Dhe i trembesh heshtjes time.

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga macia_blu, 9 Feb 2003.

  1. macia_blu

    macia_blu Primus registratum

    Dhe i trembesh heshtjes time.

    Dhe... i trembesh heshtjes time?!!!

    Te gjitha zanat e Fishtes
    kane vdekur pa e mberritur mrizin.
    U thinj zeri i poetit
    duke i thirrur te vinin,
    pa besuar se edhe zanat vdesin.
    Tani ne vend te tyre mrizoj vetem
    duke e perlotur pritjen e tij
    e duke thirrur shpresen time te pakthyeshme.
    Kalojne cobanet e ikjeve ketej
    e me kujtojne te cmendur.
    Vetforcohem duke thene
    se as mendja, as zanat, as shpresa
    nuk kane c'me duhen.
    Ndersa poeti,
    rri zgjuar ne kujtesen tone te vonuar.
    Sot ne mrizin e zanave te munguara
    zanoj me nje qen perdore
    zagarin i modes!

    Eshte qeni i zonjes,
    he ate e shitofte zana e shitofte!

    ?!?

    Ka tash dy jave e dy dite
    qe nje deshire e re
    mi hyp megjesit kalikoc
    e do te dije" ku e ka ferrin zoti?"
    I thashe -"zoti ferrin e ka ne Ne,
    ndersa parasja jone
    eshte genjeshter e vjeter
    qe duhet te bejme
    sikur e besojme.


    Tri pasionet e stines
    se pabere
    rane!
    Si dikur Roma per nje Helene
    iktare!.
    Tani bie stina pa asnje pasion.
    Kam hequr dore nga parimet dhe doktrinat
    kam hequr dore nga pasionet dhe stinet
    nuk jam e merzitshme
    jam e merzitur!

    ...
    dhe ne fund minus tre.


    Ziheshin per vdekje
    Dimri me Pranveren.
    Shkurt'
    dilet dielli
    binte bore.
    Shiu si shkues i paqes
    ndermjet.
    Dorezat e dimrit , dy
    njera kepuce e pranveres
    shpesh shkurti tri dite
    me pak se te tjeret.
    Mua cdo shkurt ne shkurt
    qellon te me humbe nje corap.
    ...


    Eshte trashur kaloresi
    e kali trishtohet nen shale
    e midis shaleve te tij.

    Ne mbremje kali eshte princ i bardhe
    e kaloresi dicka me pak se kale plak i murrme.


    C'me paska marre malli per lendinen e kuajve
    atje...ne fshatin pa kalores e shalues kuajsh.


    diten me te pare qe do te shihem me nje mik
    do ta lavderoj duke i thene "kali im "
     
    guest17 likes this.
  2. Zani

    Zani Primus registratum

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    pershendetje mace,
    e gjete rrugen edhe per ketu eee?
     
  3. macia_blu

    macia_blu Primus registratum

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    o zani, pershendetje, te ndoqa ty, ndaj e gjeta.
     
  4. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    Kur ti kalove për atje,
    Blerimi të njomi sytë dhe nuk më pe,
    Unë prisja të më lëvdoje "kali im"
    Por zap mua më bëre në kalërim.
    Prej teje freri im po turfulloj,
    Dhe si në dashuri mbi vargje fluturoj.
     
  5. macia_blu

    macia_blu Primus registratum

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    Casti i gurit

    brenda meje shpertheu
    nje lule malli
    nje lule ndjenje
    nje lule sy
    nje lule uji.

    e vetmja gje prej guri
    qe kam
    heshtjen e menduar
    mpiksen lulet
    dhe ...
    shperthjene prap
    ne qenien time
    te gur'uar.
    ..........................................................


    keshtu.


    loja ime ne instrumentin -"heshtje"
    pa derigjimin e zerit tend
    eshte thjesht nje zhurme
    e keqe!
    ................................................................


    fund.


    tani pertoj te merrem
    me kenaqesine e te vertetes
    nje trill ma zbukuron gjumin
    pa nevojen e enderres.
    ................................................................
    e inatosur,
    e zemruar,
    vetem.
    (pa
    ndryshue
    sh'merite)


    .................................................................
     
  6. macia_blu

    macia_blu Primus registratum

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    ------------------------------
    pa
    ndryshue
    sh'merite.
    ...
    vetem nje cast te gurit
    nuk e ndryshoj dot
    brenda castit
    ndersa gurin...
    mund ta ve ne nje mur'
    ose per ta lartesuar murin
    ose per ta bere murin me te forte
    se koka ime
    e ti bie me te sa te mundem
    pastaj...
    te filloj prap nje cast te ri
    duke imituar gurin
    ne heshtje
    ne durim
    e ne dobi.
    .................
    qe nje dite pertej meje
    nje gur i vetem
    te me rauje koken e varrit
    dhe timen teksa behet
    kafke-gure!
     
  7. macia_blu

    macia_blu Primus registratum

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    .....***.....


    Naten, nje lakuriq vjen
    e ma rreh dritaren
    me valvitje te zeza.
    Me tregon kengen e korbit
    per idhullimin e erresires


    Kur zbardh dita kulmin e vet
    Thone;
    Te vetmit shpend qe i njohu nata
    ishem Ne, korbi dhe lakuriqi.


    Ndersa shpendet e tjere
    mbajne ne sqep te tyre
    nje fije dielli
    per te gjitha ditet.

    Lakuriqi ende e valvit naten
    si flamur te se keqes!
    Minjte i brejne bishtin flamurit

    Ndersa zogjte flene me engjejt
    e kompozojne kengen e re
    te dites tjeter.
     
  8. macia_blu

    macia_blu Primus registratum

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    Kodet e fundit


    Mekatari eshte i vyrtytshem
    Gjenerali me grada eshte ZOT
    Qeverite edhe pas renies se tyre
    Ve-japin tituj
    Ndersa popujt...
    Ore...t'iu pyes
    -cfare jane popujt
    pervecse....?


    ***

    Dielli eshte hakmarresi i enderrave
    te frikshme
    dhe varroses i nates.

    Germucen tregtaret me arken e
    fitimit te kufamave ne kurriz.
    Nderlidhen kuptimet e fshehta
    Mizat e plehut ose vdesin
    ose rrojne duke mizuar kufomat
    ne arken e tregatrit.

    Poet i syrgjynosur,
    prej teje pritet kodi i shpirtit!
    Ne cilin shekull te kemi harruar???

    (macia_blu = elinda marku.)
     
