Do vinit dore tek femijet tuaj ???

Diskutime tek 'Këndi i Femijëve' filluar nga kasandra, 13 May 2003.

  1. Anana

    Anana Primus registratum

    Re: Do vinit dore tek femijet tuaj ???

    Ne brezi i tanishem themi qe s'do t'i rrafim po ai brezi perpara c'pati qe na zhdepi ne dru? Eh te shkretet ne sa jemi rraf.
     
  2. William Wallas

    William Wallas Forumium maestatis

    Re: Do vinit dore tek femijet tuaj ???

    /pf/images/graemlins/smile.gif Ne thjesht jemi "Politically Correct" ne maredheniet me publikun :wave:
     
  3. Princesha

    Princesha Primus registratum

    Re: Do vinit dore tek femijet tuaj ???

    Mu s'm'kan rrah kurre, as shput s'm'kan ra, c'e do kam ken e mir /pf/images/graemlins/smile.gif


    Tashi per tashi them se femijte e mi, do ti bindi me fjale, megjithese nuk i dihet...
     
  4. Tiranas

    Tiranas Primus registratum

    Re: Do vinit dore tek femijet tuaj ???

    Pikerisht Rozalina. Komunikimi eshte celesi i suksesit.
     
  5. pinkparadise

    pinkparadise Forumium maestatis

    Re: Do vinit dore tek femijet tuaj ???

    kur duhet rrah, ka me u rrah si "çeço" /pf/images/graemlins/laugh.gif
    ama un dhe vetem un do te vendos kur ai/ajo e meriton nje rrahje, nje ndeshkim ose gje tjeter.

    (me kujtohet neve kur kena qene te vegjel na gjushin edhe mesusat ne shkoll, se kishin lejen e prinderve....pppppfffffff....ça idjotlliku)
     
  6. renata

    renata Forumium praecox

    Re: Do vinit dore tek femijet tuaj ???

    kURREN E KURRES.uNE NUK TOLEROJ ASNJE LLOJ FORME DHUNE.dHE FEMIJET E MI S'DUHET TE GUXOJE TE M'I PREKE NJERI,KUR T'I KEM.
    MUA PER VETE ME KANE RRAHUR KUR KAM QENE E VOGEL,VECANERISHT MAMI,BABI NGANJE SHPULLE POR RRALLE E PER MALLE.
     
  7. pinkparadise

    pinkparadise Forumium maestatis

    Re: Do vinit dore tek femijet tuaj ???

    shiko ne nje moment ose nje tjeter femijet duhet te dine se çfare eshte shpulla (nuk e ka fjalen per ti thy noj brinje ose me e len me shenja a ku di un se çfare).
    psh un po te marr nje rast te veçant qe kam pare, nje femij i hiku nenes nga duart dhe u drejtua nga rruga ku kishte makina, sikur nena mos ta kishte kap ne koh nuk i dihet nese ai femij do ishte akoma gjall.
    dhe ajo nene kur e kapi, po ça i ka bo, ja boni faqet edhe b*** gjak.un nje rrahje te till e kuptoj dhe me duket mese e justifikushme.
     
  8. besim231071

    besim231071 Primus registratum

    Re: Do vinit dore tek femijet tuaj ???

    Jo, jo nuk eshte mire.
    Nuk eshte e justifikueshme ne asnje menyre.
    Une sa nuk i bertas, jo me ta qelloj.Eshte kafshellek do te shtoja.
     
  9. pinkparadise

    pinkparadise Forumium maestatis

    Re: Do vinit dore tek femijet tuaj ???

    shi, kafshllik thot,
    pse kafshllik eshte de deshirosh ta shikosh femijen tend ne jete???
    me vjen keq por un sikur te kishte qene femija im, dhe qe te dilte ne rruge ashtu (duke ditur se un i kisha folur, dhe i kisha ndaluar te dilte ne rruge) po un do e kisha rrah me keq, sepse preferoj ti fus un nona vet, 2-3 shpulla te mira, se sa femijen tim neser pasneser ta gjej te vdekur.
    as un nuk jam as me te bertituren, as me dhunen, por aman kur behet fjal per ti mdrojtur femijet nga vetvetja e tyre, nga padituria e tyre, nga naiviteti tyre...aha ...me shpulla edhe ça shpullash...
     
  10. milanisti2

    milanisti2 Primus registratum

    Re: Do vinit dore tek femijet tuaj ???

    Varet me kuptimin e fjales "Do vinit dore". Ti rahesh kot dhe rende eshte nje krim ndersa ti japesh ndonje ose dy shpulla kur bejne ndonje faj eshte mese e nevojshme.
     
  11. LUANESHA

    LUANESHA Primus registratum

    Re: Do vinit dore tek femijet tuaj ???

