Copëza shkrimesh.

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga dr love, 4 Jul 2013.

  1. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Mekati i diturise

    ... por nga pema e dijes dhe e se mires dhe se keqes nuk do te hani ...

    "Nuk do hani nga asnje peme ne oborr?"
    "Mund te hame nga pemet ne oborr, por nga pema qe eshte ne mes te oborrit nuk do hame. As nuk do e prekim, perndryshe vdesim."
    "Nuk keni per te vdekur jo. Nese hani nga ajo peme, thjesht do ju hapen syte dhe do te kuptoni."

    ... pema ishte e deshiruar sepse e bente dike te ditur, te mencur, te zgjuar. Ajo mori nje frut dhe e hengri. I dha edhe te shoqit qe e kishte prane, dhe hengren te dy ...

    "Ku je? Dil pra, ku je fshehur?"
    "Te degjova tek po vije. U tremba sepse jam lakuriq, prandaj u fsheha."
    "Lakur... Po nga e more vesh ti qe je lakuriq? Perjashta, ndyresire. Edhe ti, lavire!"
     
  2. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Me mungon ti.?...mbase me mungon thjesht nje kohe, apo nje xhest, nje imazh! Nje melodi, nje fjale, apo mbase nje tingull zeri! Ah zeri ndoshta?... mbase me mungon nje buzeqeshje, apo zhurma e frymarrjes per te thyer heshtjen rredh meje. Ne gjithcka qe me rrethon! Nuk e di cme mungon!...Por gjej vetem heshtje, qe i pergjigjet boshllekut tim! Ne gjithcka qe me rrethon gjej asgjen! Dhe shpirti im, mbetet i pa plote!...Nje copez e shpirtit tim eshte bosh! nuk e di cme mungon!...Por e di me mungon ti...
     
    Eléonoré and Solaris like this.
  3. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Me jepni te pi
    kenaqesi dhe gezim te pa thena ne kete helm. Por gjeta megjithate gezim, zbavitje, dhe ne qente helm, eshte e hidhura vdekja ime, me jepni, ejjj me jepni te pi! ne nje livadh te pamate endrrash shoh vetem. Jetoj nje tjeter jete, kam nje bote krejt te re. Lakuriqen, te shemtuaren te vereten, asqe e shoh. Me jepni te pi. O ti veres ngrohtesi shpetimtare, Te ftotit e Urrejtjes dhe te mohimit sme qasen dot. Cdo ftotesi larg. Te ftotit zilis dhe turpit. Me jepni te pi. Ketu, larg ligesis dhe rremimit te jetes,vetja me duket si ai lunderthyri Qe rishtas gjen limanin e sigurt. O me jepni te pi! Atje shkrij sebashku jeten, shpresen dhe mallin. Lodhur per vdekje nga rremuja e kesaj BOTE MASHTRIMI
     
    Eléonoré likes this.
  4. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Oj vajze sjam i leht jame i veshtire te kam then
    se objekt per njeri nuk behem dot
    dhe mos u mashtro nga larg me shpresa te vazhdosh
    ndoshta shancin ta dhuroj
    ndoshta ne duar tme kesh nje sekond
    digjesh si prush se as nje here ske per ta provu
    sps ne realiteti me teper sguxoj
    plas prej atje dhe vetem fantazo sps ate di tbesh me mire
    por qe tme afrohesh ste lejoj
    ty mendjen ta tranoj
    buzen ngadal e kafshoj
    me bisht te syrit te veshtroj
    me pelqen kur me ngacmon
    dhe ne ter trupi shikimin ma leshon.
     
    Eléonoré likes this.
  5. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Ti mos u bej kujtim...
    Rri e embla dashuri e fresket si ne fillim e ujitem jeten me dashuri e jo me kujtime...
    Eja!
    Eja dhe pastaj ik prape e me lere ta shijoj dhimbjen e ndarjes
    E embel eshte vuajtja qe shkaktohet nga mungesa jote
    Sepse mungesa jote gjithmone ma kujton pranine tende
    Eja edhe nje here dhe me godit mu ne zemer
    Qe te bindem se ende kam fuqi te perballem me dhimbjet!
    Por mos me thuaj te jetoj me kujtime...
    Mos harro se une kam palosur te gjithe jeten time ne perqafimin tend!
     
