EMËRTIMI I FËMIJËVE ME EMRA TË BUKUR ISLAM

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga Teolog, 18 Nov 2010.

  1. Teolog

    Teolog Moderator Anëtar i Shtabit

    (E robërit e Zotit janë ata) që thonë: ‘Zoti ynë, na bëj që të jemi të gëzuar me gratë tona dhe pasardhësit tanë, e neve na bëj shembull për të devotshmit!’”, (el-Furkan:74).

    Njëra ndër mirësitë më të mëdha që All-llahu xh. sh. ia jep robit të Tij, pra njeriut, është fëmija, që paraqet frytin e dashurisë dhe respektit e të nderit midis dy bashkëshortëve. Fëmija është, ashtu siç e quan All-llahu xh.sh., një stoli e kësaj bote:

    “Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë”. Në pjesën e dytë të këtij ajeti All-llahu xh.sh. na bën me dije se edhe pse pasuria dhe fëmijët janë stoli dhe kënaqësi e kësaj bote, ato janë të përkohshme; ajo që është e përjetshme dhe që shpërblehet nga Zoti është vepra e mirë e njerëzve. Prandaj kjo, njëherazi është edhe një ngushëllim i madh për bashkëshortët, të cilëve Zoti nuk u ka dhënë fëmijë. Kurse nga ana tjetër, është një tërheqje e vërejtjes se të kesh mall e fëmijë është një përgjegjësi e madhe së cilës duhet dhënë hakun. Për ata që nuk e dinë rëndësinë e kësaj përgjegjësie, këto dy mjete gëzimi e kënaqësie të kësajbotshme mund të bëhen edhe mjete dëshpërimi, mjerimi, çrregullimi e shkatërrimi. All-llahu xh.h. thotë në një ajet kur’anor: “Dhe, dijeni mirë se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm një sprovë, dhe se tek All-llahu është shpërblimi i madh”. Pra, fëmijët sa mund të jenë shkak gëzimi e hareje, po aq mund të jenë edhe shkak dëshpërimi e hidhëtie. Këtë të vërtetë ndoshta më së miri mund ta vërejmë sot te shumë familje që deklarohen si muslimane. Te disa të tilla shohim gëzim e lumturi, kurse te disa të tjera hidhëti e vrer. Kjo është gjithë pasojë e vetëdijes së prindërve në radhë të parë për përgjegjësinë që ata kanë ndaj fëmijëve të tyre si amanet i Zotit.

    Detyrat dhe obligimet e prindërve ndaj fëmijëve fillojnë qysh para lindjes së fëmijës me duanë që duhet t’ia drejtojnë ata All-llahut xh.sh. para dhe pasi fetusi i fëmijës së ardhshëm të ketë zënë në barkun e nënës, siç kanë vepruar shumë pejgamberë, gra pejgamberësh e njerëz të tjerë të devotshëm. Një dëshmi e gjallë për këtë është edhe ajeti që e përmendëm në fillim të hutbes. Për detyrat e tjera me rëndësi në këtë drejtim na mëson vetë Pejgamberi a.s. Në një transmetim që e bën Ibni Abbasi thotë se gjashtë gjëra janë sunnet (porosi e Pejgamberit a.s.) që të kryhen në ditën e shtatë pas lindjes së fëmijës: 1- Ngjitja e emrit, 2- Therja e kurbanit (akika), 3- Bërja sunnet (synetimi), 4- Shpimi e veshëve të vajzave, 5- Largimi i papastërtive (larja e rregullt e foshnjës) dhe 6- Qethja e flokëve të foshnjës dhe shpërndarja e sadakasë (lëmoshës) aq sa peshojnë qimet e qethura.

