Copëza shkrimesh.

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga dr love, 4 Jul 2013.

  1. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

  2. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

  3. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

  4. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

  5. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

  6. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

  7. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

  8. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

  9. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

  10. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

  11. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

  12. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    «Farat e mbretit» është një histori e shkurtër dhe shumë e bukur, me një moral shumë të njohur, "çfarë të mbjellësh do të korrësh". Dhe si çdo histori e mirë fillon me një mbret.
    Ky mbret, po plakej, dhe vendosi se duhet të zgjidhte pasardhësin e tij. Kështu, një ditë, mblodhi të gjithë të rinjtë e pallatit mbretëror dhe i tha se pasardhësi i tij do ishte një prej tyre. Dhe i vuri ata në një provë. I dha secilit nga një farë dhe i tha: “Dua ta mbillni, të kujdeseni dhe pas një viti të më sillni bimën.” Unë do të shikoj bimën dhe do të gjykoj se kush meriton të jetë mbreti i ardhshëm.

    Ndërmjet të rinjve, ishte dikush i quajtur Ling. Ai e morri farën dhe gjithë entuziazëm u nis për në shtëpi që ti tregonte nënës së tij se çfarë kishte ndodhur. Ling-u e mbolli me kujdes farën dhe filloi të kujdesej për të. E ujiste çdo ditë dhe priste me padurim që ajo të mbinte. Por pas disa javësh, dëgjoi të rinjtë e tjerë të flisnin për bimët e tyre, që kishin mbirë dhe ishin rritur.
    Ling e shikonte çdo ditë farën por asgjë nuk po mbinte. Kishin kaluar pesë javë dhe të rinjtë e tjerë flisnin me entuziazëm për bukurinë dhe se sa ishin rritur bimët e tyre. Ai filloi të zgjënjehej. Megjithëatë nuk pushonte asnjëherë së kujdesuri për farën që i kishte dhënë mbreti.

    Ditët u bënë javë, javët u bënë muaj dhe u mbyll viti. Fara e Ling nuk mbiu kurrë. Por, edhe pse ndihej i turpëruar, morri vazon e tij boshe dhe shkoi edhe ai para mbretit. Kur arriti aty, ngeli i habitur nga shumëllojshmëria e bimëve që kishin kultivuar të tjerët. Ishin bimë të bukura me përmasa dhe forma të ndryshme. Ling e uli vazon e tij në tokë. Shumë nga të tjerët filluan ta tallnin. Disave ju erdhi keq dhe filluan ti thoshnin: “Mos u mërzit, të paktën u përpoqe.”

    Kur erdhi mbreti, i hodhi një sy bimëve dhe përshëndeti të pranishmit. Ling përpiqej të fshehej nga fund i sallës. “Sa bimë, pemë dhe lule të bukura që keni kultivuar” tha mbreti. “Sot do të zgjedh njërin prej jush që të jetë pasardhësi im”.

    Në një moment vuri re Ling, qe po fshehej pas të tjerëve dhe i kërkoi që të dilte përpara. Ai i turpëruar ju afrua mbretit me vazon e tij bosh.
    Mbreti i kërkoi të prezantohej. “Më quajnë Ling” tha ai dhe dëgjoi gjithë sallën të qeshte. Të gjithë po qeshin, përveç mbretit. Ky i fundit pasi i kërkoi të pjesëmarrësve që të mbanin qetësi tha me zë të lartë: “Ja mbreti juaj i ri ! Ai quhet Ling ! ” Ling nuk po i besonte veshëve. Ai as nuk kishte arritur ta bënte farën që të mbinte! Si mund të ishte ai mbreti i ri?
    Atëherë madhëria e tij tha: “Si sot, para një viti, i dhash secilit nga ju një farë. Ju thashë ta mbillni, të kujdeseni dhe të ma sillni pas një viti. E vërteta është se ju dhash të gjithëve fara të ziera të cilat nuk mbijnë. Të gjithë, përveç Ling, më sollët pemë, bimë dhe lule” Kur zbuluat se farat nuk po mbinin, e zëvendësuat farën që unë ju dhashë me një tjetër. Ling ishte i vetmi që pati guximin dhe ndershmërinë të më sillte vazon bosh, ku kishte mbjellë farën që unë i dhashë. Ndaj ai është mbreti i ri!