    Eléonoré likes this.
  6. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Tej xhamit
    Sa shume shi po bie spo pushon nuk e di a mendon per mua per dreq mendja te ty me shkon nuk dua une te mendoj por shpirti te kerkon...si zog larg fluturon ne kete qiell gri sot me kujtimesh te dhimbshme nen kujtime harrese nje hije kerkon sdi ste them vetem veshtroj shiun bie me furi sa shume shi nuk e di por sot me shume se kurre dua te jem me ty nen shi imagjinata e merzitur mes horizontesh tejet i merzitur me shiun e pa fund derdh si lot me shiun mallin zbres tek ty dhe nen ze te them te.......
     
    Eléonoré likes this.
  7. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Nuk eshte tek fjalet eshte nen lekur ne venat smund ta pershkruaj sado qe mundohem te shpreh te nxjerr ne pah ndjenjat por perseri ngelin te pa thena fjale ndjenja disa gjera thjesht ndihen nuk mund te shpjegohet Jan tpaskajshme tpa arrira te dalin ne siperfaqe dhe qendrojne ne theolin e detit me nje shikim gurgullues abstrak qe nuk ka alfabet te nderlidh ate qe une ndjej por pavarsisht gjthckaje ngel ndjenja me i bukur i te gjithe koherave.
     
  8. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Te miren smund ta zgjethim dhe ta bejme si disa varse qe varen ne qaf e disa ne thellesin e shpirtit triumfe hyjnore.
     
    Eléonoré likes this.
  9. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Dashuroj do te thote te dua....
    Cfare bene tjetra eshte puna jote.....
    jooo e jotja mund ta trishtoj...por do jet i lire....
    dhe nese deri tani ste ka thene njeri....
    dhe nese ste ka thene njeri.... liria jote eshte me e rendesishme
    sesa merzitja e tyre...
    dashuria ime eshte hyjnore me beso....
    dhe dashuria eshte gje e bukur kur eshte e vertet......
    e drejte.....
    e gezueshme dhe ledhatuse.....
    dashuria pa asnje genjeshter ....
    e pa semundshmeri.............
    nje mardhenie e shendosh ku sdo te shkel asnje mbi ty......
     
    Eléonoré likes this.
  10. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Njatjeta Brenato,

    Ne bangat e shkolles moj mike
    Dy emra i gdhendem dikur
    Por ti nuk e di si me ike
    Dhe zemres i vura nje gur....

    Me pelqente shume ta kendoja kete kenge.

    Ne se nuk ke guxim te shqiptosh emrin e saj, gdhende diku, be dicka me duart e tua...eshte rehatuese...une e di. Nuk di si te te ngushelloje me teper, por do te te tregoje historine nje mikut te familjes tone. Aksidentalisht, duke ngare makinen naten, jo ne gjendje te dehur, ndoshta pak i lodhur, ai shkaktoi marrjen e jetes se dy veteve. I futur ne burg, ne gjendje te thelle agonie qe fajesia i shkaktonte, imazhin nuk e nxirrte dot nga koka. Kerkoi disa materiale dhe filloi te gdhente drurin. Me copeza gurinjsh te vegjel e stolisi drurin...Myslyman ne besim, midis te tjerash, ai gdhendi dhe stolisi kryqin me te bukur qe kam pare deri me sot. I bukur sa nuk ka me, me vlere sa nuk ka me sepse e lau me lote pendimi dhe hidherimi dhe per cdo gur qe per kedo eshte thjesht gur kalldremi ose cope zhavorri e njgjyrosur per mua eshte diamant e shkuar diamantit se ka pare kaq shume ndjenje ky gur qe vec te kishte goje e te fliste.. Kete kryq ai ia fali motres time kurse mua me fali nje kuti me nje trendafil te kuq siper...nuk mbaj bizhuteri brenda as flori, as diamante vec cakmake dhe filtra plastike per cigaret...ajo kuti qe u la me lot do ngrohtesine e zjarrit per t'u thare.

