Cfare ju ka bere pershtypje sot?

Diskutime tek 'Koktej Diskutimesh' filluar nga katsune, 13 Mar 2016.

  1. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Po ecja rruges dhe pashe nje person qe po shikonte nje person qe po fotografonte nje lule te bukur. Ishte margarite. Personi fotografues ishte aq i dashuruar me natyren sa per nje moment u kthye ne natyre dhe fliste gjuhen e luleve. Iu kujtua lulja e deles dhe loja «me do s'me do». Ne ate kohe nje manushaqe shtremberoi turinjte dhe i tha fotografit: Po po une jam lulja e pare qe del mbi bore e s'ma var njeri. Me shihni mua dhe zhvishni ate te bardhen deri sa ngelet lakuriq.

    Eleonore
     
    MrCool and Artin like this.
  2. Frank

    Frank Forumium maestatis

    Me beri pershtypje sot, se perdite e me shume po bie cilesia e hashashit!
     
  3. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Me beri pershtypje sot DIKUSH i cili per hir te «lirise se fjales» lejon dike t'a provokoje, gje qe shkakton eksplosivitetin ne koken e tij. Eshte njesoj sikur te besh vetvrasje. Mos shpo barken tende!

    Eleonore
     
    Chrono_Crusade likes this.
  4. Artin

    Artin Papirus rex

    Kjo ishte. Ç'lloj luleje është kjo?

    [​IMG]
     
    MrCool likes this.
  5. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    What is the scale? Nuk kam me cfare t'a krahasoj per te kuptuar madhesine e lules. Nuk ia di emrin por kur e pashe, lulja e Lotus-it me erdhi ne mendje. Eshte lule e eger dhe lulet e egra me pelqejne shume. Kur vete tek varri i babit i coj vetem lule te mbledhura ne fushe. Sipas stines. Kane nje bukuri dhe egersi te mahnitshme. Jane me te vogla se ato te kultivuarat nga dora e njeriut. Ne femijeri bridhja pas luleve qe i quanim lule maci, goje ujku, lule bebe, lule akullore, lule dele, lule trendeline, lule kamomili, lulekuqe etj Ishte dhe nje lule lejla me petale te cilat i mblidhja per tharje dhe shitje si bime medicinale. Po ndihem keq qe nuk po me vjen emri i lules ne mendje.

    Eleonore

    Nga ngjyra qe ka mund ta quaja me mendjen time lule mavi, lule kopjativi, lule patlexhani....
     
  6. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Para se te dal, kam edhe nja dy minuta kohe te parashtroj nje pyetje: Pse vjollcat quhen manushaqe apo violeta kur ato nuk jane gjithmone ne ate ngjyre. Ka violeta te bardha, te zeza, te verdha dhe kombinimet mes tyre jane te shumta. Kjo me kujton edhe nje histori te dajos qe ishte bojaxhi (whitewasher) ashtu sikurse edhe piktor. Nje grua e kishte porositur te lyente shtepine e saj ngjyre patllixhani. Ai ia kishte futur me te bardhe gjithandej. Veshtrimit te saj pyetes ai iu pergjigj se nga vinte ai patllexhanet ishin te bardhe. Pastaj qeshi dhe tha se ishte vetem dora e pare e bojes.

    Kur thoni trendafil pse iu vjen e kuqja gjithnje ne mendje. Ka trendafile te verdhe e te bardhe e roze etj. Nuk mbaj kurre trendafila te kuq ne tufe. KURRE. Vetem NJE trendafil duhet te jete i KUQ.

    Me duhet te marr djalin nga kursi i pianos,

    Ciao
     
  7. Artin

    Artin Papirus rex

    Lulja ishte e vogël, nja 5-6 cm.
    Për ngjyrat... thuhet sepse shumica e ayre luleve janë në ato ngjyra.

    Sot më bëri përshtypje që edhe pse fjeta 7 orë, mezi u ngrita në mëngjes...
     
  8. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Si quhet lulja se u bera kureshtare?
     
  9. Artin

    Artin Papirus rex

    Nuk ia di emrin, por po te kerkoj, mund ta gjej.
     
  10. Frank

    Frank Forumium maestatis

    Me ben pershtypje pse Adminet e kane lene forumin ne harrese.
     
  11. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    Se mbajne Adminet nje forum , ndaj dhe ta harrojne jane antaret qe e mbajne.

    Skam pershtypje hic
     
    Frank likes this.
  12. Frank

    Frank Forumium maestatis

    Me vjen mire qe reagoi dikush, shifni se kane plasur reklamat neper statuse.
    Sa per userat, ata jane te destinuar ti shkelin rregullat por Duhet dikush ti vere ne vije. Peace!
     
  13. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    Pate alergji ti nga reklama? :p
    Reklam chati ishte, cti besh kur edhe ketu vet forumi permban tema rreth chatit? : )
    Ne vije jemi ne ,ku na sheh qe kemi dal :p
     
    Frank likes this.
  14. Frank

    Frank Forumium maestatis

    Çeshtje koherence dhe konkurence! :p Nejse ndjese per shqetesimin.
     
  15. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    Nuk shqetesohem une per keto gjera.
     
  16. MrCool

    MrCool Oldschool

    Me ben pershtypje mos shqetesimi i kesaj siper :p
     
    Frank likes this.
  17. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Me beri pershtypje ky qe mosshqetesimi i asaj siper i beri pershtypje.

    EK
     
    MrCool likes this.
  18. MrCool

    MrCool Oldschool

    Sot vdiq nje shoku im, mik i vjeter dhe i ngushte qe 15 vite... Qofsh i xhenetit, Kapo.
     
    Jorina_ likes this.
  19. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Me lejo te te ofroj ngushellimet me te perzemerta. Dihet shkaku?
     
    MrCool likes this.
  20. MrCool

    MrCool Oldschool

    Vdiq 1 ore pas "operacionit te suksesshem" ne lukth..
     

Shpërndajeni këtë faqe