    Po mbolle ndershmëri, do korrësh besim.
    Po mbolle mirësi, do korrësh shoqëri.
    Po mbolle përulësi, do korrësh madhështi.
    Po mbolle këmbëngulje, do korrësh fitore.
    Po mbolle reflektim, do korrësh harmoni.
    Po mbolle punë me përkushtim, do korrësh sukses.
    Po mbolle falje, do korrësh pajtim.
    Po mbolle sinqeritet, do korrësh marrëdhënie.
    Po mbolle durim, do korrësh përmirësim.
    Po mbolle besim, do korrësh mrekulli.
    Po mbolle tradhëti, do korrësh mosbesim.
    Po mbolle egoizëm, do korrësh vetmi.
    Po mbolle krenari, do korrësh katastrofë.
    Po mbolle xhelozi, do korresh bezdi.
    Po mbolle dembelizëm, do korrësh ngecje.
    Po mbolle hidhërim, do korrësh izolim.
    Po mbolle lakmi, do korrësh humbje.
    Po mbolle fjalë të këqija, do korrësh armiq.
    Po mbolle mërzitje, do korrësh rrudha.
    Po mbolle mëkate, do korrësh faj.

    Prandaj, kujdes, atë që mbjell tani. Ajo do vendosë se çfarë do të korrësh nesër. Farat që do të mbjellësh do ta bëjnë jetën më të keqe ose më të mirë, si jetën tënde ashtu edhe të atyre që të rrethojnë
     
    tropojanja likes this.
  13. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

  14. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    "ti me kujton nje poezi qe nuk arrij
    ta kujtoj
    nje kenge qe nuk ka ekzistuar
    nje vend ku s'duhet te
    kem qene kurre."
     
  15. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Ndersa te gjithe e vrasin ate qe duan. Degjojini keto qe po ju them!
    -Dikush I vret me nje te shikuar, dikush me fjale lajkatare.
    Frikacaket I vrasin me puthje, guximtaret me tehun e shpates.
    Dikush e vret kur eshte I ri ate qe do, dikush kur eshte I vjeter.
    Dikush e mbyt me deshire, dikush me duar te lyera me ar.
    Ai qe ka meshire e vret me thike, sepse ai qe vdes nga thika ftohet shpejt.
    Dikush e do pak, dikush e do shume.
    Dikush e shet, dikush e blen.
    Dikush derdh lot kur vret, dikush s’luan as qerpikun,
    sepse te gjithe e vrasin te dashurin, por jo te gjithe ata qe vriten, vdesin!
     
    tropojanja likes this.
  16. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Busull e thjeshte

    Perse per ta lundruar kete varke nuk mund te perdor rremat e mia prej druri por lopata prej tokash te tjera
    ndryshe e rrah ujin per te marre drejtimin nga ky breg I eger ne nje breg me te ulet me te rrahur nga dielli ndoshta perkunder rrymes kam çare ujrash dhe ndjekur ne menyren time nje konvencion gjerash te steres dhe domethenies time prej marinari te qete dhe premtues duke mbajtur shpatullash dhe siperfaqes se mprehte peshe dhe ashpersi perplasjesh si ne fije te tehut dhe serish kam mbetur I thjeshte dhe I lenduar por krenar e i munduar dhe i menduar drejtesisht per me shume refren shpresash te pastra dhe qellimisht te panenshtrueshme dallgesh te larta dhe te egra dhe gjithe vrull si per te me batuar dhe mbytyr ne trishtim por mjaftueshem dhe i plaguar kam enderruar dhe hedhur matane valesh velash dhe kembenguljesh rrugetimin tim notues dhe te brishte e ndersa sot liqeni im i ngushte jete dhe I thelle padukshmerisht perditshmerive derdhet nje ujvare te papritur te thepisur dhe tejet te veshtire per te ndaluar per te qene dhe per te vazhduar si nje varke e vogel e gjendshme dhe e urte e kur atje matane duket se si ky uje qe derdhet ka nje lugine te tere qe e pershkon ujeshume dhe I orentuar e mua nuk me behet te kryej gje tjeter veç ta shtyj lundrimin tim jo per me vone por ta afroj pernjeherit duke rrezikuar dhe duke ndezur motivin per te cilin luaj nje mal te tere nga vendi dhe spirance nuk hedh perkundrazi ndez motorat e shpirtit dhe kraheve u jap si tu grah kuajve te eger e ne shkulm te rendjes drejt qellimesh dhe urash te larta fisnike dhe te forta per te arritur kohen e bukur te shkelqimit te henes pas nje shiu te rrembyeshem permbi kopshtin tim te frymesimit rreshtor dhe diktues qe nuk humbet ngjyre dhe bese por lulezon nje rrahje lopatash te pa pishmena pikerisht dhe transparente tej e tej perderisa ujrat e jetes dendur çelin deri ne deltinen e detit te vdekjes gjallim dhe triumfe te dhimbshme deri ne gjakosje shputash e kallo duarsh por qe mbeten vetem shenja dhe e gjitha ndez nje bardhesi te pashme dhe te ndjeshme duke lene pas nje arome te mire dhe gjeresi zemre qe mund ta prekin te gjithe ku ndoshta dhe mund ti lehin por ajo ngelet e pashperbere dhe pulsuese si drite farit kur ben shenje gjitherresires rrezikun e shkembinjve kercenues dhe copezues
     