  9. macia_blu

    macia_blu Primus registratum

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    Tepri...


    dje...
    nje dje'he
    I shkundi vjeshta te gjitha gjethet
    me to thur sot '
    nje dite pune,
    te plote.
    I mbledh me grapuje
    disa te nxira, si trupa te harruar
    pa varre,
    te vrame pabesisht
    tinzisht.
    disa te tjera zverdhonin ende
    ne ndonje vije uji.
    Keto gjethe
    te kesaj vjeshte
    qe une i mbledh me diten time te punes
    e i bashkoji me grapuje
    jane gjethe lisi!
    Po po bash gjethe lisi jane.
    Ka qene dikur
    ne nje dikur jo te larget
    atje ne maje
    ne secilen maje te secilit lis
    fillimisht si syth,
    me vone te jeshilta
    e kane jetuar ne harmoni
    me ajrin, me deget e trungun
    sakaq u mbaron jeta
    me nje te shkundur
    te eres
    eres qe perdridhet ne sfilaten
    e stines tjeter.
    terhiqen prej seciles fryme
    ose rryme
    uji,
    kur ka uji burimi nenperafer lisit.
    Keto maje-jete-baruarat
    ne mos mblidhen,
    shkilen
    prej seciles kembe te secilit kalimtar
    sadokembesh qofte.
    Nuk e di pse po i bie kaq gjate
    punes se gjetheve
    se nuk po me dhimben kaq shume,
    jo!
    -Po...
    keqia e te mires se keqe
    eshte se po me duket vetja gjethe!
    Vecse ...
    nuk e di , e rene a ne dege jam?!
    Kudo qofsha... e gjethe ne mos qofsha
    di se moshen e mbarueshme te gjethes kam
    e kam me u shkund e me ra.
    si ata!
    Kisha dasht me dite
    "cfare moshe ka lisi ma i mocem e ma?!!"


    Liri e lidhur.

    Te paret qe e shpiken lirine
    qene te lidhurit
    e arratisur.
    Pastaj liria u be mode
    e u shpiken betejat,
    luftrat.
    Fitoret me vdekje
    u shperblyen.
    Tash eshte vjetruar moda
    nuk ka as te lidhur
    as arratises.
    Vecse te vdekurit pertypin
    qeillin e permbysur.
    Liria ime e lidhur kembe e duar,
    nuk ankohet.
    Edhe pse une e lire shetis gjithe diten
    madje me makine.
    Po shijoj zinxhiret e mije te keputur
    duke me lene e lidhura ime
    kembe e duar.
    Jam krejt e lire,
    vecse malli per trojet e mija te matshme
    me rrin rreth qafes se shpirtit
     
  10. Guest

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    ... Dhe i termbem heshtjes tende?!
    Aspak!!!
    ...Ndodhem krejtesisht esell, ... i vetmuar, dhe ... nen shoqerine e bezdisshme te vetvetes.
    I hedh nje veshtrim siluetes te fosforte te imazhit tend, verdalloset rreth mendimeve te mija te vakta per ty - ndjehem i lodhur.
    Ende mbi trupin tim paralkalojne kontigjente te terra, te panumurueshme prej puthjeve te veshtrimeve te tua - cigarja peshperin vesheve tim liturgji te pafundme, sesi ... ti-
    ... Dhe nuk i trembem heshtjes tende, dhe ... shprehem, dhe ... hap dyert e kopeshtit zoologjik, ... ben zhurme perbrenda meje, zvaraniket-ndjenja, shpendet-nerva, gjitaret-sensacione, levizin magjishem drejt teje.
    ...Tani, po!!! ... E vetedijshme heshten, sepse sic u shprehe edhe vete, te hengra gjithe fjalet me nje urri te papare dashurish. ...Tani, po!!! ...Ti vetem hesht, sepse s'je vecse nje Troje e dyte nen zgjedhen e kraheve te mija.
    ...Hesht dhe ... mos fole me kurre - me mjafton frymemarrja jote, syte e tu, fytyra jote, trupi yt - gjithcka pjese e seciles jam edhe une!!!
    ***
    Tani, hesht po deshe!...
     
  11. macia_blu

    macia_blu Primus registratum

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    Bre burre!

    Brenga brenda meje, bredh
    per te gjitha mendjet e tua endacake.

    Breshka bren qe ne femijerine tone te ndryshueshme
    fundet e cdo te marte, e cdo te shtune.

    Mbremjeve dal te mbaroj cigaren e fundit
    nga paketa e fundit,
    ne fund te rrugices.

    Kur kthehem, shkel nje
    bretkose te zene nata jashte hurdhes.

    Gjithe naten e pambarueshme
    fle ne nje uje te zi
    te tepruar nga trendafilat
    qe vdiqen ne krevatin tim.

    Nese te dielen dielli del,
    mbi nje oborr diku...
    do te shoh se si
    nje peme do te jete thare!

    Bre burre!
    Brenga brenda meje bredh!!!

    Pertej mallit qe nuk te besohet!!!
    !(nR)!

    Pasha kete dite, e ate nate
    qe mund te prishim bashke
    Pasha kete qiell pa harta
    e kete toke te ndame,
    ne toke te tyre, dhe tonen.
    Pasha kete zog te malit te huaj
    e pasha shipen e maleve te mija
    Pasha Kishen e Sh'Pjetrit
    e pasha te gjitha lutjet e neneva
    dhe lutjet e heshtura te nenes time.
    Pasha varret e pasha jeten
    Pasha emrin tend te shkruar
    tashme ne drite te shikimit verbanjak
    pasha emrin tim te harruar ne shperfilljet e shpifura
    Pasha emrin e zotit
    e pasha gurgullimen e lotit!
    Pasha fjalen- fjale tjeter nuk di
    Heshtja shpesh'here,
    eshte dashuri!!!

    po me rreh zemra
    po me cmendet dita e tersit
    mosmundesia per ta blere
    mundesine e zerave.
    Sot jam e burgosur shtatefish.
    po me prit...
    se nuk te dua vec per nje dite...
    te dua per te gjitha ditet
    dua te te dua ne te gjitha
    dit'net -jetet!
    Sikur te te therrisja vetem nje here
    ne emerin tend-timin
    Sikur...
    te besoje c'ka ende nuk ti kam thene
    hej nR,
    me ka marre malli
    ai me flet porosine te te them
    Te dua!!!!!!!


    1. "Intrige e thjeshtuar"

    Ne lojen e fatit
    send ndihem
    Ne lojen e engjejeve
    ndihem shpirt.
    Ne lojen e djajve
    njeri.

    Fjala shpirtin perkedhel
    perkedhelja deh ndjenjen
    Vizionet fallso te deshires
    me genjejne dhe...
    dehem.
    Dehem me asgjene
    qe asgjekund s'u gjend
    kjo zbrazetire e zbrazur
    me dhemb, oh' me dhemb.


    2.rinia ime

    Rinia ime plake
    Rrudhur , thinjur
    ne 24 shkurtra
    O zot,
    kesaj kam per tiu bindur
    thua?!

    Rinia ime plake
    e etur per jete
    sikur ne duar e sy mban
    vec, 24 vjet!


    3. Fatalitet
    Bente frour
    kur une erdha
    Dikujt me jeten i shembelleve
    Nenes me lumturine
    me quajten "E linde"
    Gabim!!!
    Kur linda,
    qesh dhimbja
    qe, dhimb!!!

    4.
    C'kam bere


    Miqte shnderuar ne gjykates
    te dashurit shperbere ne hic
    engjejt udhetojne mekatesh
    fatkeqesisht!!!

    5.Kur te vish
    (vella Nolit)

    Pi mushtun e kesaj dite prilli
    Dua te dehen,
    te dehem
    Ne muzgun e mbremjes
    te prehem
    Ne lumin e lteve te mallit
    te lahem
    Vella, me ka marre malli,
    Kur do te vish?
    Dita e bardhe e prillit
    me dehu
    Muzgu i mbremjes
    me qetesoji
    Lotet ...
    me filtruan
    por...
    Pritjen dhe pyetjen
    "Kur do te vish vella?"
    nuk mi shuan.


