Embelsirat

Diskutime tek 'Kuzhina dhe receta gatimi' filluar nga Never Alone, 11 Nov 2002.

  1. Never Alone

    Never Alone Primus registratum

    Embelsirat

    Embelsire me Molle

    Masat:
    3 kokrra veze
    4-5 kokrra molle
    1 gote uji sheqer
    3 1/2 gota miell
    4-5 luge gjelle arra te shtypura
    1 maje luge kafeje sode
    pak vanilje

    Per shurupin: 3 gota uje, 3 gota sheqer.

    Ne nje ene rreh vezet me sheqerin derisa te tretet sheqeri, hillen mollat e grira ne rende, arrat e grira edhe mielli ku kemi hellur me perpara soden. E perzien lehte, derisa te behet brumi i shkrifte. E hellim ne tave te lyer me yndyre dhe e pjekim ne furre. Pasi piqet, e ndajme ne copa ne forme rrombi, edhe i hellim shurupin edhe pak kanelle siper.
     
  2. Never Alone

    Never Alone Primus registratum

    Re: Embelsirat

    Strudel me Molle

    Masat:
    2 filxhane caji miell
    1 kokerr veze
    2-3 luge gjelle gjalp
    3-4 kokrra molle
    2 filxhane fafeje sheqer
    1 luge gjelle buke te grire
    pak kanelle edhe karafil

    Mielli i situr hillet ne tryeze, hapim nje grope ku hillen ne mes vezet, gjalpi dhe sasia e ujit. Zihet brumi i forte edhe lihet te qendroje per 20-30 min. Pastaj hapen petat e holla. Peten e sperkasim me gjalpe, mbulohet me molle te grira holle dhe te sperkatura me sheqer te perziera me buke te bardhe te thare, e shtypur holle me kanelle pluhur. Mbeshtillet me forme roleje. Vendoset ne tepsi edhe lyhet me gjalpe. Shpohet ne disa vende me maje te thikes edhe vihet te piqet ne temp 200-250 (400) grade per 25-30 minuta. Pas pjekjes i hillet sheqeri puder.

    Mollet pergatiten keshtu: i qerojme, i pastrojme, i presim ne feta te holla, ne rast se jane te forte i kalojme ne tigan ose ne tepsi edhe futen ne furre per ti zbutur gati 20-30 min, duke i shtuar sheqer dhe pak gjalpe. Nqs mollet jane te buta trazohen me sheqer e kanelle.

    Per mbushje mund te perdoren: qershi, kajsi, vishnje etj. Gjithashtu mund te perdoren peta te gatshme nqs doni.
     
  3. Never Alone

    Never Alone Primus registratum

    Re: Embelsirat

    Krem Vanilje

    Masat:
    500 gr qumesht
    2 veze
    1 gote sheqer
    2 luge gjelle nisheste
    pak vanilje edhe kanelle

    Te verdhat e vezeve rrihen me sheqerin e pak uje, pastaj shtohet nishestja e situr edhe perzihet mire. Duke e perzier mire i shtojme pak qumesht te nxehte. Vihet ne zjarr dhe duke e perzier vazhdimisht lihet deri ne valim. Sapo merr vale dhe duket se eshte trashur i hell vanilje edhe e heq nga zjarri. Ndahet neper tasa edhe sperkatet me kanelle.
     
  4. Never Alone

    Never Alone Primus registratum

    Re: Embelsirat

    Krem Cokollate

    Masat:
    • 4-5 filxhane caji qumesht
      2 veze
      1 filxhan caji uje
      2 filxhane kafeje Sheqer
      3 luge kafeje nisheste
      1 luge gjelle kakao

      Ne nje ene merren me fund sferik hillen vezet, nisheste, kakao (e shkrire me pak uje te voket) edhe edhe uje i ftohte. Trazohen mire, pastaj hillet qumeshti i valuar. Masa vihen ne zjarr dhe trazohet derisa te trashet. Kremi i pergatitur hillet neper filxhane edhe lihet per tu ftohur.
     
