Ca vargje nga unë,e panjohura!

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga e panjohura, 8 Dec 2015.

  1. ShKoDRaN_PuRo

    ShKoDRaN_PuRo Papirus rex

    pse nuk boton ndonji liber ? them do kesh sukses :)
     
    e panjohura likes this.
  2. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Flm.Hektor12,qe me lexoni dhe gezohem qe ju pelqejn....Po ne fakt jane nje perditshmeri e imja keto shkrime...
     
  3. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Ndoshta pas ,,ikjes''sime i boton dikush....:)...Flm.
     
  4. ShKoDRaN_PuRo

    ShKoDRaN_PuRo Papirus rex

    me pelqejn varxhet tek ti ..Por sme pelqen te jesh pesimiste ndaj vetes tende ..sidomos kjo pergjigje qe mke kthy :)
     
    Airbourne likes this.
  5. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    E dashur «e panjohura» ,
    U rregjistrova ne kete forum sot me 25 Shtator 2016, me synimin e pare qe t'ju kontaktoj per te shprehur shqetesimin e madh qe ndjeva kur lexova dy tre mesazhet e tua te fundit te ketij filli diskutimi. A eshte thirrje per ndihme apo thjesht veteshpalosje momentale e thellesise se ndjenjes tende per humbjet e medha qe jeta pa meshire te ka servirur?

    Ashtu qelloi qe me 21 Shtator, pervjetorin e 10-te te vdekjes se tim ati, une lexova me nje fryme te gjitha poezite e tua. E kote te them, kur hasa ne poemat e tua per tet Ate, lotet nuk me mbaruan. Ka pena te fuqishme, por ti tashme e njohur «epanjohura» me drodhe sic dridhet nje lis i lashte nga nje furtune e madhe. Uroj te degjoj prej teje qe cdo gje eshte ne rregull me ty.

    PS. Ne nuk e dime nese ka laps e leter atje PERTEJ por Qiell dhe Det ka. Ndoshta AI do te perdore Detin si Boje per te shkruar Qiellin ....Nuk e di ne se e di ate kengen : Sikur Qielli te ish leter, edhe Deti te ish Boje, nuk do te shkruaja une gje tjeter, vecse ty te dashuroj. Kujdesu per veten. Mirudegjofshim e ndoshta Mirupafshim.
     
  6. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Eshte VAJZE e MIRE AJO.UNE i DESHIROJ te kete GJETUR BUZEQESHJEN duke e krahasuar me ca flokerrica nga USA qe po ju dalin rrudhat e fytyres nga te qeshurat.....chit e chat.
     
    Passion- Al and e panjohura like this.
  7. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Kamë ngelur e njejta...


    Unë nuk kamë ndryshuar
    kamë mbetur e njëjtë;
    si një shkëmb i bardhë
    që ngrihet nga deti,
    qielli nuk është blu
    pafundësi e ujit të thellë,
    dhe era fryen pa pushuar
    mbi një shkumë të bardhë
    valët e tua shqetësuar.

    Unë nuk kamë ndryshuar;
    ngela një lis që krijon hije
    mbi shtratin tuaj të ftohët,
    ndalova të kënduarit
    e vetmuar veshur me të zezë,
    u përpoqa për të fluturuar
    por kisha krahë të thyera.

    Unë nuk kanë ndryshuar;
    jamë një re që sjelli shi
    i cili derdhet në pika të pastra
    në puset tuaja të thata,
    ngela errësira e harresës
    e cila nuk sjell lumturi
    në gjumin tuaj nuk erdha
    ngela nën këmbët tuaja......
     
    Passion- Al and brenatohyseni like this.
  8. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Sonte......

    Engjëjt e harruar mbërritën sonte
    për të më kujtuar jetën para jetës,
    se zemra është duke rrahur në mua
    përsëri fshij lotët dhe i drejtohem vetvetes....

    Për të gjetur se pse jamë e mërzitur
    dhe pse natën nuk fle,vetëm rrijë shtrirë..
    ku çelësi për gjetjen e sekreteve pa vrejtur
    ka humbur diku,t'a gjej është shum vështirë.....

    Edhe sa do të zgjasë ky kërkim nuk dijë?
    dicka në mua është më e fuqishme
    edhe pse e gjithë bota pëshpërit: "I dashur!",
    unë ngela duke qarë,u bëra e mërzitshme.....

    Hënën dhe tokën, tokën dhe detin,
    detin dhe kripën, dritën dhe errësirën.
    asnjë nuk flejnë, sepse po presin për agim,
    dhe shpirti është disi i lodhur,në ta kërkon mëshirën.....

    Derisa sekreti ngadalë, ngadalë zbulohet...
    Po po.. 'pak vdekje' do ishte ndihmë për mua,
    e zgjuar jamë,dhe shpirti më torturohet,
    inkurajoi dëshirën për t'u ringjallur,por ajo u shua.....
     
    TinkerBell and Passion- Al like this.
  9. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum


    Kur nje bebe e vogel filloi te flase te gjithe u gezuan VECSE kur filloi te permendte emrat e te dashurve keta te fundit filluan te vdisnin. Permendi gjyshen. Gjyshja kaput. Permendi te emen. E ema kaput. I ati filloi te dridhej. Kur me ne fund bebi permendi te atin, asnje gje nuk ndodhi. Prit e prit e prit, vjen lajmi qe kishte vdekur komshiu.

    Morali i historise: Mallkimi bie mbi te vertetin dhe jo mbi ate qe presupozon ti te jete i verteti.
     

Shpërndajeni këtë faqe