    6. Tete Mars

    Marsin e fundit
    babai te dhuroji
    per festen tende
    nje kokerr te madhe loti
    Dhe, qau burri pa shkak
    dhe qau babai naten e festes
    Na numeroi te katertve
    iu dukem pak!
    Tha se i mungoje Ti.
    S'te puthi
    as "gezuar grua " s'te tha
    Ti zgjodhe zjarin e prillit
    dhe u dogje!
    Ti zgjodhe majin e luleve
    e te diellit
    dhe i le!

    ...
    Nuk ia pashe me lotin babait
    ia numerova
    Tetembedhjete kokrra loti
    te medha.
    Pranverat sjellin tetembedhjete
    lule me pak.
    Vellait te vogel, Nest pellumbit
    tetembedhjete thinja ne balle
    Ke munguar gjate nene
    Erdha tek ti cdo tete mars
    me lotet e babait ne sy
    me thinjat e vellait ne floke
    me kukullat e mia , te thirrura
    ne emrin tend
    e, ti solla dhurate!
    Nuk erdha te te marr sic beja dikur
    kur isha sa kukullat
    si kukullat
    Nuk erdha as te rija me ty,
    se kam ende c'te te sjelle.
    Do te vij, kur ti kem mbaruar te gjitha
    deri edhe shkronjat e emrit tim
    Erdha vetem te te flas e te te them
    se...
    cdo dite e me shume te ngjaj!!!

    Perpara varrit tend
    nuk me vjen thjesht te qaj
    por
    me vjen te besoj e te cudis
    "Prej ketu kam dale
    prej teje e prej varrit tend
    e per ketu do te vij"!!!


    7. Une, nje perralle krejt e besueshme.

    isha dikur nje une
    kam qene
    tani s'jam!

    Nje cope akulli
    qe asnje stine perveluese
    s'me shkriu
    Edhe zjarri tentoi ta bente
    po...s'mundi
    (jo se u shua, po u zgjenjye)
    Njeriu beri proven e fundit
    Me gdhendi. dy gropa si sy
    dhe une pashe dy gropa te lageshta
    Me gdhendi dy buze
    dhe une fola dy fjala te ngrohta
    fatkeqesisht fjale te bukura
    Me gdhendi dy veshe
    dhe une degjova ze pa tinguj
    !!!
    Njeriu u kenaq me mua
    Ne stinen perveluese
    copa e akullit i rreshqiti
    prej duarsh.
    E gropat e syve mu mbushen
    me balten e dhimbjes
    Vrimat e vesheve me llumin e tingujve
    Goja, me rere te felliqur thatesisht!


    8"Braktisje"

    Bie shi!
    Ndoshta nuk bie.
    I bindem instiktit roberues
    Mendja dhe shpirti me braktisen
    bashke me to edhe gjumi
    edhe vargjet
    edhe udhet.
    Brenda tyre edhe deshirat
    vetem ikin
    ...Une kufome mbi te cilen
    jeton vetem instikti.
    ...
    e kam frike veten
    mos me ha instiktivisht!


    9. Politikani
    Verdhacuk,
    si gjethja e fundit e vjeshtes
    qe s'di ku do ta sos
    era e perbaltur e shekullit
    Si dac i vonuar
    i shkurt -marsit
    kur macet i jane
    mbarsur te gjitha
    kujt t'ia hedh faren
    e te dalurve fare???!
    Daci ne prill,
    do te perdhunoje
    nje miushe te ngordhur
    e rracat...
    do te perzihen shkerdhyeshem!
    Yjet perkedhelin gjinjte e thate
    te diteve...
    qe nuk mekuan dot
    nje, politikane te ndershem!
     
  12. i'll_wait_4_U_in_Heaven

    i'll_wait_4_U_in_Heaven Forumium praecox

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    The pieces of me

    The pieces of me speak of you.
    Pieces of me stumble down,
    like statues of us
    erected on the stagnant air
    wanting to disappear.

    Pieces of me have ruins
    of cities ancient and beautiful,
    realities of cruelty
    and oceans of tears.

    Pieces of me are homeless birds
    that shiver to the cold of winters
    gone by.

    Pieces of me sleep
    like corpses beastly mutilated,
    and hate, be submissive.

    Pieces of me live in deep wells
    like fallen angels and cursed.

    Pieces of me speak of you
    and blind my eyes with tears
    and I can't see,
    they tumble down
    and I can't hate.

    Pieces of me speak of you
    that hammered on my fate
    but now they aspire
    and can't be afraid.


    Innosence

    ohh! don't breathe on me
    the sounds of waters of wintery night
    piercing like thousand plagues,
    scattering the rose petals
    on the lush meadows of my soul.

    Don't clench my heart
    with your claws of hatred
    subduing the soul
    to the fearful hurting flesh.

    'cause you can't...

    release the grip
    on the edge of the rocky abyss
    I have been fearing,
    and have screamed for the peck of breath.
     
  13. Guest

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    Real innosence is expressed with silence...
     
  14. i'll_wait_4_U_in_Heaven

    i'll_wait_4_U_in_Heaven Forumium praecox

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    moj po qenke INTERESANTE ti
     
  15. Guest

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    hahahahahaha /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  16. i'll_wait_4_U_in_Heaven

    i'll_wait_4_U_in_Heaven Forumium praecox

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    yahh I know /pf/images/graemlins/laugh.gif

    shshhh it's a secret /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  17. macia_blu

    macia_blu Primus registratum

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    pamund'... Postimi #1

    po kalojne mieteret edhe ketej
    shen Meria gjithe naten fle me demonet
    diten virgjerohet besimeve tona
    (birit te saj ia herrojme emrin, dhe fytyren)
    Greminat na shfaqen te kala'shme
    dy ishuj mbas dallgeve
    si dy gjinj, qe nuk mekuan asnje ullij
    Im ate na i dergon porosite me nje zog plak
    qe gjyshja e quan "shpirti",
    nuk shikohet , ndjehet.
    vjen ne te filluar nata...dhe gjithome afer shtepise
    ku i lamtumiri permendet
    Ne pellemben time, ne secilin gisht numeroj
    5 fshatrat qe me rriten
    ne 5 pleqeri te panevojshme.
    sa te rende e ndjej pellemben
    e shpirtit tim sonte!


    ...
    ma dha nena nga jeta e vet' e sosur dhimbjeve
    te rende e ka peshen ky emer
    te rende.
    e mbaj si te kem nje gur vrri ne shpine
    per te cilin nuk gjej asnje vend ta pushoj
    nje grime.

    im ate mbiemrin e tij pergjysem me mua
    e ndau.
    (u lehtesua?)
    ...
    me dy varre ne balle
    e jeta me behet me e forte
    kurre e pamundur
    gjithmone e padrejete

    kur te ndalem atje, nga kam ardhur
    me suguri do ti kem mberritur te mundurit.
    e gur- emerin, mbi gur te varrit do ma ngarkojne prap
    sa te rende e ndjej pellemben e mendjes
    kete nate!


    ...hem!


