Copëza shkrimesh.

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga dr love, 4 Jul 2013.

  1. Soleil

    Soleil Valoris scriptorum

    burrat kalojne ;)
     
    Hektor12 and dr love like this.
  2. dr love

    dr love Locus omnem


    kte e dija..pak me gjate ..desha nje mendim.!
     
    Hektor12 likes this.
  3. Soleil

    Soleil Valoris scriptorum

    Femrat që lexojnë janë të rrezikshme, sepse ato nuk mërziten kurrë, dhe çfarëdo lloj gjëje të ndodhë ato e gjejnë një rrugë për të dalë :nuk e vrasin mendjen nëse i bëni të vuajnë shumë, sepse ato dashurohen pas një libri tjetër, një historie tjetër, dhe ju braktisin..

    p.s mendoj qe me mire sec e ka perbledhur zonja qe e ka thene nuk do isha aq e afte dhe vet une...ndaj thash less hommes qui passent...nuk ta ben bam zemra cdo dite...mjafton nje shtize dhe ajo mesohet me shtizen e 100
     
    dr love and Hektor12 like this.
  4. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Për çdo moment: një fjalë.
    Për çdo emocion: një këngë.
    Për çdo person të gjetur: një buzëqeshje.
    Për çdo person të humbur: një lot.

    Për ty... gjithçka: shpirtin, zemrën dhe trupin...
     
    dr love likes this.
  5. dr love

    dr love Locus omnem


    Faleminderit...
     
    Hektor12 likes this.
  6. Soleil

    Soleil Valoris scriptorum

    anytime :) vetem vetmine mos bej shoqe udhes..seshte e keshillueshme si shoqeruese per nje rruge te gjate sic kemi ne ne kete jete !
     
    dr love and Hektor12 like this.
  7. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    I love you
    ...Cdo ditë e re që starton, i them vehtes "ka ardhe koha-
    Sonte dashurinë e fjetur, do ta le ajo me e pa"
    Por kujtoj se shumë here, kam premtu kët gja më parë:
    Besoj lot'i saj i fundit s'ma merr mendja do jetë tharë
    Më bën te dridhem emocionesh, kur në sy më sheh rëndë
    hëna sonte po më lutet, fjalen "Love" me ia thënë
    Unë vazhdoj të ndjej tik-taket tek pranë meje rrahin lehtë
    a është kjo thjesht një gënjeshter, apo Dashuria vetë?...
     
    Soleil likes this.
  8. dr love

    dr love Locus omnem

    E di qe nje dite do kthehesh...po s'do me gjesh.
    Do jem humbur nder kujtime..nder mijra fjale.premtime..qe kurre nuk u permbushen....Te prita..sic pret qielli diellin te ndricoje..
    U lodha....u deshperova...dhe humba ..humba mes fjalesh...pa kthim.
    Do kthehesh....por s'do jem une ajo...do jem shendrruar ne nje njeri te fikur nga malli...te verber nga lotet..te ngjirur nga klithmat e deshperuara..qe te therrisnin nder vite.
    Do kthehesh..po s'do me gjesh...do jem e vdekur e gjalle..do jem trup pa shpirt..do jem djegur nga malli per ty.


    Te lutem..mos u kthe.!
     
    Dr. Shpetimi, Soleil and Hektor12 like this.
  9. dr love

    dr love Locus omnem


    Vetmia eshte mikja e vetme qe nuk te braktis kurre...esht aty per ty..te degjon..hesht.Ti flet ..nuk te kritikon..nuk te paragjykon..me heshtjen e saj..flet shume.
     
    princ and Hektor12 like this.
  10. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Ne brendesi te detit do struket ndjenja ime.Ne yllin e bukur ku flejne te tona
    kujtime.Me pikat e shiut do te zbres tek ti,te shuaj mallin,e do ngjitem perseri...!


    kur jam e zgjuar mendoj mendoj per ty, e kur jam ne gjum endroj vetem vetem per ty, si dhe pse me hyre ne zemer ende nuk e di, e pse tani me ben te vuaj prap nuk e di azgje nuk di pervecse qe te dua
    shum dhe qe smundem pa ty.

