Dhe i trembesh heshtjes time.

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga macia_blu, 9 Feb 2003.

  1. Blerimi

    Blerimi Primus registratum

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    Jo
    Ajo ka flladin e mbrëmjes mrizeve të thella
    Rënduar nga dorë e pritjes
    Diku me langoj gjahu lëshuar
    Por, shpresa nuk pikë si fletëvjeshta
    edhe pse thepinë-përroi
    një pikë i mjafton heshtjes sate
    për t'mos bërë mallkimin e zhgënjimit
    m'i falë ditët e ardhjes
    dhe unë jam Kaqel si gjthë Kaqelat
    Ah Heshtja
    Kjo nënë e dyshimit
    mbi valët e saj mbytet dhe guximi
    Jo! heshtja temb dhe vlimin
     
  2. macia_blu

    macia_blu Primus registratum

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    bardhyl...
    te falenderoj sinqerisht per vargjet,
    (dhe per perkushtimin)
    jam e lumtur qe u takuan muzat tona
    perqafime , elinda.
     
  3. Blerimi

    Blerimi Primus registratum

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    Përshëndetje të ngroht dhe respekt për "Macia_blu"- Bardhyli


    °°°°°°°
    E pashë hyjninë e Agimit
    Kokën në prehër ia lëshova
    Ajo më mikloi me agun
    Më mbuloi me rrezet e para
    Eoja…
    Në Bjeshkët e Namuna tek Qafë e dasmorëve
    Dhe ju tremba ikjes
    Ta rrëmbej thashë si Akili Hejzën
    Dhe ju ngjita malit të guximit
    Këngës së tejngopjes
    Dhe ajo u shtri me pushtimin e vesës
    Desha t’i mikloj gushën, faqet
    Më iku diku amshimit
    Dhe thashë do e pres prap nesër
     
  4. Blerimi

    Blerimi Primus registratum

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    Heshtja,
    një këngë e vjetër
    tradhtuar thellë mureve të Rozafës
    pengëmbajtja e moteve
    Frika dhe Heshtja
    Kjo zemër e zhbërjes
    Jo,
    Heshtjes nuk i frikohet njeri
    por shpërthimi?!!!
    Ah! kjo mbarsje e heshtjes
    Tmerron….
    këmbueshëm tmerron
    aty lind shtresi i vetmisë
    besimi ky virtyt i njerëzisë
    Mos e mbars heshtjen
    zgjoje me valën e Drinit
    aty ku Mjellma e Zana pushojnë
    në shushurimën e valës
    bardh e kaltëruar nga qielli
    Heshtjen mos e mbars
    se ajo merr vrullin e ortekut
    zbrazjen e vetvetes
    edhe mund ta bësh
    në dashurinë, me prehjen me miklimin
    dhe i trembesh heshtjes sime
    kur lypës të harruar në derën e jetës më sheh
    tek hap deriqkat e shpresës
    me flladin e serenadës Korçare
    Diku në portat e pritjes
     
  5. macia_blu

    macia_blu Primus registratum

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    cast i rreme ne dite te rrenes....eh'


    ky cast me genjen
    diten genjeshtare te fillimeve
    te verteta.
    ndonjehere e shpesh besoj
    se genjeshtra me e vertete
    eshte jeta!

    ***Fytyre pa krye.

    Fytyra e prillit endet
    ne endjen e sytheve e te zogjeve
    te ri.
    Fytyre e harrueshme
    qe perseritet ne ardhje ikje
    fytyre e tij.

    Ndoshta keshtu jane edhe engjejt
    qe enden ne vdekje-lindje
    trupash te harrueshem
    qe perseritsin jete tona identikisht.


    caku maje

    E lidh fjalen ne djep te heshtjes
    (jo perdite)
    djepin e perkund ne krye te vendit
    (jo te cdo vendi)
    ne dhomen e pritjes
    (jo te cdo pritje)
    pa ardhjen e asnje miku
    (as armiku)
    atje tek shtepia e dhimbjes
    (pa asnje dhimbje )
    dhimbjes time te lashte
    (sa une)!


    enderrdala

    perkulen perkundshem
    shkundeshem
    endrat e mija te stervitura
    ne mosbesime te prapa
    Nuk dremit sosja e dites me
    ne pellembe te pritjemallit
    Nata i ka vetullat e trasha
    s'kam nga ta shoh
    henen e gjalle vdekatare.
    Koka ime,
    nje ene ku enderat zihen e thartohen
    pa dale kurre prej saj.
    C'corbe e keqe bota jashte !
    ...


    lirike e ikjes

    Kur ike ti
    e mbylla deren me shpine
    me shpine te dores
    i fshiva lotet
    Dhe,
    per te trembur te gjitha netet
    brenda nates
    ndeza nje zjarr.
    Edhe pse dera e mbyllur
    lotet e mbaruar
    Kam nje mik qe te ngjan
    eshte ky zjarr
    qe ndeza per te trembur naten !


    Letra qe nuk ia shkrova babit.