    ...(me kane tepruar dy kafshatat e fundit te endrres )


    sot nuk eshte si perdite
    as e kremte nuk eshte sot
    e kercej kushedi per te saten here
    kete ure, qe ma quajne prag
    te ngushte, pakthyshmerisht.
    isha pertej tij...dhe erdha
    per te treguar merine e te vdekurve
    protestimin e statujave
    ...
    c'virgjerohen shikimet e nje te verberi.
    numeroj syte e mije te harruar erresirave.
    thyej statuja enciklopedike.
    lumenjt e vonuar i le
    lirisht ne ikje.!


    ...i perditshem.


    loti, gur me eshte bere
    rrotulliset e mbetet ne mjeker
    sa per te pritur rrokullisjen e
    nje loti tjeter.

    kur ta varros dhimbjen
    tek te qenit "e forte"
    varrit te dites
    do tia shkruaj emrin
    ne kete gur'dianmant'lot

    ne faqen time nje grope,
    dy gropa.
    aty i paska rruzullosur
    vitet- mosha.!!


    Mëri.

    e permbysa kete dite
    u ngopa me eshtrat e mija
    te nenshtruara mishrave
    Mbi malet, luginave
    gjallojne popujt e kujtimeve
    e nuk dalin fare.
    Ne kopshtin e faljes
    kam grumbulluar gjitha ferrat
    e inatit
    e, po iu ve flaken.
    ne pranvere, vec shperthimeve
    kthimeve te zogjve neper pushimet e shiut
    kam dashur ditien e mbledhjeve
    te hardhive te krasitura
    djegieve te te cilave
    ne fund te oborrit
    u ndoqja tymin e bardhe
    u shkilja hirin e zi
    teksa ua ktheja rrenjeve.
    ...
    ne vjeshte zili-oja
    faljen e pemeve.


    ...zbukuruese.

    Nje re, nje dallge dhe Ti
    flini brenda meje
    me gjymtyret e malit ia kreh floket
    stuhise.
    buzet e nxira ia lyej me diell.

    pastaj dallga ben paqe me mua
    une me ty i bej te gjitha
    ca sy bosh pleqsh me pergjojne
    dritaren ...
    dhe durojne borxhet e rifillimive.

    .......


    shkronja , shifra, bibles i zverdhen fjalet
    tingujt rrezojne burgje hapsirash
    te pamberrishme.


    majat, brigjet, druret
    ligjet, miresite, interesat


    zanat na kane harruar burimeve
    te turbullta
    shenjtet asnje shenje
    per shenjat tona te ngjashme
    s'na shenjteruan.

    te mencura bletet,
    shirat dembele
    gushti, nje plak i lene mendje.
    ...ngaterrohem,
    amin!


    "N"uk

    nje yll eshte ulur kembekryq
    ne preher te botes.
    ka ndezur cibukun e zerit
    dhe shfleton dashurine time
    shtatefleteshe.

    magjistaria e shtreterve
    dergon mesazhe per djemte.


    te nenta duart e nates
    me terheqin zvarre prej flokesh
    ndersa ylli im thith cibukun
    ne preher te botes
    duke shfletuar shpirtin tim
    njeqindfletesh.


    Tani me duhet te fle
    ylli im, vecse eshte ne preher
    te botes,
    jo me kembekryq.
    Mbas shfletimit fundshem te shpirtit
    eshte ngritur e rend...
    mbi hallakatjen e fleteve
    duke kerkuar vend
    e shpirt te ri...
    packa se preheri i botes
    eshte vjetruar shume.
    ...
    Ne ndryshimet e perditshme
    te gjesteve dhe te puneve
    Vetem Ylli eshte Yll!
    Bota -bote me preher
    te vjeter.
    ...Sot jami qethur tullac
    une dhe e merkura
    e fundit e gushtit.
    Ndihemi te pabukura e te parendesishme
    Sot ne te dyja, jemi krejt "NDRYSHE"!!!

    888


    yjet nuk jane fate,
    nuk jane as ndjenja
    as enderra nuk jane yjet.
    yjet, jane ndjekja jone e deshiruar
    dhe e pamberritshme.
    Ndaj une dhe e merkura e fundit
    e gushtit jemi kaq te parendesishme
    ne tullacllekun tone te patrazuar
    nen lekuren ku fle mendja jone e marre.
    ...

    E fshehur, dhe aspak e qete...


    Kumbulla ne fund te kopshtit
    nuk ma harron ditelindjen
    kam frike ta harroj borerave
    te shkurtit shpirtdhenes e kembezbathur
    Trendafilat e eger per'rreth gjithe rrethimit
    te shtepise se lene
    i kembej me te shkuaren time
    te njecastshme.
    Tri tjegullat e thyera te catise
    se shembur, me presin te rrezuara
    der themelet qe dikush mi ka raujtur
    si testament te vetem.
    Ndersa deget e tejrritura
    te Manit durues, jane bere me sy
    e ruajne rrugen nga do te kthehem
    e kry per kry me qiellin
    bejne thashetheme per avionet.
    Cdo dite e filloja jeten prej se pari
    ndersa Nena Dil i mbaronte ditet
    duke qendisur kemishen e vdekjes me vaje
    te kendueshme,
    e me shpirt neper dhembe.
    Vajet e saj nuk jane me kenge!
    E perciell diellin cdo mbremje
    pa me marre malli per te nesermen
    E gjithepushtetshme dhimbja
    asnje post' nuk kam per premtimet
    e gezueshme.
    Gjykimet me kane mesuar te dyshoj!
    Ngazellehen mortet e fundit
    ne tri tjegullat e thyera
    As Nena Mari, nuk sheh t'ia ngjis
    fillin gjiperes se holle e te keputur.
    Kemisha e vdekjes e veshur
    duarve te mija krijon pamundesi.
    Ulem ne gjunje, i ve veshin gurit
    qe nuk e shkul kurre nga themeli
    Fatbardha, ime moter kish pyetur mbreme,
    ;"Kur do kthehet Eli.......
    nda"?


    (te gjitha ikjeve sot ne mengjes iu binda.
    per te fituar kthimin me te pare.)


    sa per ti kutuar vetes se jam gjalle (pergjys me vdekjen)

    nje drite e shpuar tej per tej
    ma gris kete dritare te shpirtit
    dritat e shendosha shetisin andej
    nga une nuk i shoh.
    Dal te blej nje ambazhur
    si hene e perdorur,
    qe m'i zverdh te gjitha
    mjetet rrethanore.
    Ne xhepin e brendshem te xhaketes
    kam fshehur nje adrese te pasakte
    qe nuk e vesh se me rri e madhe ne supe
    Xhepin nuk e shpoj,
    se me humb kureshtja kerkuese.
    Dhembet me rriten perbrenda nofullave
    te lehta dhe buzeve
    te sosura nga thirrja pa pergjigje
    Fytyra ime fiket para ambazhurit "hene e lodhur"
    ora e engjejve nuk e mat kohen time
    hena plaket ne mengjes.
    flutura i hakmerret lules se fundit te drites
    ndizet nje ambazhur i verdh ne shpirt
    si te jete nje diell i ndezte'

    qorrohet erresira e pare


    18 Gusht dhe Ankth

    Te gjitha ditet i kam palosur
    ne fund te cantes "kujtim"
    Sendet e tepruara te humbjes
    i kam vendosur rremujshem
    ne ketine e kartonit "varferi"
    Dhimbjen me te lashte
    me gjithe dhimbjen me te re
    i kam vene ngushtesisht
    ne kutine "zemer"
    "Thesin jete" e kedh krahut
    koken e statuar nga e nesermia
    nisem.
    Diku ne nje cope te rruges
    me dridhen gjunjet
    dhe shfry;
    "-sa i rende ky dreq thesi,
    si nuk e gjeta nje njeri te me ndih'-"
    Matane, ne copen tjeter te rruges
    mendohem...
    -"sikur ta hedh ate kutine me gjithe c'ka brenda!"-
    mbase lehtesohem.
    ...
    Ndersa shpirti...
    Sot nuk kam kohe,
    te merrem me Te,
    jam per rruge!