    Ajo që sot më së tepërmi na brengos, natyrisht duke mos i harruar edhe të tjerat, është ngjitja e emrit. Pejgamberi a.s. në një hadith të tijin thotë: “Në Ditën e Gjykimit ju do të thirreni sipas emrave tuaj dhe të baballarëve tuaj. Prandaj, ngjituni fëmijëve tuaj emra të bukur!” (Ebu Davudi, el-Edeb, 61). Emri i përveçëm dhe personal i njeriut shënon atë çka vetë, në të vërtetë, është njeriu, shënon qenien dhe identitetin e tij si fetaro-moral ashtu edhe atë kulturoro-qytetërimor. Mbasi All-llahu xh.sh. në Ditën e Gjykimit njerëzit do t’i thërrasë sipas emrave të tyre, ndërhyrja dhe ndikimi i çfarëdollojshëm në këtë emër nënkupton ndërhyrjen dhe intervenimin në vetë qenien e njeriut. Sipas burimeve normative të Islamit, ngjitja e emrit jo të mirë e jo të bukur do të thotë paemërsi, mungesë të emrit. Kurse, ajo që sot po ndodh në mesin tonë, e që është edhe më e rrezikshmja, është turpërimi dhe largimi nga identiteti, nga qenia jonë fetare e kulturore. Sot, shumë prindër s’e kanë për të madhe rëndësinë e emrit dhe të kuptimit të tij fetar dhe kulturor. Ata s’janë të vetëdijshëm se emri shënon, siç thamë, vetë atë, se çka dhe kush është ai. Duke ngjitur muslimanët emra jomuslimanësh e traditash dhe kulturash të tjera, pahetueshëm po u rrëshqasin këmbët në asimilimin negativ dhe humbjen e identitetit të vet. E humb një pjesë të fesë, të kulturës e të vetvetes.

    Akoma më rrëqethet trupi kur më kujtohet se si një i ri shqiptar me tel. mobil rezervonte bileta udhëtimi për familjen e vet, duke ia treguar emrat e djemve të tij bashkëbiseduesit: Kevin Memeti, Leonard Memeti etj. Nga kjo mund të kuptoja dy sende: ose kjo familje ishte e përzier, pra babai të ishte me prejardhje muslimane e nëna me prejardhje jomuslimane, ndoshta krishtere dhe elementi nënë si zakonisht të kishte ndikuar në ngjitjen e emrave të tillë, ose që të dy prindërit të ishin muslimanë të tëhuajësur e të asimiluar në atë masë sa asnjëri prej fëmijëve të mos kishte emër muslimani. E"shtë apo nuk është për t’u turpëruar me vetveten? E"shtë apo nuk është kjo largim dhe ikje nga vetvetja? E"shtë apo nuk është kjo shkrirje totale e jona në diçka që nuk është e jona? E"shtë kjo shenjë se jemi larguar nga parimet islame apo nuk është?
    Muslimanët, në qoftë se dëshirojnë të jetojnë në harmoni me vullnetin e All-llahut xh.sh. dhe të shpresojnë në ndihmën e All-llahut xh.sh. në momentet kur nuk do të mund të shpresojnë tek askush dhe asgjë tjetër, duhet t’u përmbahen parimeve e porosive islame të cilat e përbëjnë qenien dhe identitetin e tij, madje edhe në raste të këtilla që shumëkujt mund t’i duken të rastësishme, të dorës së dytë-tretë apo edhe të parëndësishme fare.

    Emrat më të mirë që mund prindërit muslimanë t’ua ngjisin fëmijëve të tyre janë: 99 emrat e bukur të All-llahut xh.sh., duke ua shtuar në fillim parashtesën “Abd” (“Rob”), si Abdullah, Abdurrahman, Abdurrahim etj., pastaj emrat e pejgamberëve dhe të as’habëve (shokëve) të pejgamberëve si dhe emrat e personaliteteve të njohura gjatë historisë së gjithëmbarshme islame.

    All-llahu na ndihmoftë në jetë dhe na shtoftë dashurinë ndaj Tij dhe Pejgamberit të Tij, si dhe ndaj vetvetes si muslimanë që jemi. AMIN!
     
