Ca vargje nga unë,e panjohura!

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga e panjohura, 8 Dec 2015.

  1. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Engjëlli im.....

    Kam ngelur e zbehtë me pikëllimin ...
    me një pikëpyetje në gjoksin tim.
    mezi e mbaj drejtëpeshimin,
    ti nuk je me mua këtu....por....
    mendimet e mia për në parajsë kan udhëtimin.

    Errësira është kthyer në bebëzat e syve,
    në gjumë të përjetshëm ngadal po zhytem ,
    së fundi kam parë ditën e ne të dyve.
    Engjëlli i qiellit me ne duke luajtur,po mbytem...

    Edhe pse pas nesh tinzisht
    drapëri i vdekjes qëndron,
    nëse unë vdes...rastësisht...
    askush nuk ka pse t'më vajton'...

    Edhe pse u mundova,me vite të mbaj në zemër
    askush nuk besonte se është i pastër shpirti im
    flakë për së gjalli u dogja,ka kohë s'të thirra në emër
    vdekja me mua është hidhërua,atje do gjeja shërim...

    Po plakem shumë shpejt, zemra është e lënduar.
    shpirti i ri nuk mbetet gjithëmonë,kuptohet
    çdo ditë thurri iluzione,tërsisht jamë ngatrruar
    me ulërimet e mia e plagët e përjetshme,a jetohet?
     
    Hektor12 and gurax like this.
  2. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    shume prekese dhe me pelqejne shume shkrimet e tua te pergezoj @e panjohura
     
    Hektor12 and e panjohura like this.
  3. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Pikëllim..


    Në të ftohtë të mëngjesit një shëtitje me hapa të ngrirë ,
    Jeta pa ty më ka lodhur,jam gabim por....e kamë vështirë


    Çdo gjë më kujtohet për Ty dhe fluskat e borës më vijnë rëndë,
    një re e errët në qiell më duket e shëndritshme,m'ngjan në trupin tënd.


    Kur dëbora shkrihet dhe lumenjët rriten ngadal,
    dëgjoj zërin tënd nga larg,përsëri trishtim përsëri shum mall.


    Kam frikë natën si një fëmijë, në çdo ëndërr vjenë tek unë,
    Unë të puth butë, por k'to i merr era,si ta them?Të dashta shumë..


    Pyes veten se sa do jetojë e magjepsur pa ty,
    kur të jap një buzëqeshje ,apo do ngelem me lot në sy? ...
     
    Hektor12 and brenatohyseni like this.
  4. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Heshtja...

    (Gjëja jote e preferuar)

    Ma rrëmbeu errësira
    edhe at pak fuqi që kisha
    e futi në vellon e saj të pafajësisë
    edhe pse dëshiroja të mbetem s'i një fëmijë
    nuk ja dola,rrëshqita n'greminën e pafundësisë

    Kjo është arsyeja pse nuk dëgjoj
    shoh vetëm duart e mija ngritura nga qielli
    heshtja më ka vjedhur emrin
    buzët e ngrira,kot po mundohem
    emrin asesi nuk po mund t'a shqipëtojë

    Akoma........

    Heshtja, plot shpresë dhe ëndrra......
     
    Hektor12 and brenatohyseni like this.
  5. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Të njëjtën ditë të njëjtën dhimbje...

    Nuk ka asgjë në këtë botë
    që do të fshihet nga kujtesa ime.
    sikur ditën që u ndam,të kujtoj edhe sot
    na ngelen peng shumë kujtime....

    Dhe rrugët e dinë historinë tonë,
    dashurinë që në dysh e ndam
    vetëm dua të të shoh për një moment,
    pa ty nuk jetoj dot,dua të t'kam pran'

    Dhe të gjitha këto vite në të njëjtën ditë
    të njëjtën dhimbje ndiejn,athua mendoj kot?
    mendo të lutem,jamë duke të pritë....
    tek vendi ku u ndam me lot......

    Dua të jemi të bashkuar
    qoft'edhe për të fundit herë
    buzëtharë zemër përvluar
    me zemër të mbushur vrer'
     
    Hektor12 and brenatohyseni like this.
  6. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    *********

    Të lë këtë shkrim si një dhuratë nga unë,
    e di se jeta s'është një mrekulli në këtë botë,
    nuk dua asgjë në këmbim më shumë,
    vetëm më lejo, të marrë frymë edhe sot.

    Ndoshta do të ndjej në ajër erën e jetës,
    ajo që në jastëk më lë çdo agim,
    ndonjëherë më kujto tek cepi i shpresës,
    s'dua të mërzitem fare,ky është fati im.