    "Mbase, ATIJ qe ka nje KRUA brenda vetes"

    Kroi i fshehtesise tone
    e ka tradhetuar burimin
    Laj shtellungat e gjumit
    eci gjunjazi, neper ca udhe te buta
    pa asnje rrudhe
    Pres te me gjesh pa nevojen e gjurmeve!
    Ditet e zemerimeve duhen tretur si ilacet
    kur dhimbemi.
    Nuk ka si tingellon e ardhmja
    ne fryme-ze zogj te stines
    Je princi i zambakeve, jo i dashurise!
    Lulet shenjterojne virgjerine time
    te tanishme.
    Guret e shtepise me ngjajne me kuaj
    Shtepia eshte e bardhe , jo imja!
    Ligjet e mija serioze
    jane vajzat e tua te kaltra.
    Une... jam jotja
    pa e ditur c'jam?!


    ps, do kthehem prap, deri sa ta mbaroj heshtjen, e te filloj te llomotis me gjeste e lot'.
    der atehere do me marre malli per fjalen tende qe nuk me le te hesht, per heshtjen time qe nuk te tremb. Perqafime!!!
     
  18. macia_blu

    macia_blu Primus registratum

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    shkallezim zbrites. Postimi #1

    Perralle e vjeter luhet ne mua.
    "Na ishte dikur nje njeri
    quhej
    ndoshta Hans"-ndoshta El...-
    "e floririn e kembej
    me nje lope.
    lopen me nje dhi
    dhine me nje pate
    paten me nje gur
    gurin hodh ne lume"
    ...
    te gjitha shkuan per lumin
    e lumi shkon se shkon.


    ***

    Identiteti im njelloj i qenesishem
    historia ime njellojshmerisht
    vazhdon vuajtjet
    here te kuptueshme
    here te pakuptueshme.
    Ndryshueshmeria ime
    pak e dukshme
    Berthama ime shpirteron
    ndersa shikimi buron
    andej
    nga lind dielli terrtak
    sa shume brenda
    te njejtes lindje
    te diellit jam plak.!


    ***

    Te gjitha gjerat lidhen me mua
    edhe kur nuk dua.
    Jam njera fjale qe e lexoj
    gjithnje pavemendje
    Pa vemendje e them.
    Kush prej nesh e ka pare henen
    pernate me perkushtim?
    A nuk eshte hena nje gje-planet
    qe shfaqet me shume se nje here
    Madje ajo shfaqet edhe kur ka re'
    Dikush duron
    sa te kaloje vargu
    i ngjeshur i reve
    per te pritur
    shfaqjen e shfaqur
    te henes?!
    Rete zbrazen, shterren, harrohen
    ndersa hena dobsohet,
    shendoshet
    e kthen prap,
    ne te njejtin skaj
    te pritjes
    tone te pavemendshme.
    Hena eshte zakoni i mbremjes
    shembja e pritjes se rrenuar!


    ***

    Duke u rrethuar nga rrethana
    te reja,
    regulloj rregulla te rregullta
    per te nesermen time
    qe ua le nesermtareve
    nje grime rremuje rregullash.
    Shtepia ime nuk eshte tempull
    qe i duhen shkallet e besimit e te lutjes.
    Shtepia ime eshte thjesht nje truall
    mbi te cilin shemb e ngren shtepine e tij
    "allafrenga" ardhemtari i radhes.
    Kaq e pangopur kerkesa ime
    per harmonine e te kundertave
    Fatin vetjak e pergjithesoj
    per hir te rrjedhes
    e per inat te sublimes.
    Qytetet i ngriti prapesia e tregut
    Ndersa shtepite u ngriten
    nga prapesite e dimeregerit!
    Vras mendjen...
    kush eshte me i shenjte,
    nje qytet a nje shtepi?
    Njesoj kam fjetur ngrohte ne pyll
    ne lum e ne bore!
    Qe gjumi im, pylli im e i te gjithe mbreterve
    lumi i te gjithe rrjedhave qe
    dhe bora e te gjitha reve.
    Nuk ziheshim.
    Shtepia ka oborr e oborri e ndame me peme
    ne skaj te tij mbollem pemen e aventures
    ne tjetrin skaj pemen e pushtimit.
    Te flesh sot nen catine e perqiellshme
    eshte aventure e dale mode.
    Ndersa te mos flesh nga frika
    se te pushtojne
    eshte tjeter gje.
    Per te vrare friken duhet te pushtosh i pari.
    ne kete perkohshmeri te ketushme
    c'na duhen lojrat e pushtueshme?!
    Sonte do te fle jashte.(!!!)
    kush vjen te fleme bashke?


    ***

    Duke rremuar mbi te verteten e vertete
    rrezikoj virtytin.
    Virtytin e kujt?

    ...


    Loje... e rrezikshme, harrimi. Postimi #1

    Me ke mbyllur ne harrim.
    Terheqja e deres m'i ka shuar
    te gjitha mundesite e shikimit
    Pertyp syte e mij
    qe te te vije
    goja ere'uji.
    Del, per te gjetur nje tjeter send
    nje tjeter kafshe,
    nje tjeter njeri,
    e, per ta pranuar ne jeten tende.
    Pastaj sipas ritit
    per ta mbyllur ne harrim.
    Nese te gjithe te harruarit e tu
    flene
    (per te te harruar)
    Une jo!
    madje nuk te le as te me harrosh!!!

    pra....

    ...Vritme, qe te me harrosh.

    Do me vrasesh?
    Te vrasesh nuk do te thote;
    te harrosh.
    Me heq qafe mua,
    e var ne vesh te hundes
    kujtimin e fundit
    qe te nderkembezon diten
    e te merrmendsh gjumin.
    Midis te gjitha casteve
    ca shkendija te pamberritshme
    nga kujtimet e vjetra
    bukurisht te bejne te qash
    pa u penduar.
    ...
    Nuk pendohem
    dhe ne me vrafsh!