    Ne raste kur shpirti me dhemb e nuk gjej dot ngushellim, perpiqem te angazhoj duart duke thurrur triko, duke qendisur, duke punuar me bize apo duke perdorur makinen qepese. Eshte ndjesia e nje lloj perhumbje rehatuese qe me duket sikur me riperterit. Provoje mbase funksionon edhe per ty.

    Head up young man!!!!
    Te uroj gjithe te mirat.
    Eléonoré
     
    Hope and brenatohyseni like this.
  11. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Kur te ndjesh ne vetmi mesnata me heshtjen e saj
    dot bej te ndjesh livadhe me lule shume ngjyrshe ne zemren tende kur prezenca yte mungesen te kerkoj te dish se gjendem shume afer jam ne duart e tua te brishta qe te mblesh folket e tu me embelsi kur te ndjesh vetmi dhe kur dhoma jote eshte e ngushte dhe nuk nxen endrrat e tua dhe kur dimri i rend te ngre fole ne zemren tende shiko larte ne qiell jam ylli qe fiket dridhet per prekjen tende kur te ndjesh vetmi dhe gjithcka per rredh teje kane heshtu dhe kur gjaku ne vena nuk qarkullon sepse zemra te eshte thyer zemra ime nuk je vetem jam afer teje jam engjeli mbrojtes jashte portes tende qe une shoh degjoj thirrjen tende kur te ndihesh e vetmuar dhe kur te ndiheshe trishtuar dhe kur ora nuk kalon dhe kur te jesh e kercenuar mos harro ke zemren time qe te mbron eja tek vendi i njohur tek stoli sebashku tete disedojme pak jam dora e brishta qe te mblesh folket e tu me embelsi jam engjeli mbrojtes jashte portes tende jam ylli qe fiket dridhet ne prekjen tende.!
    eshte detikuar te gjithve atyre qe jetojne ne vetmi.
     
    Hope likes this.
  12. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    U thye heshtja...U thye heshtja... u rrit... Buzeqeshi... Dhe u thye...Te kisha thene... Mos luaj me mua...Mos me boshatis...Te kisha thene... mos luaj me mua...Mos me boshatis...Mos me nenvlereso...Tani pse me pyet si eshte e mundur fjalet te godasin ne kete mynyre...nuk e prisje...kur shpirti shperthen para syve te bien persiper dhe te perpijne...per te padrejten...Per tradhetin...per te dhenat e dashurise qe mbyten ne komerciale deterash. U thye heshtja... Prej aq shume ditetesh te mungeses i kisha ruajtur...
     
  13. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Mos me ler ne gjithe kete dhimbje Mos me ler ne shi rikthem perseri buzeqeshjen time Eja dhe merri keto lot larg nga Une kam nevoje krahet tuaj per tu mbajtur si femi...Tani netet jane aq te rrepta... Sillmi ato nete kur me ke mbajtur prane teje
     
  14. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Skam nevoj te shkruaj ne emer
    te therras si te dua
    se je ledhja shpirtit tim
    e di se kush je....
    ate emer e mbaj ne zemer
    ate zerin tend te embel
    duhet ta dish
    se te dua me gjithe zemer
    mos i prish
    ato plane tona qe thurem
    mos me lendo
    qe tme braktisesh ndonjehere
    mos u pendo
    ate beze qeshje qe me fale
    me ty do ta ndaj
    se jeta na therret sebashku
    do ti mbaj premtimet qe ti thashe
    se burojne nga shpirti
    mos i nencmo
    ato ndjenja qe ti shpalosa
    dhe beso
    sepse nga zemra dolen
    mos i harro.!
     