    Kur ta meritoje do ta marri nanji pes'she si cke me te,se shnet i bahet /pf/images/graemlins/idea.gif
     
  12. besim231071

    besim231071 Primus registratum

    Re: Do vinit dore tek femijet tuaj ???

    E kisha ne pergjithesi une moj parajse,nuk po flisja per rastin e veçante qe ti paske perjetuar.Rastet e veçanta shqyrtohen nje nga nje.
    Ne disa raste nuk quhet venie dore por perkethelje.
     
  13. pinkparadise

    pinkparadise Forumium maestatis

    Re: Do vinit dore tek femijet tuaj ???

    aaaaaaaahhhhhhhhhaaaaaaaaaa....
    po ok athere, ka keq kuptim, se te jet per ate pune as un nuk du me ngrejt dor mbi femijen tim kot, pa arsyje te vlefshme, se eshte budallallik, behte fjal per me e rrah kur duhet qe eshte e nevojshme.
    se tani te gjith i kana ngrene ca shpulla te mira kur kena qene te vegjel dhe si perfundim ja ku jemi, edhe biles na kane bere mir ato shpullat /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  14. besim231071

    besim231071 Primus registratum

    Re: Do vinit dore tek femijet tuaj ???

    Megjithete mua shpullen nuk ma ban zemza ta perdor ne femi.
     
  15. pinkparadise

    pinkparadise Forumium maestatis

    Re: Do vinit dore tek femijet tuaj ???

    po ti provoje nje here...pastaj shohim /pf/images/graemlins/laugh.gif
    apo si jan edhe ata femijet e sotem...gati ta kerkojne shpullen aq e kan gojen brisk edhe te prapet jan /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  16. milanisti2

    milanisti2 Primus registratum

    Re: Do vinit dore tek femijet tuaj ???

    Bejn mir shpullat. fortesojn karakterin.
     
  17. eniad

    eniad Forumium maestatis

    Re: Do vinit dore tek femijet tuaj ???

    <font color="brown"> /pf/images/graemlins/eek.gif Ouuuuuuu? /pf/images/graemlins/eek.gif Keshtu paska ndodhur me ty e? Cudi pra, se une e di qe druri shkakton agresivitet tek femijet. Po marr pak rastin e mesiperm, qe nje nene e paska rrahur fort femijen e vet, sepse ka kaluar rrugen pa kujdes. Reagimi duhet te kete qene instiktiv nga ana e nenes, por jo per te edukuar femijen. Trembja e madhe e ka bere te reagoje ne nje menyre te tille, duke shkarkuar ngarkesen e papritur negative qe eshte mbledhur tek ajo. Megjithate, ketij nuk mund t'i themi trajtim i drejte. Femija, nga ana tjeter, eshte trembur po aq shume dhe, per me teper, shikon nje reagim te kundert nga ai qe pret me llogjiken e tij. Femijet presin qe nje i madh t'i ngushelloje dhe mbeshtese, kur ata tremben apo kane frike. Nuk dua te gjykoj ate nenen qe u soll keshtu, ka qene reagim i momentit, per te cilin mund te jete penduar me pas. Personalisht jam kunder te venit dore te femijet. Autoriteti mund te vendoset ne menyra te ndryshme. Nuk perjashtoj reagimet instiktive, por kundershtoj faktin se ato duhet te quhen te nevojshme dhe element per forcimin e karakterit. Ai femije qe eshte ndeshur me kete reagim nga prinderit, do te reagoje neser ne te njejten menyre, sepse nuk i eshte dhene nje model tjeter. Dikush nga miqte e mi thote se femija i vogel eshte nje kasete e paregjistruar. Jemi ne qe e mbushim dhe, me pas, do degjojme ate qe vete kemi regjistruar. E kuptoj qe pergjithesisht kjo mund te duket teori e degjuar shume here, por, si cdo teori, mund te gjeje zbatime edhe ne praktike.</font>
     
  18. besim231071

    besim231071 Primus registratum

    Re: Do vinit dore tek femijet tuaj ???

    Po he pra mo se kete doja te thoja po nuk po dija ta shprehja.Eshte pikerisht ashtu .
     
  19. milanisti2

    milanisti2 Primus registratum

    Re: Do vinit dore tek femijet tuaj ???

    Un qe kam ngren ndonjeher shpulla nuk jam bere fare agresiv.Kjo eshte e pergjithshme. Agresiviteti shfaqet kur ushtrohet dhune mbi femijen jo se han ndonje shpull kur kryen ndonje faj. behet me i pergjegjshem per heren jeter femija.
     
  20. besim231071

    besim231071 Primus registratum

    Re: Do vinit dore tek femijet tuaj ???

    Je rast i veçante ti.
     

Shpërndajeni këtë faqe