Re: Esse ....

    Oku, Gjekja, Viska dhe Une me kitara, derrasa dhe vegla te tjera te momentit...dhe Renti qe na dirigjonte (sikur ne te kishim nevoje per nje dirigjent) dhe tabloja mbyllej tek porta e Kikes pas luftes per te pushtuar gurin. Dhe ne fund ulesha une meqe kisha instrumentin me te kushtueshem por ia leshoja Stavri-Dalares si me plak; arsyeja ishte ajo shishja me recine qe sillte gjithmone...jo mo jo, pune respekti ishte.
    ...Nekja, Pirroja dhe Kopili nga Rumania, dhe kalamajte me radhe...dhe...dhe Dajla qe kishte qejf ate bushtren e Pirros; ec e i mbushje mendjen qe ishte femer...
     

Shpërndajeni këtë faqe