    E çuditshme do ishte të zihemi unë dhe jeta ,
    ndonjëherë në mosmarrëveshje me veten time,
    por, kur të vije nata dhe ëndrrat të janë të qeta
    me jastëkun përqafohem,kjo është jeta ime.....
     
    brenatohyseni likes this.
  7. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Në ëndrrat e mia

    Nuk janë shkrimet e mia,
    vetëm vargje dhe rimim,
    janë të shkruara nga brendësia
    por nuk janë gabim....

    E pra nuk është kjo poezi
    vetëm nga fjalët dhe vargjet
    por ajo fsheh një magji
    është e vështirë mos të ndjehet.

    Dije se çdo poezije
    i jap një pjesë të vetes
    për mendimet e njerëzve të tjerë
    më intereson shum pak,
    dhe at pë hir të t'vërtetës

    E përgjumur shikoj në qiell dritë yjesh
    shikoj në yjet që shkëlqejnë aq shumë
    mundohem të relaksohem dhe të më ndjesh'
    në një ndjenjë të pafundësis zhytem në gjumë

    Imagjino një det blu dhe valët
    të cilat shkatërrojn shkëmbinj
    atëherë mos më harro!
    shijoje aromën në flokët e mi'
    mbyll sytë dhe më kujto....
     
    Hektor12, brenatohyseni and Dreamer like this.
  8. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Kilometra nga trishtimi....

    Se sa dhimbje mbante ajo dashuri.
    sikur mos te kishte ende do jetonte
    çdo natë ëndërroj për ty, të shikojë në sytë e gjelbër dhe :
    mendoj,athua dashuria ekzistonte?

    As këto kilometra të pikëllimit ,
    nuk janë kujtimet e një pranvere të re.
    por janë kilometrat e trishtimit
    që i fshijnë shumë gjëra,por jo edhe ne....

    Në rrugën se si ne u ndaluam
    as ëndrra të reja nuk parashikova
    nuk kuptova kurr ku gabuam....
    por....unë kurr nuk të harrova....
     
    Hektor12 likes this.
  9. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Një letër do doja....

    Më shkruaj një letër të modës së vjetër
    shkruaj me çfar të duash, nuk ka rëndësi
    stilolaps, gjak zemre ose diçka tjetër
    shkruaj me mjaltë blete,i çik ëmbëlsi...

    Shkruaj të dua e dashura ime
    shkruaj të lutem çfar të duash edhe pa emër
    një zarf blu ose të bardhë nuk bëj dallime
    postoje me një shigjetë dashurie,
    edhe nëse shigjeta më godet në zemër...

    Letrën e dua në kutinë postare
    thjesht dërgo fjalë e grafite dore
    nuk dua shkrime në mënyrë elektronike
    për shkak se ato janë pa shpirt...përbrenda
    shkronjat janë të vrazhdëta,e fjalët janë mizore...



    Ishte një dëshirë për kohën e vjetër
    e dij që atje nuk ka,as laps e as letër....
     
    Hektor12 and brenatohyseni like this.
  10. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Vajzë....


    Jam ende ajo vajza që isha dikur
    kam menduar se një ëndërr është jeta
    vajzë që nuk ndryshova kurr,
    e thellë në shpirt më fshihet e vërteta...

    Jeta mund të jetë e bukur dhe e hidhur
    por fati është ai që s'mund ta parashikojmë ,
    megjithatë, ne mbetemi në një luftë duke u dridhur.
    e vështirë do të jetë rruga, gur e gjëmba duhet t'i kalojmë...

    Shpesh e gjejmë një arkë të mbyllur me dry...
    me thesar brënda, por çelësat janë zhdukur.
    shpresa të fshehura duam t'kërkojmë aty
    si gardhi i parajsës na duket,me tel gjembor' rrethuar....

    Atëherë isha një vajzë,tani shoh një hije të rëndë...
    në parkun tonë të braktisur asgjë nuk mbeti kujtim
    fantazmat e fëmijërisë nga era nuk ikën në këmbë.
    por...fluturuan pa lënë asnjë gjurmë,u zhdukën me nxitim.....
     
    Hektor12, brenatohyseni and Dreamer like this.
  11. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Faleminderit

    Faleminderit jeta ime....
    më fale çaste të bukura dikur,
    kujtimet e përjetshme dhe vitet
    ngelën sikur tatujat mbi lëkur'..
    Ti ishe gjithçka për mua.
    shoku im besnik, dielli im gjatë natës,
    bileta ime për në përjetësi
    gjithë jetën Ti ke qenë një plan,
    dëshira që kisha të jetoja me ardhmëri..
    realiteti im dhe ëndrra ime ishe Ti.
    Ndoshta nuk kisha ç'të jap'më shum
    veq vetes dhe shpirtit... o jeta ime,
    dhe këtë zemër që është lënë të vuaj pa ty...
    por kjo është jeta,është ngritja dhe rënia,
    një kohë e vështirë,
    në gojën time tani kam shijen e hidhur të mjerimit.
    at botë ishte lumturia,tani është zëvendësuar me shpresë
    shpresë që do të takohemi në një jetë tjetër
    atje do ta njohësh dashurinë time dhe mirësin...
    kërkova vetëm një jetë të lumtur,por m'u mohua
    dhe në kthim fitova vetëm vetëmin
    një hidhërim të pamerituar kam fituar...
    ngela mbi valë deti.....s'dijta për t'notuar
     
    brenatohyseni likes this.
  12. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Thuarje me ëndërra....