    Ne plakje te vitit shkruaj te ardhmen e vdekjes time. Postimi #1

    Kur te vdes ,
    do me marre malli per vjeshten
    dhe...
    per boreshkurtrat e shkurtit.
    Prilli do me coje fjale te perfjala
    per ca rrenje maje jashte shperthyer
    lule.
    Kur te plaket vdekja ime
    si jeta mu vjetrua e harruar vjerre
    ne oborr te botes'
    e erdh'
    vjeshtemadhja
    me shkundi
    prej telit ku varesha .
    Te gjithe jetet tona ashtu jane
    te varura
    ne oborr te botes
    si tesha te perdorura ,
    te paperdorura
    te lara,me njolla,
    te medhaja te vogla.
    ...
    Kur te vdese
    edhe emri im,ne kujtesen
    e miqeve te shumte
    e ne urrjetjen e armiqeve te pakte.
    Une atje ne vdekje
    per asnjeren pale
    nuk do kem malle.
    Vec durimin per ti pritur.
    madje,mjaft edhe te panjohur.
    Njerezit takohen qofte edhe te vdekur.
    Thane...se, "vdekja eshte jeta tjeter"
    a ka vjeshte e stine atje...?
    ...thane gje...?


    mllef' Postimi #1

    Sot te gjitha mendjet i kam te virgjera
    Le ti perdore ato ekstazesisht menimi yt i vetem.
    Edhe dje mendjet e mija te perdala
    te virgjera ishin.
    Neser prap femra_mendjet do ti kem
    te gjitha!
    Do vij ne dasmen tende
    me kokeboshen
    qe te duhet per krenarine
    "te pakten kam femije"
    "te pakten kam familje"
    "te pakten kam nder"
    Dhe nje dite ma vone une mendje femra
    do te te pyes
    "hej mik , ku ke hyp?"

    Qielli njesoj dergjet
    edhe pse ne jemi ndryshe.


    "Jashtesia e brendshme!


    El'efanti vdiq duke mesuar si flutorohet
    elefanti nuk vdiq,fluturoj

    Pellumbat e dimrit
    mbi liqenin tend te ngrire
    gugasin
    emrin tim
    mungesat e mija ne ty
    emra ndjenjash
    therrasin.

    Njeriu urren per arsye te shkakut
    per shkak te qellimit dashuron
    Pozitaret dhe opozitaret
    hane sy dhe shpresa
    per qejf ego xhepash
    pa emra.


    Poete e lindur nuk behen poet
    Poetet e bere nuk jane te lindur

    ...mllefojne te gjithe,
    po jo te gjithe njesoj.


    dhe me thua:

    Mos e mallko dashurine tone me takime!
    Mos i vrit trupat tane ne orgazma!
    Mos m'i shuaj ulerimat ne pritje!
    Mos e meso c'eshte malli!
    (malli eshte, ndarja ne trajten me te re)
    Mos me prek me aroma te ngjashme femrore!
    Mos me shquaj, as mos me lako!
    Mos ma shurdho naten!
    Mos me thirr, vecse kur jam duke te pritur!
    Mos me trego se cila je!
    Mos kerko te te them se cili jam!
    Mos me burgos ne lirite e tua te perdala!
    Mos me nxirr prej duarve krijuese!
    Mos me duaj sa dashuria qe kam provuar!
    Mos me gjej si corapet mengjesesh te nxituar!
    Mos i ndiz motoret e anijes ikatare,
    nen meshiren e dallgeve te pameshira!
    Mos me kafsho ne kokat e proves!
    Mos me puth qe te zgjohem!
    Mos mi shemb dhomat e pritjes me ardhje!
    Mos i laj pjatat ku te hengra mbreme!
    Mos dil prej deshires time te pashterrshme!
    Se....
    dua te te kerkoj cdo dite!
    Dua cdo dite te te mungoj!
    Te jesh ankthi im i perhershem!
    Vetem keshtu mund te te kem,
    ne menyren me te kuptueshme timen.
    Sepse...jam krejt si ti!
    Dhe krejt YTi!
    Duhemi pa iu dorzuar njeriut egoist brenda nesh
    dreqi e mori, shyqyr qe nuk jemi njerez.!!!


    ***(...)


    Kam shurdhimin e gurit
    Kacavjerrjen e lypsarit
    Verbimin pergjysem te njohjes
    Mendjen aspak te kthjellet.
    (dashuria, eshte shoqia e ngushte e nenes)
    Ngjitem deri jashte degjimit


    dy-tri Postimi #17

    Leter Betes


    E dashur Beta,
    Po te shkruaj kete leter
    qe ta mbaj per vete
    Te c'mallem me mallin tend per mua
    me mallin tim per ty, te c'mallem

    jam larg teje
    dhe vetem, ne nje ambient plot me njerez
    te panjour
    edhe pse mund ti shoh cdo dite
    me te njejtat fytyra
    asnje nuk me njeh
    edhe pse vij cdo dite me te njejten fytyre
    asnje nuk njoh
    asnjeri nuk me buzeqesh miqesisht
    as hipokrizisht, asnjeri nuk me buzeqesh
    ndonese i pershendes
    Po me zbardhet koha ne floke
    O beta, jemi larg nje bote
    nje bote larg Beta ime
    Ndaj letren e shkrova per ty
    qe ta mbaj per vete
    ka malle letra
    ka me shume derte.


    Nenes

    Po rrezohen muret e enderres
    brenda tyre orendite bien
    simboli i ajrit po del nga te carat e kujteses
    nostalgjia e frikes po shembet
    Iki prej germadhes se dyte per te gjetur te paren
    shtepia s'ka enderra...
    ka vetem oxhake te humbur
    dhe koka te fsheura tek muzgjet

    Kerkoj qoshkun me intim te kohes
    duke e ditur se atje fle vdekja.


    Annes

    Do te rri me pritjen e heshtshme
    ulur tek pragu i mallit
    mbeshtetur ne berrylat e ankthit
    duke kerkuar blerimin e ardhjes
    tek e verteta e perralles.


    Asgje

    Vdesin pulebardhat shpresta
    tek nje grumbull fjalesh
    ajri mbledh kujtimin e flutures
    fletet e heshtjes rrezohen si gjethet
    prania thur te shkuaren
    zhys te ardhmen ne detin e mbytur
    mengjesi vajton ujrat e fjetur
    dhe........................................!


    Kthese

    mendja gjykon vetveten,
    paradokset thyejne thjeshtesine
    akrobacite i luan logjika
    kjo kthese marramendese
    me perhumb.


    Ndjekje.


    Kam lumenj ne sy
    kam edhe dy kuaj te bardhe
    Mos kalo se do mbytesh
    Kalin tend e braktise
    une bera si ti
    Lumenjt janete thelle
    Kuajt jane harlisur e s'kthehen
    edhe ti, ke lumenj ne sy.


    mikes time Juli

    te shkoka lakmia e luleve
    po lulet vyshken

    te ka zene zilia e Zotit
    po zoti nuk i do ziliqaret

    pandeh se ke kaluar ylberin
    jo nuk e ke kaluar.

    as mos e kalo,
    se tek kalimi i ylberit
    ose do vrasesh veten
    ose vetja do te te vrase
    ........................................(shkurt 2001)


    11 shtator 2001


    ky pyll, ky liqen, ky park
    i lodhur pylli
    i turbulluar liqeni
    i rraskapitur parku

    kjo vjeshte, ky shi, kjo gjethe
    e trishte vjeshta
    i ngutur shiu
    e shkelur gjethja

    ky qytet, keta zogj, keta njerez
    i rene qyteti
    te vrare zogjte
    Te ashper njerezit.


    "tokeliraime"

    Zoti token time e mban ne duar
    une ne gjak e ne shpirt e mbaj
    Nuk kane si te ma varin lirine
    Nuk kane si te ma lidhin
    Zoti i ka celur te gjithe kafezet...
    Liria ka te drejten e gjakut
    gjaku nuk humb.