  2. Teolog

    Teolog Moderator Anëtar i Shtabit

    E DREJTA E VENDOSJES SE EMRIT DHE NDERRIMIT TE TIJ

    Ligji i emrit nuk është shtruar në mënyrë të zgjeruar si në librat e fikhut të vjetër ashtu dhe në librat e fikhut të sotëm. Kjo temë më tepër është përmendur në hadith dhe moral.
    Llojet e emrave:
    1. (isim) Emri i vërtetë: ky është emri që njeriu e ka të detyrueshme ta mbajë. Emri shërben për të dalluar personin nga të tjerët veçanërisht kur janë dy persona met ë njëjtin mbiemër.
    2. (Kun’je/pseudonim) Është emri i cili në botën Arabe dhe më pas në botën Islame është përdorur si emër i dytë për njerëzit.
    1. Në botën Arabe dhe Islame është përdorur që në moshë të vogël të fëmijës duke e thirrur atë në emrin e fëmijës që mund ti lindi në të ardhmen si psh: Filani i ati i filanit(Fulanu’bnu Fulanin), (Ebu Talib/Ummu Abdillah). [1] Pejgamberi a.s një fëmijës që i kishin dhënë pseudonimin Ebu Umejr i thërriste po me atë pseudonim.[2] Pseudonimi nga një herë u jepte dhe sipas cilëve që kishte personi psh: (Ebu Xhehl/Babai i injorancës), (Ebu Hurejre/Babai i maceve) ose pseudonimi (Ebu Turab/Babai i tokes,pluhurit, për arsye që ishte bërë me pluhur) që Pejgamberi a.s i ka dhënë Aliut r.a kur e ka parë të mbështetur për dhe në xhami. [3] Këto lloj emrash kanë fituar popullaritet si pseudonime. Në kulturën Arabe vënia e pseudonimit ka qenë shumë e hapur dhe për këtë arsye në kohë të Pejgamberit a.s të gjithë njerëzit u thërrisnin me tre emra:
    1. Emri i tij personal (Abdull-llah)
    2. Bashka-ngjitja e emrit të babait ose emrit të nënës si Ibn Amr
    3. Pseudonimi (Ebu Talib) [4]
    Fitimi i të drejtës së emrit. Fëmija e fiton të drejtën e emrit dhe të kombësisë që me lindje, ardhjen në këtë botë. E drejta e vendosjes së emrit të fëmijës qe lind brenda martesës është e prindërve të tij. Në momentin e vendosjes së emrit duhet të merret parasysh e ardhmja e fëmijës në mënyrë që fëmija mos të fyhet për shkak të emrit. Nuk mund ti vendoset fëmijës një emër që nuk i shkon atij sepse emri është ai që fëmijën do e prezantojë ku do që të shkojë. Fëmijës që lind jashtë martese të drejtën e vendosjes së emrit e ka nëna e tij. Sepse trashëgimia nuk trashëgohet me fëmijë të pa ligjshëm. Në legjislacionin islam e drejta e vënies së emrit është tek Babai. Nëse i ati ka vdekur ose i refuzuar nga përgjegjësia për mbajtjen e fëmijës atëherë kjo e drejtë i kalon nënës së fëmijës. Si shembull marrim lindjen e Pejgamberit a.s i cili kur ka lindur babanë e ka pasur të vdekur dhe në këtë rast emrin e ka zgjedhur e ëma dhe ia ka vënë gjyshi i tij. Gjatë vënies së emrit të fëmijës duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm siç na lajmëron dhe vetë Pejgamberi a.s: “ Ju në ditën e gjykimit do të thirreni me emrin tuaj dhe të babait tuaj; për këtë arsye vendosni emra të bukur. [5] Juristët Islam duke marrë parasysh këtë hadith emrat i kanë ndarë në disa kategori: Emrat e pëlqyer (Mustehab) Emrat të cilët kanë kuptim të bukur dhe të kujtojnë All-llahun (xh.sh), të Dërguarin e Tij dhe të dashurit e All-llahut (xh.sh) janë të pëlqyeshëm. Pejgamberi a.s thotë: “Emrat të cilët përmbajnë kuptimin e bindjes ndaj All-llahut xh.sh si Abdurr-rrahman dhe Abdull-llah e kënaqin All-llahun xh.sh. [6] Gjithashtu Pejgamberi a.s ka këshilluar që fëmijëve tu vendosen emrat e Pejgamberëve dhe në veçanti Pejgamberi a.s thotë fëmijëve mund tu vendosni emrin tim por me kusht që emrin dhe pseudonimin mos ti përdorni bashkë.[7] Emrat e ndaluar (Haram) Emrat të cilët kanë kuptimin e nënshtrimit të dikujt tjetër përveç All-llahut xh.sh janë të ndaluar (haram). Edhe emrat të cilët përmbajnë kuptim të nënshtrimit të gjërave të shenjta, janë të ndaluar. Pejgamberi a.s i ka ndërruar emrin njërit i cili u quante Abdulkabe (robi i Qabes). Emrat të cilët janë njëkohësisht dhe cilësitë e All-llahut xh.sh[8] për arsye se e dëmtojnë besimin qoftë dhe nga ana parësore, nuk janë këshilluar të vendosen.