  5. Never Alone

    Never Alone Primus registratum

    Re: Embelsirat

    KEK

    3 gota miell
    1 filxhan kafeje rrush i thate ose kokrra rreceli
    1-2 filxhane kafeje gjalp
    1 gote uji sheqer
    3 veze
    1 maje luge kafeje krype edhe sode buke
    pak kanelle
    1 luge gjelle kakao
    1/2 luge konjak, ose rum

    Zbutet gjalpi dhe perzihet mire me sheqer, rrihet me luge druri edhe duke e rrahur shtohen pak nga pak vezet, pak kripe e konjak. Pasi rrihet per10-15 min shtohet rrush i thateose kokrrat e rrecelit te grira. Pastaj shtohet mielli i perzier me soden. Zihet brumi, i cili nuk duhet punuar shumeqe te mos behet elastik. Brumi hillet ne taven e lyer me gjalpe. Piqet ne furre per 40-45 min. Pasi piqet, ftohet pak edhe pritet ne copa duke i hell siper sheqer puder.
    Sipas deshires gjysma e brumit mund te perzihet me kakao, dhe si arome mund ti hillet lekure limoni ose portokalli. /pf/images/graemlins/tongue.gif :smash:
     
    eleni jana likes this.
  6. marko

    marko Primus registratum

    Re: Embelsirat

    Ti ishalla mos vdeksh kurr mi goce!
     
  7. Never Alone

    Never Alone Primus registratum

    Re: Embelsirat

    flm Marko edhe ti gjithashtu :cool: /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/wink.gif :thumbsup:
     
  8. Never Alone

    Never Alone Primus registratum

    Re: Embelsirat

    HASUDE

    Masat:
    1 filxhan caji sheqer
    1 1/4 filxhanit nisheste
    6-7 luge gjelle gjalpe
    2 filxhane uje

    Shkrijme gjalpin ne nje tenxhere, i hellim sasine e nishestes edhe vazhdojme skuqjen derisa te marre ajo ngjyre te verdhe. Gjate skuqjes te hellim pak sheqer nga sasia e sheqerit qe kemi pergatitur shurupin te cilin e hellim kur ka mbaruar skuqja, duke e trazuar me luge druni. Hasuden e pergatitur e ndajme ne forma me luge.
    :rockband:
     
  9. Never Alone

    Never Alone Primus registratum

    Re: Embelsirat

    Biskota me Qumesht

    Masat:
    100 gr gjalp
    1 filxhan caji qumesht
    1 filxhan caji sheqer
    1 luge kafet sode
    2 veze

    Ne nje ene hillet gjalpi, sheqeri (puder) dhe soda. I rrahim mire derisa te zbardhet, pastaj shtojme vezet duke i rrahur, hellim qumeshtin, te cilin e kemi ngrohur pak. Shtojme miellin edhe i perziejme lehte, duke mos e punuar shume qe te mos behet elastik. Pastaj i ben biskotat ne forma sipas deshires, vihen ne tave te lyer me gjalp edhe piqen.... [​IMG]
     
  10. Never Alone

    Never Alone Primus registratum

    Re: Embelsirat

    Gurabije me Gjalp

    Masat:
    2 filxhan caji Miell
    2 pako gjalp
    1 filxhan sheqer

    Hedhim sheqerin puder, nga i cili do te leme pak ne fund per pudrosjen e gurabijave pas pjekjes. I rrahim mire me gjalpin derisa te zbradhen, pastaj hellim miellin, duke lene pak menjane per hapjen e gurabijave. Brumin e hapin ne forme rripash edhe e presim ne forma te ndryshme. I vendosim ne nje tepsi dhe piqen ne furre te ngadalet. Pasi te jene ftohur i pudrosim me sheqer puder.
     