    ...

    qe te mos jem zjarr i shuar
    (sa ende pa u shuar)
    kam hi per'rreth mbulomeni
    Pas deres rri deshira e ngrohjes
    mbi ne jane rete e mbarsura me
    bore
    mbi ujevare eshte ftohtesia e mbarsur me
    akull
    jam ende zjarr.


    ....


    foshnja shpirt qan'
    ujku mall kercellen dhembet
    rosa e kalter e ka humbur ujin
    e eshte bere korb
    gjarperi deshperim me ka lidhur fjalet
    dhe shpirtin
    kaprollin e deshires ndjek
    dua te dal...................!


    kush? C'eshte? Postimi #1

    kush ma futi ....?
    kete mal...
    ne bark
    ne gjoks
    ne tru!!!

    c'eshte ky ???
    njeri..
    kjo ndjenje.
    ky Zot
    qe tallet
    me mu'

    "b'elinda" Postimi #1

    Pas nje te qare
    Besoj se, jam Njeri
    Pas nje te qeshure
    Kenaqem se jam Njeri.
    Pas nje "pse'he" (?)
    krenohem se , jam Njeri
    (pune e madhe se i pabere,
    i papjekur,
    i pagdhendur,
    i paformuar)!
    E prap...
    fund e maje
    E brenda,
    Njeri jam!
    Dhe,
    e di qe me duket vetja e bukur?!
    hahahahaha,
    Ne fund te fundit,
    c'jane njerezit e perkryer
    me shume se Skulptura???!


    Cadraxhiu.

    Bie dashuria ime
    (dmth bie shi!)
    Deri atje ku nuk e shoh
    Mbi te gjitha catite
    pa asnje timen nder to.
    Mbi te gjitha varret
    e harruar, te gjithe te mijte jane
    Mbi te gjithe barin e fjetur
    zverdhesisht
    Mbi te gjitha rruget e shkelura
    e ato te pagjeturat.
    Bie dashuria ime mbi cadra te larme
    te shumtat te zeza.
    ...E dua gjithe-gjitheckane qe e lag
    shi-dashuria-dashuria ime , sot.
    pervec ate qe shpiku cadren
    nuk e dashkam dot'
    ...
    Kush e shpiku,
    te ngreje doren!


    Pertesa e zotit. Postimi #1

    Zoti dha proven e fajit
    ate dite kur pa se kishte harruar
    ta mbillte faren e bekuar te fatit
    ne nje grusht dhe'
    qe u quajt shqipni
    e shpendit me dy krena.

    I tha vetes...
    "po pertoj me zbrit per njat grusht dhe
    e po e la djerr
    djalli le te baje c'ka te doje me te"

    Maria e bukur e pame prej zotit
    dhe prej frymes se tij e mbarsun
    kish qellu me lind ne Jeruzalem.
    E, Zoti asnjehere nuk e kthej kryet
    me e dite cka u ba me vendin e harruem prej tij.

    Vecse, do poet e ketij vendi pa fat
    krijojne do Zota te vdekshem
    sa per ta torite djallin teksa matet
    me hedh faren e keqe.

    Zoti ne fjale fliste gegnisht


    pritesit tim. Postimi #1

    Fjatore e ndrojtur pa asnje faj.Nese te mungova sot, te mungova ty dhe aspak pritjes tende.
    ...Ti tashme je leja e rilidaljes time. Te gjitha lirite e mija lidhen pas emrit tend, dhe besimit se ti je mikja ime me e ngushte e me e drejte e me e denje per te qene(une) e lire kufizisht. Krejt pak dine padronet e mije teksa thone e besojne ne miqesi. Pasi kjo fjale krejt e vogel per permbushjen e asaj qe eshte midis meje e teje, pa c'ka se une marr lirine time te lidhur pas emrit tend e shkoji gjetiu, e mbaroji lirine e kthehem pa te pare... e renduar me mungesen tende, dhe tregoje takime te sajuara ne deshiren time, pa shterngime duarsh ose pa krahaqafje.Kam nje fat kur filloje e rrefej takimet tona fantastike. Te dyja palet..une dhe padronet e mije e flasim dobet gjuhen e vendit ku jetojme emigrueshem. E keshtu qe ata besojne copeza fjalish nga ata qe fantazoji une dhe i normalizojne duke qene te bindur se kam dashur te them nje gje krejt normale po e thashe disi perqart thjesht per efeketmosdije te gjuhes.
    Nuk e kane idene as ato , mbase as ti ku e shpenzova lirine . Urave te shpuara te shiut, gjumit enderr-zhgjenderr, takimeve te rrema qe i bej vetem ne premtim telefoni. Moj, me ka zene frika nga te gjitha takimet. Cudi! Ti jo me kot me ke thene e cmendur.
    Ti nuk genjen kurre. As kesaj here nuk ke genjyer teksa e ke thene pa bindje te plote se une jam vertete e cmendur.
    Ne e kemi kapercyer uren ku varej miqesia dhe rrime te dyja ne teh te dhimbjes time fajtore dhe mallit tend te ngrire.
    ...
    Nuk kam per tiu bindur me mosecjes ...(po ti mos e merr si premtim)
    Dhe e di pse? Eshte e diela e pare qe jam e pasigurte ne te gjitha sigurite e tua.
    Me quaj si te duash deri sa te vij, vec mos me ler pa me dashur , pune e madhe se pak me pak se dje ...mjaft te me duash qe te kem arsyen e guximshme te vij.
    ............
    A te perqaf pak?


    Shtegu I harrimit

    Këtë shteg do ta harroj deri nesër
    Shtigje enderrash kurrë nuk ka patur në ty
    O gjumi im, fli pa ninull
    Ylli polar nuk del dy herë në të njëjtin sy
    Zëri yt nuk ka gjë tjetër veç ikjes
    Fjala jote s’është fjalë, veç bubullimë
    Shpirti yt banon tek e djeshmia
    Ti ecën më shpjet se çdo harrim
    Të kam vrarë shpesh, prap do të vras
    Tek iki prej teje pa vendim
    Kthimi yt s’do të më ngjallë më
    Ti nuk je det’ po lum që rrjedh drejt muzgut
    Unë nuk jam diell po , mjegull që mesova si klithet
    Më gënjeu bregu i dhimbjes, u mbyta në ty
    Ti me përplase në shkëmbinj vetmie
    …kam aq ftohtë
    sa dhëmbi i syrit, mu thye.!


    pse?

    asnje engjell nuk kam per'rreth shtepise
    sonte
    asnje demon nuk i ndal
    pse nuk vijne?


    ....e vrare


    te fundit e thashe te paren
    te paren ne fund do ta them
    kur te kem ikur
    do behem dhimbja jote
    e do me duash pa me sheruar
    do me pergjigjesh...
    kur une nuk jam me degjim
    ...do jem ndergjegjia jote e vrare.


    keto dite ndjellin
    mungesen e plote
    te shpreses.
    Kundershtimi i vazhdueshem
    ngaterrohet me doreheqjen
    doreheqja me pakenaqesine
    e ndergjegjshme
    ...(ky s'eshte trazim rinor!)