    Emrat e pa pëlqyeshëm:
    Pejgamberi a.s, ka këshilluar që të gjithë emrat të cilët kanë kuptim jo të përshtatshëm më islamin të ndërrohen në emra islam. Vetë Pejgamberi a.s i ka ndërruar emrin një vajzës e cila e kishte “Asije” (kundërshtare) duke i dhënë emrin “Xhemile” (e bukur), ka ndërruar emrin e njërit nga shokëve të tij që e quanin “Hazn” (mërziti, dhimbje) me emrin “Mundhir”. Pejgamberi a.s gjithashtu u ka ndërruar emrat “Zejnebit”, dhe “Ummu Selemes” të cilat e kanë pasur “Berre”. Pejgamberi a.s ka ndaluar dhe vendosjen e emrave si Faraon, Karun etj... Gjithashtu nuk është parë ë pëlqyeshme vendosja emrave të disa sureve kur’anore si “Jasin”, “Taha” etj...

    Emrat e zakonshëm (Mubah) Emrat të cilët janë jashtë emrave të ndaluar dhe atyre të pa pëlqyeshem ajnë emra të cilët mund të përdoren por nuk kanë ndonjë domethënie. Të gjithë imamët kanë rënë dakord për këtë mëndim përveç imam Malikut r.h. Emrat të ciët njëkohësisht janë dhe cilësitë e All-llahut xh.sh si: Adil, Nasir, Xhevad etj... të gjithë imamët janë të mendimit se vendosja e këtyre është mubah. Emrat të cilët nuk janë Arab por janë emra të një kombësie tjetër dhe nuk bien në kundërshtim me kushtetutën islame atëherë vendosja e këtyre emrave është mubah. [9]

    Fëmijës nga një herë emrin mund t’a vënë dhe të afërmit e tij. Hz. Aishja r.a tregon: Pejgamberi a.s kishte parë një kandil të ndezur tek shtëpia e Zubejrit r.a dhe më tha mua: “O Aishe më duket se ka lindur Esmaja, në asnjë mënyrë mos i vendosni emër fëmijës, sepse do ja vendos unë! Pastaj fëmijës i vendosi emrin Abdull-llah.[10]
    Ndërrimi i Emrit:
    Në legjislacionin Islam rregulli i “bukurisë së emrit” dhe “vazhdimësisë së emrit” janë shumë të rëndësishme. Por megjithatë në raste të përballjes me disa shkaqe të ndryshme emri mund të ndërrohet. “ Ju në ditën e gjykimit do të thirreni me emrin tuaj dhe të babait tuaj; për këtë arsye vendosni emra të bukur. [11] Në këtë hadith ashtu siç tregon drejtë për drejtë për rregullin e “bukurisë së emrit” në mënyrë indirekte tregon dhe për mundësinë e ndryshimit të emrit i cili nuk është i përshtatshëm në islam.
    Në legjislacionin islam nuk është cilësuar se nga kush mund të ndryshohet emri. Pejgamberi a.s duke përdorur autoritetin fetar gjithashtu dhe për tu bërë shembull për të tjerët ka ndërruar shumë emra fëmijësh gjithashtu dhe emra të rriturish. [12]
    Shkaqet e ndryshimit të emrit.
    1. Emrat të cilët kanë kuptim ose lidhje me idhujtarët.