  15. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    E imja je me thuaj...
    se i yti jam do te them
    se jam ne krahun tend
    Ateher kur te bindesh
    per ty i kam harxhuar
    kaq shume nete pa gjume
    do ta kuptosh mire
    se sa me ke munguar
    ateher kur ta kuptosh ti
    atehere kur te puth per here te pare
    do te jem me i gezuar
    edhe pse trupat tone
    jane ndoshta te perveluar
    atehere do ti them ty
    fjalet me te shtrenjta
    atehere kur te takohemi!
     
  16. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    ... Ajo qe bej shpesh here eshte se è mare mendjen time dhe e ve ne duar e hap si nje goxhe qe hap petalet e saj me aromen e saj te kendshme dhe ne cdo petale qe hap eshte dicka unike universale sepse eshte frymezimi forca per te bere te pamunduren te mundur aroma e saj eshte vertet marramendes me con ne ekstasi mekatari i saj eshte jete qe gurgullon ne venat e mia eshte potencial adrenalin qe e kerkon e gjithe qenia ime instiktifisht shpesh here eshte abstrake se kuptoj por aroma e saj unike me bene te fluturoj te fluturoj ne horizonte tpafundme me ndjell te gjithe qenien time per ta pushtuar cdo pjes te trupit te saj eshte bote.... vet bota e gjithcka ka ne te... eshte ndjej eshte dashuri qe nuk mund ti rezistoj porencialit te saj marramendes ku cdo kush deshiron ta kepusi dhe ta mbaj per vete! Cuditerisht ndjej Brenda meje nje tjeter njeri rilind brenda meje sa here qe rri dhe e mendoj shpirtin e saj qe me gjunjozon dhe me ngre ne piedstal eshte ajo me magjin e saj qe nuk lejon te perfumosen me tradheti! Nuk lejon askend tme prek bukuria e saj hyjnore frenkuecat qe ajo leshon me shikimin e saj mendjen ma trajnon kur te gjithe trupin ma pershkron ndihem porsi nje femi kundrejt brishtesis elekuente te saj engjellore e dua e dua vertet ta pushtoj kete krijes hyjnore eshte shpirti im binjak.
     
  17. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    Gilman Bakalli

    Barku i Leviatanit në një video (impresion viziv)

    Me vëzhgimin për kushedi të satën herë të videos së famshme (ose famëkeqe) me një zëvendëskryeministër dhe një ministër më ndodhi diçka vërtet e çuditshme. Në momentin që specialistët thanë se zëri nuk ekziston, në momentin që Gjykata e Lartë shkoi edhe më larg se specialistët duke thënë se “fakti nuk ekziston”, nuk u dhashë më aspak rëndësi fjalëve që artikuloheshin apo që presupozohej se shqiptoheshin në atë video. Sa më shumë përsëriteshin pamjet aq më pak i dëgjoja fjalët e aq më pak mundohesha të fokusohem tek kuptimi i tyre. Derisa një ditë, kur e pashë për herë të fundit, fjalët nuk ekzistonin më. Kishte ndodhur që, duke mos u besuar veshëve, kisha mprehur në mënyrë refleksive sytë dhe ajo që shikoja fliste me një gjuhë më të qartë dhe të patjetërsueshme në simbolikën e saj se çdo fjalë: Barku! Po, po, Barku! Harrojini fjalët, lini gjithshka tjetër në atë video, por mos anashkaloni Barkun impozant, i cili tundet për pas sekonda para se të zhytet në kolltuk. Para atij Barku, fjalët janë memece dhe të pavlera! Fjalët mund t’i manipulosh, por jo atë Bark elokuent që flet me gjuhën e vet të pathyeshme.

    Çfarë na thotë, pra, Barku i pamanipulueshëm i asaj videoje?