    ***
    nuk do ta braktis shkretetiren
    dua te di,
    deri ku kam shkuar.
    (le te mos me ndihmojne kthimet
    humbja nuk eshte me pak se fitorja)


    ***

    nuk zgjohem me nen qiellin tend
    buze bregut tend nuk bie te fle
    Nuk besoj me ne mrekulli te rrezueshme
    Ne pemen e lojes vdiqen te gjitha gjethet
    sythe, s'ka per te celur kurre.
    Sonte, fle nen nje mal te thate
    pa burime
    ne pemen e vizatuar me laps,
    cicerojne zogjte e qerpikte
    gri shkuar.

    Kjo eshte marrezi!


    qeshja mesoj te me
    perqeshe.
    une tallem me te.
    vuaj.


    bindjet e mia marroke.

    njeriu eshte send'
    poezia eshte dicka
    gjitheckaja,
    nuk eshte.


    ***
    hajdut xhepat e vdekjes
    e mbledh therrima shpirtrash
    ...
    jam krenare...
    se, pas cmendurise se pare
    mbeta prap romantike.


    Histori.

    ndarja sillet keq me mua
    ikja perqafet me ty
    si miq te kahershem
    dje te zemruar
    sot te ndershem.
    ....harrohemi neser!


    (ne kerkim te fjaleve te duhura
    qe nuk me duhen me)


    ***

    fati im, kurre s'u pame.
    tutemi prej njeri tjetrit
    edhe pse e dime se jemi
    te patjetersueshem
    dhe, vetem te njeri tjetrit.

    fati im, nje grusht lesh i bardhe
    me ty do te sajoj nje zog
    e ta nis drejt vetes
    per te te pare.


    gjeagjeze


    se c'eshtenje gje
    gjysem e mbytur
    gjysem e eger
    krejt melankolike
    krejt dhimbje
    krejt "kuje"
    frymon brenda meje
    s'fle kurre.


    shkakun ...
    e bejne veprat e mija
    jo te mira,
    sinqeriteti
    dhe dashuria.


    ***
    qetesia ka ngrire sonte
    rruges se akullt s'vjen dot
    eshte nate...
    e shpresa ka vdekur
    mbi gjethet e rena.


    ***
    vajtoj e vaji im nuk shihet
    nena ime nuk ishte shtatore
    ...vdekja vuan duke jetuar ne mua.


    ***
    sec eshte nje portokalle
    buze gremines se madhe
    era ende s'e paska rrezuar
    Jeta jone e keputur
    po e mabron eren
    ...portokallet prap do...
    te jene te portokallte.!


    dikush, ngre mure....!

    (dikujt i duhet ti kaperceje ato, ti shperfilli ose ti shemb, mjaft qete vij deri tek une.)
    deri ne mbytje te plotesishme...
    dhe.............................................!
     
  19. i'll_wait_4_U_in_Heaven

    i'll_wait_4_U_in_Heaven Forumium praecox

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    What can be talked about

    Something like shiver
    and coldness I have learned.
    SOmething like hate
    where you belong.
    Something of everything
    do I deserve?

    One heart trembling
    and gnashing of teeth,
    you see...
    is that something all for me?!

    SOmeday not far away
    I'll meet you in the crossroads
    and the something you dared for me
    will be lament of yours.

    I have feared and dread
    and you have known,
    I have screamed and wept
    and you there all along.

    ...one heart
    and god that knows,
    what your filth has whored.

    And know that shining star
    I have kept for soul, and GOD
    where no reason of you abide
    where my faith even crippled hide.

    So beat as you know
    I'll be scared.
    Filth as you know
    I'll be cleaned
    Tha something you dared
    even implored...
    it's now a shadow... a whore.


    GOD!...Save me

    of doors shutting
    stone, broken, bitter
    where your reach
    can't get hold of me
    when I can't hear thee.

    I know it won't last
    but it plagues me
    any minute of it
    every excrutiating pierce
    through my skin
    into the interior
    hurting deep.

    Save me...
    ...of what--> (tomorrow) awaits me.


    My journey toward you

    I have had my soul exiled
    farther, away in dismay

    no faith...no hope

    just your light
    signaling from so far away.

    Now that my tree of faith
    has bloomed
    I seek your love and comfort.

    Make my soul the waterfall of prayers
    my eyes the windows of hope
    my heart subdued so graciously
    so humble to you.

    Give my journey toward you
    the wings of light
    to guide me through.

    In the wild and the tempest
    I hear only you GOD.

    *Make me the most humble and devoted servant


    You and the sad me

    The sad me...
    had you, but never did.

    The sad me...
    has played love, laughed, hated
    so much you and the sad me.

    I cry and cry
    heart's pulping out
    you... is it you...?
    have you ever been?!

    I am still here
    with you
    building a grave so beautiful
    for the so dead me.

    You...you...you cursing
    with heart the degraded whore of me,
    in the name of love that I hurt you,
    so not true, SO SAD perished of you.

    And you curse and curse
    and it doesn't stop, even though
    I pray GOD

    I have stopped praying...
    I have stopped!

    I am a statue cursed, standing
    your curse and curse
    and I'm not moving here from
    till you realize
    what you've done.

    That my soul has cried
    and cried and only cried
    among tears so beautiful
    and sad and broken...

    Ohh!...YOU, why not your
    fate--> a barking dog
    better mine, I'll play love
    till clock clicks old.

    I won't leave till you see
    how much you have torn
    my youth destroyed and tormented me,
    how much I'm trapped
    and you curse and curse and curse
    forever curse.

    That I believe now to be
    A virgin whoreshely cursed.

    And I cry, I cry and I cry
    and it never ends
    it never will.

    And you curse that horrible curse
    ...and I love, so much love, love
    the broken, the miserable, the lonely,
    the forgotten, the crying, the tormented
    of me out there.

    I love and love and be a virgin
    till I die, and wait that...
    till you I'll curse.


    Farewell

    Is it snowing yet?
    ...ohh earth covered
    with a white suffron of peace.
    ...ohh nature's so nurturing!
    blessed be thy works.

    Did you love me!!!
    what a question!!!

    ...I have cried my last pain
    and I have stopped.
    I have stopped to think my path.

    I'll loose the sight of it
    if I do surrender to the dark
    doomed veil of this night
    ...the night I'm wandering and
    it's not ever ending.

    You...
    Why do I think of you...
    You...
    who simmered my heart with sickeness.
    Do you know how it bleeds,
    it's poisoned and it's leaking
    bitter red juices.
    Scarred, entrapped souls
    clenching their teeth.

    You don't know or you DO!!!

    I don't cry
    I am sorry
    there is no tear
    even the oceans have dried.
     
  20. macia_blu

    macia_blu Primus registratum

    Re: Dhe i trembesh heshtjes time.

    hej I aspire, te kisha me e dite e flet shqip? nese po... po per te krijuar a krijon shqip?
    Nese do t'i lexoja ne shqip poezite e tua do i shijoja me shume. (meqe per te meten time te madhe nuk me shijon poezia si ne shqip , i ka mbushur mendjen se poezia e para ne bote u shkrua shqip.... me gjithe keto desha te jem e sinqerte ne padijen time , anglishten pra.)
    me dashuri macia dhe flm .
    Mendo c'mund te te thosha po ti kisha lexuar shqip!!!
     

Shpërndajeni këtë faqe