    Në periudhën e Pejgamberit a.s emrat të cilët përmbanin kuptim mbi bindjen e idhujve ose idhuj adhuruesve. P.sh: Abdul Menat më vonë emri Abdul është përdorur vetëm para emrave të All-llahut si Abdull-llah, Abdurr-rrahman etj... Pejgamberi a.s e ka ndërruar emrin Abdul Haxher (Robi i Gurit) me emrin Abdull-llah (Robi i All-llahut). [13]

    2. Ndërrimi i emrave të cilët kanë kuptim negativ ose urrejtës.

    Pejgamberi a.s ia ka ndërruar emrin njërit nga shokët e tij i cili e kishte “Gavi” që do të thotë (zhgënjyes) me emrin “Rashid” i cili do të thotë (në rrugë të drejtë).
    [14]

    3. Ndërrimi i emrave për arsye të pa përshtatjes ose për t’u përshtatur më mirë.

    Hz. Xhabiri r.a tregon: “Njërit nga shokëve tanë i lindi një djalë. Ai ia vendosi emrin Kasim. Ne i thamë, ne nuk mund ta vendosim pseudonimin Ebul-Kasim, me këtë nuk mund të nderojmë ty. Ai pas kësaj shkoi tek Pejgamberi a.s dhe i tregoi gjendjen. Pejgamberi a.s i tha djali jot nuk e ka emrin Kasim por e ka Abdurr-rrahman. [15]
    Përfundimisht:
    Emri është gjëja që njeriu do thërritet gjithë jetën me të, jo vetëm me kaq por ai do thirret dhe në ditën e gjykimit me të. Prandaj rregulli i “bukurisë së emrit” është shumë i rëndësishëm. Mos të harrojmë se të gjithë prezantohemi me të. Atëherë kur tu vendosim emrat fëmijëve duhet të mendohemi mirë në mënyrë që ai fëmijë të ndjehet i qetë me emrin që i ka dhënë familja e tij.
    [1] Buhari, Edebu’l-Mufred
    [2] Buhari, “Edeb”,112; Muslim, “Edeb”,38.
    [3] Buhari, “Edeb”,113; Müslim, “Fedail”,38
    [4] Hamidullah, a.g.e., II,1044-45,
    [5] Musned. II. 50; IV. 330, 345; V, 194: VI, 9, 391, 396.
    [6] Muslim. “Âdâb”, 1, 2, 3, 4, “Feda'il”, 124-125.
    [7] Ebû Dâvûd. “Xhenâ'iz”, 24, “Libas”, 4. “Edeb”, 61.
    [8] İbn Durejd. el-İştîkâk (nşr Abdusselam M. Hârûn), Kajro 1378/1958.
    [9] Vakfi i Diyanetit Turk, Enciklopedia Islame vëll 1. Tema e emrit
    [10] Tirmidhi, “Menakib”, nr:3826
    [11] Ebu Davud, “Edeb”,70, no:4948; Darimi, Sunen, Kajro 1966,II,204,no:2697
    [12] Buhari, “Edeb”,108
    [13] Buhari “Edeb’l-mufred”,341
    [14] Hamidullah,a.g.e.,II, par.1830
    [15] Buhari “Edeb”,105,106109, “Menakıb”, 20; Müslim “Adab”, 2, no:2133
     