  17. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Serishmi

    Prej gjasmes lind diçka jo e pjekur kjo eshte e harrueshme para drites shtrembet dhe lirohet anullohet ha rritet agon si shpirt si gjalle si fryme nuk eshte e kot provon dhe pret te dale mire reagon dhe shtyp parazitet e vetvetes mban dhe nis nje kohe te tere ruajtesie per te mos shkelur deziluzionimit por qartesisht te lartohet ndaj nje humbjeje te plote
    per nje ngjashmeri te tille ndryshe per nga dobesia qendron me teper se sa te zhduket dhemb por plaga mbyllet dhe pas vuajtjes nuk ka perendim as renie te piseta qe mbajne ere te vjellurash dhe thartesi dhe hidhesi por si kristal shkelqen dhe eshte me shume se larg fare prane diellit te rendesishem dhe maturis qe rrezaton si gjak i paster dhe rezistence te lakmueshme dritesimi dhe percjellje akujsh te mosperçimit
    si nje pendim i lumtur behet gongel dhe luan si flutur permbi te luleve pistil mendimesh dhe shfaq nje keng te cicerueshme si zgjim i bukur I nje bilbili a si nje bel I bukur holle qe tundet embel e marrmendese dhe mposht kaq sfidshem nje hakerim qensh sa lehja kuiset nen te voglen e te erreten zemer qe poshte guximesh te veta mban frena te therrmueshme dhe dredha te tinezueshme per nje dite a per nje ore a per nje çast zgripesh te mirefillta
     
    tropojanja likes this.
  18. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Me fal..Te bezdis prania ime?
    Eh di qe PO..eh di qe tashme tek ajo pjese qe e zija vetem une dhe ti...
    Ka mjergull ka kujtime ka harrese...
    Me ndjen si me pare?
    Them te drejten se besoj?Tani mendoj qe duhemi per te vetmen arsye se kemi goxha kujtime bashke ne te kaluaren,,!!
    Sa shpejt kthehen gjerat ne kujtime?
    Pse valle ndodh keshtu?
    Do largohesh nga mua?
    Ç'pytje e tmerrshme qe eshte ,me dhemb 'GJUHA' e nuk e flas dot e as nuk e peshperis kete pergjigje...
     
    agim40 likes this.
  19. Balahk

    Balahk Locus omnem

    O Zot, s'dija qe kaq shpejt do ndieja kenaqesin e te parit ndersa vuan ne harresen e nje kohe qe po shkon..kenaqesin e te parit qe,Zoti kthen gjithcka ne vend,edhe te fut ne rruget plote labirinthe qe,i ndertuam enkas,per te ngritur kurthe ndaj te tjereve,ku te mos gjenin nje drejtim,e te humbisnin neper rrugica,ashtu sic humbin edhe kujtimet e nje kohe qe lame pas.o them fort,ka nje Zot.
     
  20. agim40

    agim40 Valoris scriptorum

    Një thënie nga një libër
    “Looking For Alaska (2005) nga John Green.
    “Do të doja të shtrihem pranë saj në shtrat, të hapja krahët e mi rreth saj dhe të flija. Jo si ato dreq skenash nëpër filma. Jo për të bërë seks. Thjeshtë të flemë së bashku në kuptimin më të pafajshëm të kësaj fraze. Por më mungonte guximi dhe ajo kishte të dashur. Ndërsa unë kam qenë vetëm një i ngathët, ajo ishte e mrekullueshme, unë një i mërzitshëm i pashpresë, ajo mbresëlënëse. Kështu që u ktheva mbrapsht në dhomën time dhe u shtriva në krevatin e poshtëm të marinarit, duke menduar se në rast se njerëzit do të ishin shi, unë do të isha ai shiu i imët, ndërsa ajo uragani...."
     
    Solaris likes this.

Shpërndajeni këtë faqe