    Elias Canetti, teksa shkruan në librin e tij “Masa dhe pushteti” për hamësit e mëdhenj (Meistesser), shprehet se ka grupe njerëzish, të cilët tek këto hamës shohin prijësin e tyre. Barku i tyre i mbushur cep më cep u jep atyre garancinë se rreziku për të vuajtur apo vdekur nga uria ka kaluar. I gëzohen aq fort barkut të madh e të mbushur të prijësit a thua se ky e ka mbushur barkun edhe për ato. Këtu shfaqet qartë raporti midis pushtetit dhe procesit të tretjes.
    Në bibliografinë e po këtij libri, Canetti përmend një etnolog me emrin H.A. Junod. Junod, duke iu referuar fisit Bantu, përshkruan aktivitetin e prijësit të këtij fisi, aktivitet i cili konsiston kryesisht në konsumimin e sasive kolosale ushqimore. E njëjta fjalë “fouma” në gjuhën e këtij fisi shenjon dy folje: “sundoj” dhe “ha”. Detyrimet e anëtarëve të fisit Bantu ndaj prijësit shlyhen përmes ushqimesh, të cilat mbreti i konsumon me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Rituali i të ushqyerit të prijësit forcon identitetin dhe bashkon anëtarët e fisit.Ashtu si në rrathët e trungut të një peme mund të lexosh jo vetëm moshën e pemës, por edhe cilësinë e viteve të kaluara nga vetë pema, ashtu edhe palat e dhjamit në barkun në rritje të prijësit informojnë banorët e fisit në lidhje me mirëqenien aktuale dhe të ardhshme të bashkësisë së tyre. Barku i dhjamosur i kryetarit u transmeton atyre siguri në një botë, ku burimet ushqimore rrallohen gjithnjë e më tepër; anasjelltas humbja e peshës, rënia e barkut të kryetarit do t’u sinjalizonte banorëve krizë dhe rrezik. Për këtë arësye mbretit i duhet të rrasë në barkun e tij sasi kolosale ushqimesh. Në këtë ritual ai përfaqëson gjithë anëtarët e fisit. Po të mos hante, mbreti do të kryente mëkatin më të madh kundër moralit të fisit.
    Në realitetin transparent të fisit Bantu, foljve “sundoj” dhe “ha” u qëndrojnë përballë të kundërtat e tyre, foljet “sundohem” dhe “paguaj detyrimin”. Edhe për këtë, gjuha bantu ka një fjalë të vetme: “louba”, e cila shpreh njëkohësisht vasalin dhe taksapaguesin. Asnjëherë nuk bën vaki që mbreti ta kollofisë të gjithë detyrimin që i dorëzojnë vasalët. Taksën në formë ushqimore, prijësi nuk e konsumon asnjëherë i vetëm dhe nuk e ndan asnjëherë vetëm me shpurën e tij besnike, njerëzit e aparatit shtetëror, si me thënë. Një pjesë e madhe e ushqimeve i kthehet edhe një herë mbrapsht taksapaguesëve, tek mbështetja e të cilëve mbreti bazon ekzistencën e tij. Bujaria, zemërgjerësia e prijësit është premisa për ta ruajtur pushtetin. Procesi i marrjes, grumbullimit, ruajtjes dhe shpërndarjes është një proces kryesisht politik dhe me kosto të lartë.
    Në videon e famshme Barku flet vetë. Flet për mirëqenie. Një mirëqenie thjesht personale. Flet ekskluzivisht për marrje. Jo për shpërndarje. Më vjen keq, zotëri, por ky Bark nuk ka vend në politikën ku qytetari është i pari. Në fisin Bantu jo që jo!
     