  3. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    E kuptoj qe vendosja e emrit sipas nje kulture te afron me ate kulture, por do preferoja qe emrat te vendoseshin sipas kombesise nder shqiptare.
    Besimi eshte shpirteror dhe nuk ndikohet nga nje emer
     
    iShqiptari and ANNAFOREVER like this.
  4. Teolog

    Teolog Moderator Anëtar i Shtabit

    Ke te drejte ne ato qe thua, por doja te thoja qe ne shkrimet me siper nuk ndalojne emerimin me emra te nje kombesie. Çdo emer qe eshte i bukur dhe me kuptim eshte i bukur te vendoset. Te bukures nuk mund ti themi gje tjeter vetem se e bukur:)
     
  5. atman

    atman Forumium maestatis

    Akoma më rrëqethet trupi kur më kujtohet se si një i ri shqiptar me tel. mobil rezervonte bileta udhëtimi për familjen e vet, duke ia treguar emrat e djemve të tij bashkëbiseduesit: Kevin Memeti, Leonard Memeti etj. Nga kjo mund të kuptoja dy sende: ose kjo familje ishte e përzier, pra babai të ishte me prejardhje muslimane e nëna me prejardhje jomuslimane, ndoshta krishtere dhe elementi nënë si zakonisht të kishte ndikuar në ngjitjen e emrave të tillë, ose që të dy prindërit të ishin muslimanë të tëhuajësur e të asimiluar në atë masë sa asnjëri prej fëmijëve të mos kishte emër muslimani. E"shtë apo nuk është për t’u turpëruar me vetveten? E"shtë apo nuk është kjo largim dhe ikje nga vetvetja? E"shtë apo nuk është kjo shkrirje totale e jona në diçka që nuk është e jona? E"shtë kjo shenjë se jemi larguar nga parimet islame apo nuk është?
    Muslimanët, në qoftë se dëshirojnë të jetojnë në harmoni me vullnetin e All-llahut xh.sh. dhe të shpresojnë në ndihmën e All-llahut xh.sh. në momentet kur nuk do të mund të shpresojnë tek askush dhe asgjë tjetër, duhet t’u përmbahen parimeve e porosive islame të cilat e përbëjnë qenien dhe identitetin e tij, madje edhe në raste të këtilla që shumëkujt mund t’i duken të rastësishme, të dorës së dytë-tretë apo edhe të parëndësishme fare.
    _______________________________________
    Nga je ti i dashur, shqiptar apo i ardhur nga rererat e arabaise dhe te eshte qerruar truri. Tu rrenqethka trupi sepse degjon emra te tjere nga ato qe te meson feja tende? Dhe kete tmerr e perjeton ngaqe shikon mbiemrin Memeti apo Mehmeti dhe emrin Leonard? E nese dikur nje i pare i tij e ka pasur mbiemrin Ndoca apo Jano etj etj e shume me vone per arsye tashme te njohura e te ster-rrahura ne forum, e ka Memeti, a thua qe ndonje me mbiemer Dhimo apo Shanto, ka vene duart ne koke dhe eshte ngjethur? Akoma vazhdoni me kesilloj poshtersirash qe kerkojne te krijojne nje identitet jashtekombetar? Jane shqiptare, o mendje ndritur dhe jo islamiste te asimiluar sikunder i quan ti.
    Me vjen çudi si e ke pranuar mendimin e Mandit(qe eshte mjaft i drejte) sepse nje rrenqethje e tille eshte pak te quhet pa baza fondamentaliste.
     