    Jeta ka hidhërim, - por ka edhe gëzim... Që të dyja bashkë ,- e kanë një
    kuptim... Pra kto të dyja bashkë,- SJELLIN DASHURIN. Dhe në k'të jetë ,- kryesorja
    është dashuria... Sepse kot nuk themi,- ''Mi mori mënd e mia''. Por vetëm nji, -
    vetëm nji dashuri të jep jetë... Dhe ajo është,- DASHURIA E VËRTETË
     
    dr love and Soleil like this.
  11. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Nje histori e vertete .. Lexojeni


    Nena e tij kishte vetem nje sy…

    I vinte turp per ate dhe e urrente gjithmone e me shume.Puna e saj ishte kuzhiniere ne shkolle…
    Gatuante per studentet dhe per mesuesit,per te nxjerre shpenzimet e tyre…

    Nuk donte te fliste per te, qe mos ta mesonin se ishte femija e nje nene me … nje sy.
    Studentet iknin, sa here qe e shikonin kur dilte ndonjehere per pak nga guzhina, dhe thonin se nuk mundeshin te shikonin ate pamje, ju shkaktonte tronditje te padurushme.

    Por qe i vogel djali kishte problem me pamjen e nenes se tij… .

    Kur akoma djali shkonte ne fillore,nje dite kaloi nena e tij ne korridor ne kohen e pushimit per ta pershendetur.
    Ai u ndje shume keq u merzit,dhe vazhdimisht e denonte veten.Donte te vdiste, te zhdukej…Kur u kthye ne shtepi i tha nenes se tij,se nese do te qeshin te gjithe me mua me mire te vdesesh!.
    Ajo nuk u pergjigj.
    I thote shokut te tij,- Prandaj dhe lexoja shume,me qellim qe nje dite te ikja larg me studime dhe ja arrita,po dhe atje ajo erdhi dhe zuri pune tek shkolla ku jam une per te me ndihmuar!? nuk gjente dot ne nje vend tjeter''.
    Me vone u martua. Bleu nje shtepi.Krijoi familjen e tij , punen e tij dhe jetonte i lumtur!

    Nje dite mbas kaq vitesh mungese nena e tij shkoi t’a vizitoje…sepse s’kishte pare kurre niperit e saj.
    Sapo u duk te dera, femijet e tij filluan te qeshnin, ai u nevrikos sepse ajo kishte vajtur pa e lajmeruar.Atehere ai bertiti -Si guxon te vish ketu dhe te trembesh femijet e mi;dil… jashteee,ik… zhduku.
    Nena u pergjigj e qete…
    -Ah zoteri me vjen keq! ndoshta me dhane adrese te gabuar, dhe iku pa e kuptuar femijet e tij se ajo ishte gjyshja e tyre.

    Kaluan vite dhe nje dite djali gjeti ne kutine e tij postare nje leter nga shkolla e tij, do mblidhej e gjithe shkolla fillore per t’u takuar mbas kaq vitesh, dhe kjo do behej ne qytetin ku ai lindi.I tha gruas se i duhej te bente nje udhetim per kompanine ku punesohej, dhe iku.

    Kur mbaroj takimi ai shkoi te shtepia e tij ku ishte rritur.
    Fqinjet i thane se nena e tij kishte vdekur para disa ditesh, por nga syte e tij nuk doli asnje pike loti.I dhane nje leter te cilen e kishte lene nena e tij per te.

    Letra…
    -E shkrojta kete leter nese nuk arrin te me gjesh gjalle.Me vjen keq qe te vija ne pozite te veshtire dhe ty te vinte turp per mua.
    Kur ti ishe i vogel pesove nje aksident shume te rende dhe humbe njerin sy.Nuk do mundesha te te shikoja te rriteshe me nje sy dhe keshtu te dhashe syrin tim…Ke gjithmone gjithe dashurine time…

    NENA JOTE
     
    Wishmiss and dr love like this.
  12. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Lule te gabuara(Elvira Dones)

    Këtë herë u bashkuan të gjithë, viktima e padronë. Kush përdori duart, kush këpucët, thasët e sapozbrazur të plehrave, copra karrigesh të thyera, dhe ia ndezën kurrizin paq shoferit.
    Kur mbërriti policia, Ahmet Lamaj dergjej përtokë, mes një harte gjaku e kockash të bluara. Dy mace vërtiteshin rrotull burrit pa e përfillur, ishin aty për hesap të tyre, po i merrnin erë shoshoqit para se të kapërtheheshin, ç' punë kishin me njerëzorin që dergjej në tokë?
    Katër veturat me pesë kurvat brenda ishin zhdukur nëpër pranverën e zhurmshme, midis diellit që më në fund kish dalë të ngrohte ca, horri, edhe ai. Veturat shkarkuan gratë para barakës ku banonin.
    “Herë tjetër na shkoftë më mbarë.”
    Përshëndetën meshkujt me tallje. Ashtu, mërmëriti zëzvarritur Ekstaza dhe vështroi këmbët e saj hollivudiane.​
     