    brenatohyseni and Hope like this.
  18. Chrono_Crusade

    Chrono_Crusade Valoris scriptorum

    VAJZA NE DEBORE

    Amerika?-tha profesor Materasi.-Amerika?Ah!Eshte vend me ndertim kompleks, me probleme nga me te nderlikuarat, jo ashtu si e perfytyrojne shkrimtaret tuaj dhe tanet. Une qe kam bredhur shume, qe ku skam qene qe kam dhene Frengjisht ne 13 universitete dhe ne 3 kolegje vajzash, mund te them me plot gojen se nuk ekziston nje Amerike. Jane disa Amerika...Ajo qe ne Boston mbahet per e vertete, ne Kanzas Siti shpallet e gabuar, ndryshime edhe me te medha do te vini re , ne ju qofte rruga ne Los Anxhels.... Ju evropianet, qe nuk keni shkuar kurre me larg se Plase de la Konkord, ju te pohoni qe Amerikanet nuk provokan ndjenja te njejta me tonat / Seshte ashtu sic thoni ju!Amerikani dashuron, deshiron lakmon pak a shume si dhe ju. A ka dhe ndryshime? Sigurisht qe ka . Vec ngjasimi ne krahasim me ndryshimin eshte me i madh. Nenat amerikane jane para se gjithash nena, nje femer eshte mbi te gjitha nje femer. Kur bie ne dashuri nje amerikan e sheh veten ne kllapine e puritanizmit i cliruar ne menyre naive nga froidizmi pseudoshkencor, por ne fund te fundit, ai dashuron sic dashurojme ne dhe dramat e tij shpirterore jane krejt te kuptueshme per ne. Ndali per nje cast kerkoi ne xhepat dicka dhe nxorri nje leter. Pastaj tha: E megjithate, ndonjehere habitesh nga ajo qe sheh, mund edhe te gabosh... Ja, kjo letra ketu eshte e nje djali nga Cikagoja, quhat Hari Plag. Eshte nje studenti im. Ah! 8 a 10 te shkuara i kam bere nje te keqe pa dashjen time. Ishte djale per koken e djalit, njeri per se mbari, vec, theksin e kishte te tmerrshem, ishte nga vise te thella... Viti 1930 jepja letersi ne Sandpuend, ne kete universitet te cuditshem te atij vendi malor, te ngritur enkas per te krishterizuar indjanet. Smbaj mend te kem patur studente me interesante se keta, gjate tere karrjeres sime te profesorit; ishin pak te eger, pak te vrazhde, qe shpjegohet po te kemi parasysh egersine e atyre vendeve, por per sinqeritet, per besnikeri dhe shkathtesi mendjeje s’ua gjeje shokun . Jepja mesim ne grupe te vegjel, zhvilloja biseda te lira, kisha mundesi te familjarizohesha. Eshte nje nga dramat e moshes se thyer pamundesia per te mbajtur kontakte te gjalla me ate te brezit te ri, por mesimdhenesi qe e do profesionin sherben si ure lidhese ndermjet brezave. Pas disa javesh pune ne kete universitet, nuk ndjeja kurrefare ngurimi ne komunikim me studentet. Me pelqente ti shihja kur hynin ne auditor tere zhurme e potere me te qeshura e brohoritje. Kush hynte i pari,zinte karriget,te tjeret uleshin ne qilim. O pinin cigare, o thithnin cibuket. Programi parashikonte mesime per Rusoin,Balzakun per Sarterin ,por ne para se gjithash flisnim per jeten,ata tregonin per veten e tyre per friken para saj. Ishin vitet e krizes se madhe, gjendja keqesohej cdo dite. Nje te djele po qendroja para dritares ne dhomen time dhe po shihja boren qe po binte floke-floke. Ate cast me zune syte Plagun,qe e doja dhe e mbaja afer per akcentin origjinal me te cilin fliste, por edhe per mendjen esell e te ndritur qe kishte,ndonese ishte pak i ashper. Sapo zbriti nga nje makine dhe ndali para deres sime. –Pa shih!