Deklarata e Pavarësisë Së Shqipërisë

Diskutime tek 'Historia' filluar nga WORLD, 6 Sep 2016.

  1. WORLD

    WORLD Forumium praecox

    Deklarat e Pavaresise se Shqiperise ! Deklarata që i dha jetë shtetit shqiptar përmblidhet në disa rreshta, të shkruara në shqip dhe në arabisht. Pas tyre vijojnë firmat e delegatëve që morën pjesë në Asamblenë Kombëtare. Forma e saj është tepër e thjeshtë si pasojë e kushteve historike të kohës. Ajo vijon si më poshtë;

    Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912
    Pas fjalëvet që tha z.Kryetari Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme.


    Më poshtë paraqitet një kopje e Deklaratës që ndodhet në ambjentet e Kuvendit Popullor.
     
  2. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Gezuar Diten e Pavaresise, Shqiperi!

    Pavaresia eshte nje koncept e cila ekziston si fjale por jo si realitet.

    Cdo gje ne kete planet eshte e varur nga ekzistenca e dickaje tjeter. Pavaresia ketu nuk ekziston.

    Cdo gje ne planetin toke eshte nje rrjet holografik e cila mund te krahasohet me nje rrjete merimange. Nqs ne rrjeten e merimanges ka rene nje nusepashke e bukur dhe une dua qe t'a shpetoje atehere sikur te luaj me rrjeten dhe te pres vetem nje pjese te vogel te saj, gjithcka do te shkaterrohej. Reaksioni do te ishte zinxhir.

    Ose nje tjeter krahasim do te ishte loja JENGA.

    Ne kete sistem holografik, nqs une do te luaja me kujdes per te shpetuar ato pjese qe dua duke i shkeputur nga sistemi atehere shoku do te ishte i madh per sistemin vete i cili mund te rrezohej POR edhe per pjeset e hequra (tullat) te cilat do te kishin te njejten ndjesi qe Neo, Morpheus dhe Trinity kane jashte matrix-it!

    El
     

Shpërndajeni këtë faqe