    dr love likes this.
  13. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    "Të nesërmen e ditës që pashë fotografitë e Aurorës kufomë pranova të bëja prostitutën. e të vdisja, pareshtur, nga ajo ditë.
    Mos të qeshtë më buza e mos kujtofsh më as emrin tënd, o vrasës. lus që të të shplahet kujtesa në valët e këtij deti. se sikur kështu të mos ndodhë, sikur të sjellësh në mend atë që bëre, si do të ta gëlltisë shpirti lebetinë? Të dua aq sa të vdes për ty, më thoshe dikur. Por ti je gjallë, e unë nuk mund të të pështyj në fytyrë.
    Deti na e bën rrugën vaj. Mua dhe babait e këtij trageti të shkretë. Kurrë s'do të shpikin dot një autostradë më të ëmbël se deti...." (fragment nga "Yjet nuk vishen kështu")
     
    dr love likes this.
  14. dr love

    dr love Locus omnem


    e kam degjuar dhe kenge kte..shume prekese.
     
    Hektor12 likes this.
  15. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    e di edhe une me duket se mbaj mend mire ... po me pelqeu e kam marre nga ai komshiu im (blogu) me leje natyrisht ka shume ai
     
  16. dr love

    dr love Locus omnem

    Shikimi i saj ish tretur larg..shume larg ,atje ku puthej qielli dhe deti.Mendja bridhte cepave te kujteses duke rremuar mes pluhurit e kujtimeve te hedhura shuk diku.
    As vete s'e dinte c'po kerkonte...vetem ndjente lotet e ngrohte t'i rreshqisnin faqeve e degjonte ofshamat e zemres..Syte nuk leviznin..kishin gjetur nje pike ne horizont e dukeshin si pa jete.
    C'kerkonte valle ne ate erresire mendja saj?!

    Donte te kujtonte ??apo mundohej te harronte duke u endur neper erresiren e mendjes ashtu kot kuturu..kur e dinte shume mire se aty i kishte te gjitha ndjesite..dashurite...tradhetite...perpjekjet..deshtimet ?

    As vete s'e kuptonte c'donte...dinte vetem qe dicka i mungonte...kishte ..maaaalllll
     
    Hektor12 and Soleil like this.
  17. dr love

    dr love Locus omnem

    Nata eshte e imja!
    Zakonisht shkruaj ne gjysem erresire..me nje cigare ne dore dhe kur ndihem keq.
    Sepse kur ndihem mire kendoj..kercej..shetis e nxjerr jashte gjith energjine pozitive qe kam.

    Kur ndihem keq, nuk me pelqen t'ua shfaq te tjereve dhe shkruaj..shkruaj per te cliruar veten nga ndjesite e keqia ..merzia..inati..dhe nuk dua t'me kuptojne se si ndihem.

    Nata eshte e imja..ajo eshte deshmitarja e vetme e trishtimit tim....ajo mi mbulon dobesite..lotet dhe me qeteson me duart e saj te gjata dhe kur agon i merr me vete ne duart e saj deshmit e mia dhe i con larg...larg...prej meje.

    Kur zbardh dhe lexoj ato qe kam shkruar ne caste trishtimi shaj veten..budallaqe..jeta eshte e bukur pse e shkaterron me merzitje te kota !
    Po ato jan te vertetat e mia te cilat i dua se me ndihmojne te rreflektoj ..te gjykoj te kuptoj me mire veten..deshirat e saj..brengosjet e saj..
    Nata eshte e imja..e dua ..se kur jemi mire e dime si jemi..por duhet te dime si jemi dhe kur jemi keq..sepse te gjithe kemi te verteta qe nuk duam t'i nxjerrim ne driten e diellit.
     
    Soleil and Hektor12 like this.
  18. Soleil

    Soleil Valoris scriptorum

    auuuu...like it a
    loooooot :)
     
    Hektor12 and dr love like this.
  19. dr love

    dr love Locus omnem

    Thanks
     
    Hektor12 likes this.
  20. dr love

    dr love Locus omnem

    Ne dhome tingujt e pianos fluturojne ne ajer e bashke me to mendimet..fluturojne larg ..drejt teje.Mbyll syte dhe si mirazh ne shkretetire me shfaqen dy duar ..me terheqin drejt vetes .Mbeshtes koken ..mbyll syte e fluturoj dhe une bashk me te vij drejt teje...me mbaj nuk dua te zgjohem..sepse po u zgjova ....e di..do jem e vdekur mes te gjalleve..
     
    Soleil, Megg and Hektor12 like this.

Shpërndajeni këtë faqe