  6. Teolog

    Teolog Moderator Anëtar i Shtabit

    @atman per kete frazen qe ke shkeputur te jap te drejte sepse artikullim i pare nuk eshte nga une dhe pikerisht per kete arsye kam publikuar shkrimin tim ne lidhje me vendosjen e emrit. Ndersa per emrat qe jane aty Kevin apo Leonard besoj se edhe ti je dakord qe nuk jane emra Shqiptar. Ne nuk jemi kundra nje emri te bukur Shqiptar por nese nuk do ja vendosi shqiptar atehere siç nuk ia vendos nje i fese tjeter emrin djalit apo vajzes mysliman ashtu edhe nje mysliman nuk duhet tia vendos femijes se vet emrin e nje feje tjeter. E kjo them se eshte teper normale.
     
  7. Sweety el

    Sweety el Pietrae stellaris

    une po shkruaj mendimin tim :se nuk ka te beje feja ose besimi me emrin qe i vendos djalit apo vajzes.
     
    iShqiptari and gurax like this.
  8. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Gabim. Kjo që thua ti është intolerancë. Emrin çdokush ia ven fëmijës së tij si ti pëlqejë, qoftë prej injorancës, qoftë prej tingëllimit, apo për ç'arsye ti pëlqejë prindërve.
     
  9. hareid

    hareid Papirus rex

    Dakort qe cdonjeri ja vendon emrin sipas deshires se tij, mirepo mbasi jemi shqiptar, atehere eshte mire te zgjidhim emra te bukur shqiptar. Perdersia prezentimi behet me emer, atehere cdo lloj emri i huaj tingellon si perkates i kombit tjeter.
     
  10. zuhal

    zuhal Guest

     
  11. bobo

    bobo marksist-enverist

    Nje gje se kuptoj, i nderuar Teolog-u, e kuptoni ju qe menyra sesi shkruani dhe permbajtja e shkrimit eshte propagande-istik?
    Ndryshimin e emrit e permaban edhe Kodi civil shqiptar.
    Pra ajo qe ju, mundoheni te, servirni me kete shkrim i ngjan nje reklame bajate te ndonje produkti me ''tradite'' disa-dhjet-vjecare-,
    p.sh.: reklama e ''emirates-airline''...(per tmos u zgjat vuna pikat!, mund ta shifni me www.emirates.com analog me pikat qe permendni ju!)
    Dhe, prap per analogji me reklamen, kemi te drejt te mendojme se : ne kemi nje mundesi te udhetojme me ''zoti(apo allahu)-airline'' per ne parajse, po te kemi nje emer te ''bukur'', tgjinis mashkullore, femnat le tflasin vete, p.sh.- Kasem-al-Karem!

    Nje gje se kuptoni ju i nderuar, qe ne gjuhen shqipe kemi, per gjinin femerore emrin 'Bukurie', pra ne shqiptaret morem te drejten qe na e dha Zoti: te quajm te bukur ate qe ka fal Zoti.-Dhe nuk u morem me propagand, sic beni ju nket rast: t'i dalesh zot Zotit.-,pra je duke luajtur rolin e Zotit, apo quajtur veten Zot.-eshte pak e veshtire ta kuptoni, ose pranoni- sipas rastit!

    csdo tmir i nderuar, dhe t'uroj ''emirates first class ticket''
     
    gurax and Wise like this.
  12. Teolog

    Teolog Moderator Anëtar i Shtabit

    Ne shkrimin tim nuk kam shkruar asgje kundra emrit dhqiptar me nje kuptim te bukur dhe nuk kam bere asnje propagande per te vendosur emra arab apo turq por thjesht kam shkruar ato cfare Islami tregon ne ceshtjen e emrit.
     
  13. Sahit Rexhepi Keca

    Sahit Rexhepi Keca Valoris scriptorum

    emri nuk e ngrit njeriun por vepra e ngrit njeriun..
     
    Hektor12 likes this.
  14. Hektor12

    Hektor12 Pietrae stellaris

    Ka emra shume te bukur arab Mahmudie, Maksut Mahmut hahahahah
     
  15. arberiseni

    arberiseni Primus registratum

    a ka rendesi se kush e vendos emrin e femijut ? edhe kush ka perparsi ne ket rast nena apo babai!? ??
     

Shpërndajeni këtë faqe