-i thashe gruas. –Eshte miku yne Plag. Te dielen ketu?...Cdreq e paska sjelle? Befasia ime shpjegohet me zakonin qe kisha per te mos u marre kurre me studentet apo me punet e tyre. Te dielave ata shkonin ne kishe, disa merreshin me sport,thuajse te gjithe dilnin shetitje me ndinje vajze. T’i vije per vizite te dielen profesorit te frengjishtes nuk ishte dicka e zakoncme. Pa e fikur motorin e makines, doli prej saj dhe kokulur dhe i ngrysur eci neper rrugicen e shtruar me plloca qe te shpinte ne shtepine time. Dola ti hapja deren. –Zell shembellor ky i juaji, Plag,-i thashe. –Erdhet te dielen ne mengjes per te folur me mua frengjisht? –Per te folur Frengjisht, thate? Ah jo!Kam ardhur per nje pune personale. Te me falni zoteri qe po ju shqetesoj, erdha per nje pune qe as vete se kuptoj. Kam nevoje per keshille mendova se do ma jepni. Sa me shume qe e degjoja, aq me pak po e njihja Plagun e qete te permbajtur. Halli i tij po me vinte ne siklet. –Po uluni,Plag!-i thashe dhe mora nje cigare. –Ndizeni, do t’ju qetesoje.-Ju faleminderit zoteri... Do flas shkurt. Nje histori idiote eshte...-Do t’ua tregoj pa ju fshehur asgje ne qofte se do te me denoni...
    -Po mire po ju degjoj. Keni shkrepse Plag? Vazhdoni atehere. Zuri te fliste me zjarr tejet i perqendruar, kjo me beri te mendoja se kisha te beja me dicka serjoze. “E pse nuk shkoi te Doueni?- thashe me vete,-Eshte detyra e Filipit dhe jo e imja te merret me hallet e studenteve”.
    -Do perpiqem te jem i sakte ,zoteri, ashtu sic na keni mesuar ju, do mundohem te jem objektiv. Ju e dini , zoteri, qe administrate e universitetit jep cdo te shtune te pare te muajit ballo, net e cilen cdo student ka te drejte te ftoje nje vajze. Jane vajzat e profesoreve por ne shumicen e tyre jane banore te Sandpuenit, ka qe ftojne edhe nga qytetet fqinje. Kuptohet, nuk mund ti strehojme ne dhomat tona, sepse jane godina universitare, per me teper qe konsiderohet si dicka e pamoralshme. Ndoshta do tju duket qesharake po t’ju them se strehimi ne dhomat tona i te ftuarve eshte pune e rrezikeshme... Per mysafiret rezervohen qe me pare dhoma ne hotele.
    -Kete qe thoni e di Plag. Para se te vendosesha ne kete shtepi, kam jetuar ne hotel, kam pare me syte e mi se si mbushej ne kesi rastesh hoteli me motra, kusherira,te fejuara...Me ngazellente ajo dite e zureshme, e hareshme...-A ju kujtohet qe u pame te shtunen e fundit ne ndeshjen Harvard-Sandpuenti? Isha me Katerinen. Ishit ulur ne rreshtin siper nesh. Ju kerkova falje, kur Katerina u peshtet pa dashje ne gjunjet tuaj. –Me kujtohet ju kam pare me nje vajze shume te bukur, nje leshverdhe me triko te kuqe. Plagu e gelltiti me veshtiresi peshtymen dhe vazhdoi:-Po leshverdhe ishte dhe shume e bukur.Shoqerohemi prej disa muajsh. Dje ne mbremje erdhi per ballon. Kercyem nje pjese te kohes dhe pastaj e shoqerova per ne hotel, vete shkova te flija ne konvikt. Ju e dini, zoteri, qe banoj ne katin e pare.
    Me kujtohej fare mire, sepse kisha qene nje here per caj te Plagu bashke me djelmosha te tjere. Ishte nje ndertese e stilit gotik, nje dhurate per studentet, e bankierit Harison. Me pelqyen shume kolltuket por e mallkova gramafonin.
    -Duhet t’ju them, zoteri, qe gjate dites ja kisha treguar Katerines dhomen.- A keni te drejte te fusni ne dhome vajza? –Deri para darkes po, zoteri. Por ne qofte se nje vajze del nga dhomat pas kesaj kohe, studentin e perjashtojne nga universiteti. Pra pasi cova Katerinen ne hotel, mbylla ne garazh makinen dhe u ktheva ne dhomen time. Kisha filluar te zhvishesha, kur degjova te therrisnin, pastaj te gjuanin me guricka ne dritare. Pashe jashte. Poshte dritares,ne debore ishte Katerina me pallto te bardhe.