    E di?
    Jam bere te te shkruaj nje leter
    nje leter te gjate
    shume te gjate,
    sa jeteshkurta jone!
    Kam shkruar aq shume letra
    e di, sa shume e per sa te tjere
    me pak te dashur se ti
    me pak te urryer
    me pak te ndjeshem
    e me pak te forte.
    Ndersa ty, vec tani po e kuptoj
    se nuk te paskam shkruar
    nuk po kuptoj, pse nuk...
    as nje rrjesht per ty.
    Aq shume beso , te kam dashur
    sa te kam kursyer nga letrat e mija
    harame.
    Aq shume urryer te kam
    sa ti kam fshehur theniet vrasese
    te shpirtvrarit
    Te kam ndjere e lenduar po kaq shume
    sa ngjare te kam.
    Tani , jam kaq e lodhur nga mungesa jote
    sa me vjen te ti shkruaj te gjitha.
    Po ne c'leter?
    ne c'kohe?
    me c'fjale?
    ???
    me duhet nje engjell sonte
    nje engjell krejt i bardhe
    Ndoshta njeri prej fqinjeve te tu
    te tanishem atje tek ikja e fundit'
    e te ti rreshtoji te gjitha deshperimet
    ne krahet e tij.
    Do tia shkruaj me lot krahet engjellit
    me lotet e shbere gri
    Bishtin e kesaj reje te nendiellte
    qe na ndan
    do te perdor si pende
    e engjellin tone te perbashket
    do ta ngarkoje rende
    ...
    Ti je mesuar te me durosh
    une jam mesuar te dhimbem
    Mos ma vono engjellin pra
    nisma...!


    1 prill, 2003.
     
  6. i'll_wait_4_U_in_Heaven

    i'll_wait_4_U_in_Heaven Primus registratum

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    Te thashe pra se ti prap harrove
    ohh! akoma se ke kuptuar...
    vertet lotet jane te rende
    ... shkembinj te shkeputur
    nga rremire e gremines
    he de pra atje me drejtove
    si qengji i bute, i paditur
    nuk di c'i premtove
    qe aq larg prej se emes e mashtrove

    qengj i bute, i heshtur
    njeh dashurine e perendis
    e joshe me maska karnavalesh

    sepse fytyren e vertete te mrydhur
    qe kelthet si bishe e terbuar
    se cfar eshte, se cfar dije te beje s'ja tregove.

    Mos ishte sakrifice ajo qe peshperite
    ajo qe qe gjemove nder hone malesh hej hej
    e degjova...me frikesove lot kam derdhur
    te rende, te hidhur po jo nuk gjemove
    se une nuk jam rozafa... e shekujve te humbur
    une nuk jam krishti i perendise se bekuar
    une jam njeri..si qengj i bute
    ne dore te zotit nuk kam frike.

    Nuk besoj une ne perralla madheshtore
    pjelle e fantazise se gruas se semure
    qe akoma kelthet sakrifice...sakrifice te jemi
    te behemi...edhe krishti u kryqezua
    po tani eshte vdekur, akoma ska bere nga ju besimtar te hekurt....
    ka bere ju ju dhe shume nga ju
    qe kelthisin per zerin e forte
    qe trembin duke menduar te jene figura mitologjike
    akili, helene...jo ju nuk jeni
    sakrifica jote eshte JU po akoma se ke kuptuar
    se vuajtjet e bijne njeriun me prane zotit
    se nuk me tremb me hymne zanash dhe trimash
    se nuk me tremb perse nuk me therret ne emer
    mbi te gjitha nuk me tremb asgje

    Provome tashme di cdo gje
    se nuk me tremb AS EDHE NJE GJE
    se vertet te thashe dicka ke harruar
    ndoshta e din, ndoshta se pranon..
    a e din ti sa Ty bashke kam kaluar
    dhe sa shume dashuri kam ne brendesi
    ju nje grimce sa jam une nuk i qendron
    as nje kohe me shi...
    keshtu mos mallko te eturin per uje sepse uje s'te lypi
    mos mallko te lumturin se ty s'ta vodhi
    mos mallko me oshetime se oshetime nuk je
    mos mallko thjesht mos mallko
    se me keq eshte per ty moj zonje

    provome tashme di,
    ...aq shume di
    sa as edhe nje gje nuk me tremb tani
    jam aq shume zhytyr ne ate rruge
    ...aq shume jetoj me frymen e tij
    sa ajo fuuu e frymes tende se nxjerr dot
    kam mundur dhe bishen me te eger...
    kam mundur edhe boten me te felliqet
    ndoshta nuk jam cfar ti me mendon
    po jam aq lart sa ti s'me duron.

    Keshtu mos ngri zerin se te bukur se ke
    vec gric veshet me tinguj te vjedhur
    nga mbreter te vdekur, figura non egzistente.
    se ti je si flladi i ftohte kur lypet per mire
    shkelmon si dhia, nderron me kohet dhe shekujt qe vyshken...
    me thuaj sa here i ke nderruar idealet
    sa per mua jane po ato qe pata
    jame resistente ndaj ty dhe shume epoka si ty...
    jam si lule e brishte ne behar dua te rri
    as tufani yt i plakur s'mi shkul me rrenjet
    se aq fort jane futur ne PERJETESI
    dhe ZOTI, e dashur eshte dhurusi i tij
    Andaj mos me flit per rozafa dhe zana
    per heronj dhe trima luftetare
    sepse jam me teper se aq sa ti mendon
    se kam me shume se sa ti zilon
    sepse kam mundur me bishen qe ti se mendon
    kam mundur TY. :wave:
     
  7. ala

    ala Forumium praecox

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    Macja-blu komplimenti,me pelqyen poezite
    DD sigurisht dhe poezite e tua ishin shume te bukura...te te gjitheve ju qe keni shkruar,por kisha nje pyetje:po e drejta e autorit?Se keto mund ti lexoje gjithkush dhe ka nga ata (uroj te mos ndodhe se dhe une shkruaj)qe paturpesisht i quajne prone te tyre...?? :confused:
     
  8. tahox

    tahox Primus registratum

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    Macia_blu,

    Duke i shfletuar faqet e ketij forumi, rastesisht me dolen perpara ca vargje dhe thashe me vete "kjo duhet te jete macia"... koincidence apo fat? Une them se eshte fat.
    Vargjet i ke te mrekullueshme, mikeshe...
     

Shpërndajeni këtë faqe