    Dua që të lërë përshtypje ky varg...
    këto fjalët lum që rrjedhin nga unë..
    shkruara me një zë të heshtur nga larg..
    në netët e zeza,atëherë kur më mungon shumë..

    Dua të të jap ëndrrën më të bukur
    marrur nga yjet e qiellit blu
    dhe një dielli të artë në ditët e zymta,
    kjo është e gjitha që kisha ëndërru'

    Në livadhet me vesë mbuluar
    lule shumëngjyrëshe,kudo gjelbërim
    i shikoj e përlotur duke menduar
    ti nuk i shohësh,ke ra në gjumë pa zgjim.....

    Do doja tani të isha e bashkuar
    në një shtrat të reve të buta me Ty
    ëndrrat më të bukura për të jetuar
    të shohim edhe njëherë,njëri tjetrin në sy....

    Me dafina do thur kurorë
    të dekoroj varrin tënd dhe t'imin
    vargje të buta pëshpëritje
    me këtë do ta zbusja ëndërrimin.....
     
    Hektor12, brenatohyseni and gurax like this.
  13. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    shume e bukur dhe pa dyshim qe le pershtyje me shkrimet e tua qe dalin nga thellesia e zemres shpirtit tend nuk kam cte shtoj me teper nga cflet shpirti yt nje big bravo @e panjohura
     
    e panjohura likes this.
  14. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    U mundova për ta shpëtuar dashurinë e përjetshme

    Shkova nëpër shkretëtirë,
    për të mbjellë farën e dashurisë së tij
    e ujita me lot, si lule të shpresës për mua...
    doja një pranverë të përjetshme të vijë,
    doja gjithë ujëvarat në botë me i ndalua.....

    Doja diellin në sytë e tu ta shof çdo ditë
    në qiell një formë zemre,në një re të zbardhur,
    doja që jeta jonë në çdo cep të shëndrit
    nuk doja të përjetoja humbje......
    edhe që nuk u pajtova kurr,ajo kishte ardhur......

    Dashurinë e përjetshme nuk e shpëtova dot
    më iku nga kjo botë ngela me shpirt të vrarë
    pa Ty po jetojë me sy të mbushur lot
    jeta ime nuk ndryshoj kurr drejtimin
    pra jemi të,,bashkuar''por fizikisht të ndarë....
     
    Hektor12 and brenatohyseni like this.
  15. Sweety_boy

    Sweety_boy Forumium maestatis

    Vete i shkruan...komplimente
     
  16. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Flm.Po gjithesesi jane te shkruara nga une,ndoshta jo aq cilesore pasi nuk jame poete :)
     
    brenatohyseni and Sweety_boy like this.
  17. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    mendoj se je mjaftueshem e afte per poete boshtin qe i jep poezis shume i fuqishem bravo big bravo. :D
     
    e panjohura likes this.
  18. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Mëngjes me shi...

    Në këtë fillim të ditës me qiellin gri
    kur shiu i mëngjesit bie me nxitim
    kujtimet u shpërndanë me shpejtësi
    ëndërroja zgjuar në orët e hershme.....
    ëndrrën që nuk i dëshiroja mbarim....

    Edhe zogjtë e dinin fundin e javës...pushuan
    pjesën tjetër të ditës qetë rrinin me mua sot
    heshtja ishte me vlerë,nuk më trazuan
    nuk flinim gjumë syhapur rrinim bashkë
    zogjtë në një anë..dhe unë që rrija kot....
     
    brenatohyseni and Hektor12 like this.
  19. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    E ke gabim ... jane thjesht qarte bukur origjinale dhe reflektim i asaj cndjen ... jam pa fjale
     
    e panjohura likes this.
  20. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Ti më thirrje..

    Kur njerëzit për ty më pyesin
    sytë e mi bredhin nga qielli
    ata shpirtin ngadalë ma mbysin
    pa ty nuk ndjej as kur djegë dielli

    Ëndërruam një jetë të tërë si dy të ri
    në gjysëm ngelëm,rrugët na u ndan
    ne që vetëm kërkuam dashuri ...
    u larguam shumë herët,gojët na u than'....

    Më thirrje engjull,mjaltë e drenushë
    më thoje që nuk ka forcë që na ndan
    forcën që kishte vdekja,s'mund ta ndali askush
    tani vetëm një kujtim për ty,në jetë më mban'
     
    brenatohyseni likes this.

Shpërndajeni këtë faqe