  11. Never Alone

    Never Alone Primus registratum

    Re: Embelsirat

    Biskota per Caj

    Masat:

    4 gota uji miell
    1 filxhan caji sheqer
    2 veze
    1/2 lug kafet sode buke
    1 filxhan uje ose kos
    2luge gjelle arra te grira

    Ne nje tas rrihen vezet, sheqeri dhe gjalpi, Pasi te krijohet nje mase e njellojteshtohet pak kos ose uje dhe hillet miellime pak sode buke. Zihet brumi dhe hapen peta te trasha. Priten ne forma te ndryshme ose ne mungese te formave merr nje gote edhe i pret ne forme te rrumbullaket. Biskotat vendosen ne tave te lyer me yndyre me largesi nga njera tjetra. Siper lyhen me te verdhat e vezeve dhe u vihen siper arrat e grira holle. Piqen ne furre per 15-20 minuta.
     
  12. insane

    insane Guest

    Re: Embelsirat

    quotes: " Hmmm donat"
    Homer Simpson
     
  13. Never Alone

    Never Alone Primus registratum

    Re: Embelsirat

    /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  14. KATALLANI

    KATALLANI Primus registratum

    Re: Embelsirat

    EJ PER ZOTINMUA ME KA VAJTUR MENDJA PER TORTE ME PETA SI ATO QE BEHESHIN TEK MEDRESEJA. ATO VALLAJ ISHIN FANTASTIKE FARE.
     
    kacurrelsja... likes this.
  15. I love new york

    I love new york Primus registratum

    Re: Embelsirat

    hmmmmmmmmmmmmmmmmm gjera te mira ketuja....
    c'me haet ai strudeli me molle por s'kam peta sot e s'e bej dot.
    iiiiiiiiiiii e di ca m'u kujtua ashure me kanelle si tek pasticerite ne Tirane.
    hey po ato amaretat 50 lekshe me mjalt tek 15katshi i mban mend njeri????
    Never Alone i kam var tek ty shpresat :thumbsup: /pf/images/graemlins/smile.gif
     
    kacurrelsja... likes this.
  16. Never Alone

    Never Alone Primus registratum

    Re: Embelsirat

    Nuk e di Sweet Lolita, do te shof ne recetat qe kam ketu, a i kam apo jo? Megjithese nuk mbaj mend ti kem ba ndonjiher, ma perpara. po mos i hup shpresat megjithate ka me u gjet dikush qe i din.... :thumbsup: /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  17. lost in love

    lost in love Primus registratum

    Re: Embelsirat

    KREM KARAMEL:
    merrrni gjashte kokrra veze, hidhni ne nje tas 5 te verdha e nje veze komplet e rrihini fort me 120 gr sheqer. Ne nje tenxhere zini nje liter qumesht (sipas deshires per arome mund te hidhni vanilje ose lekura limoni qe me pas hiqen), kur qumeshti te jete ftohur e perzieni mire e mire me vezet e sheqerin. Pastaj hidheni ne nej forme per krem karamel e cila vihet ne banjo Maria ne furren e nxehur me pare ne 240 ° dhe lihet derisa siperfaqja te kete marre nej ngjyre kafe te lehte
     
  18. Ema

    Ema Goddes

    Re: Embelsirat

    SHEQERPARE

    Për 25 copë duhen:
    Për brumin:
    Miell 3 gota uji, gjalpë 1 gote,
    vezë 1 kokërr ose 2 të verdha,
    sodë një majë luge kafeje, pak vanilje,
    sheqer 1 gotë uji.
    Për shërbetin duhen:
    2 gota sheqer, një gotë e gjysmë ujë.

    Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen...
     
  19. Never Alone

    Never Alone Primus registratum

    Re: Embelsirat

    Biskota

    Masat:
    120 g sheqer pluhur
    100 g miell
    3 kokrra veze

    Rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin per disa minuta, duke i hellur pak vanilje. Rrahim te bardhat e vezeve vec derisa te behen marenge dhe i perziejme me te verdhat e me sheq
     
  20. Never Alone

    Never Alone Primus registratum

    Re: Embelsirat

    Biskota

    Masat:
    120 g sheqer pluhur
    100 g miell
    3 kokrra veze

    Rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin per disa minuta, duke i hellur pak vanilje. Rrahim te bardhat e vezeve vec derisa te behen marenge dhe i perziejme me te verdhat e me sheq
     

Shpërndajeni këtë faqe