    “Zot i madh! – i thashe me ze te ulet.-C’ben aty e dashur?” “Ngela perjashta, kam harruar celesin e dhomes”, -me tha. “Oh Katerina! Po portieri i hotelit mund te ta hapte deren!” “Nuk ishte aty” “Si keshtu? Po une e pashe, kur te percolla. Aty ishte” “Kam shume ftohte!” –tha me ze te dridhur. “Me prit aty e dashur! Tani po dal, shkojme te dy ne hotel. Do ta gjejme menyren si ta hapim deren”-i thashe. Katerina u afrua te dritarja dhe merrmeriti: “Me mire me ndihmo te ngjitem. Neser do largohem heret, qe pa gdhire...”
    Nuk po dija si tja beja, isha ne siklet te madh, po me vinte koka verdalle. Ajo qe me kerkonte ishte e ndaluar, nje gabim si ky, ju e dini, Doueni s’ta fal kurre. Finigon per kete e perjashtuan nga universiteti, e pra, ishte shtylla e ekipit te bejzbollit. Ta neperkembje te ardhmen per nje kaprico femre! Ishte nje idiotesi! Se nuk jam femije tani. E dija si jo, qe: s’do te ishte i vogel tundimi, ta kaloja naten me nje vajze te bukur si Katerina, por nuk doja te lidhesha seriozisht me te, ishte vajze e kendeshme per te shkuar ne stadium, ne nje mbremje vallezimi, por vetem kaq. Se heren e kaluar, Zoteri, nuk e di ne ju kujtohet, folem per Molierin. Kur po analizonim “Grate e mesuara” diskutuam edhe per tipat e femrave, secili foli per bashkeshorten e ardheshme, edhe une e portretizova zonjen Hari Plag te ardheshme. Doli se s’kishte shume gjera te perbashketa me Katerinen. Mund t’ua bej te ditur kete. Vetem tani qe po i shoh gjerat esell, po ve re qe ne sjelljen e asaj vajze sec kishte dicka te panatyreshme, se po genjente qe thoshte ashtu per portierin, se e kishte paramenduar kete aventure. Nje ze i brendeshem me thoshte te perfitoja nga rasti, por zeri i vetedijes me thoshte jo”. Duart e katrines u shtrine perpara per ta ndihmuar te hipte ne dritare, nje sekonde me vone e shterngova ne krahet e mi, te kallkanosur, por te qeshur. E ula ne divan dhe mbylla dritaren. Katerina tere kohen qeshte. U ngrit hoqi pallton mbeti ne fustanin e ballos. Ishte po aq e bukur, zoteri, me ate fustan te bardhe, te zbukuruar me temine, me supet lakuriq, me floket e verdhe, te dendur.
    Sikur ma hoqen me dore humorin e keq dhe drojen, shqetesimin dhe friken. Katerina me kerkoi nje cigare, dukej fare e qete, me foli me ze te shtruar per gjerat qe i zinte syri.
     
    Last edited by a moderator: 29 Oct 2016
  19. Hope

    Hope dans ton coeur

    ......

    Dhembjet e mia për dashurinë janë të njëjta, si sot ashtu dhe nesër, ikin dhe vijnë duke sjellë me vete dëshpërimin e së njëjtës fytyrë të ëmbël....
     
  20. TinkerBell

    TinkerBell Papirus rex

    I may never be happy,but tonight i am content.Nothing more than an empty house,the warm hazy weariness from a day spent setting strawberry runners in the sun,a glass of cool sweet milk,and a shallow dish of blueberries bathed in cream.Now i know how people can live without books,without college.When on is so tired at the end of a day one must sleep,and at the next dawn there are more strawberry runners to set,and so one goes on living,near the earth.At times like this I'd call myself a fool to ask for more. --Sylvia Plath ,The Unabridged Journals
     
    Last edited: 1 Nov 2016
    brenatohyseni, Hope and gurax like this.

Shpërndajeni këtë faqe