Ca vargje nga unë,e panjohura!

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga e panjohura, 8 Dec 2015.

  1. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Me morri malli!

    Me morri malli te qeshem si dikur
    Athua kam qesh ndoj here
    Apo nuk buzeqesha kurr!

    Pse e harrova buzeqeshjen vall?
    Pse me iku nga buzet e mia
    Dhe mbeta vetem me vaj e mall!

    Asgje nuk ndryshova nga jeta
    Asgje as nuk do te ndryshoj
    E perlotur linda e perlotur mbeta!
     
  2. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -----Babi!---------( Festa e Fiter Bajramit)



    Neser do te vij tek varri
    Por nuk do vij me lot
    Do ta uroj festen
    Qe ne e festojm mbi toke!

    Tavolinen festive Babi
    Une kur do ta shtroj
    Vendin ku ti u ulje
    Pjaten do ta servoj!

    Ndoshta s'jam e drejt
    Me Ty o Nena ime e shtrenjt
    Babin e kisha mbeshtetje
    Kete te gjithe e kan vrejt!

    Kur me qante zemra
    Ai qante me mua
    Koken ma vnonte ne preher
    Flokun duke ma lemua!

    Me mungon ajo dore
    Me mungon zeri yt
    Kur degjoj thirrjen BABI
    Dicka me ngulfat ne fyt!
     
  3. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ------Një vizitë varreve----


    Sot tek varri Babi
    Unë kur u ofrova
    E perqafova gurin
    Por fare nuk lotova!

    Edhe ke Nëna ime
    Loti s'më pikoj
    Por ke Engjëllusha
    Zemra nuk duroj!

    Ju ula te koka
    Lotët me shkonin krua
    U mundova të shtërngohem
    Po s'munda me i ndalua!

    Tek Ti i dashuri im
    Erdha me lot në sy
    Ah sa e drejt do të ishte
    Të isha edhe unë me Ty!
     
  4. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ----Mu fikën dritat!----

    Më janë errësuar syt
    Shkronjat po më ikun
    Thuase të gjithë pas shpinde
    Dritat po mi fikun!

    As drita e hënës
    Nuk më ndriqon fare
    Iku edhe ajo nga unë
    Mbeta si qyqare!
     
    Balahk likes this.
  5. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ----Nuk dij------


    Nuk dij a te shkruaj
    Per vete a per ty
    Mu kan mbeshtjell shkronjat
    Vendet s'po ua dij!

    Nuk eshte hera e pare
    Qe keshtu po me ndodhe
    Mu ka ngatrrua jeta
    Truri me eshte lodhe!

    Edhe ditet e javes
    Mu kane bere njesoj
    Ne kohe te fundit shpirt
    As muajt s'i dalloj!
     
    Balahk likes this.
  6. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -----Zgjimë mesnate-------


    Ne mesnat u zgjova
    E perlotur shum
    Kisha pa nje enderr
    Me tronditi pa fund!

    Kinse kisha shkua
    Ne nje vend te huaj
    Kerkoja dicka te humbur
    Zjarin qe ta shuaj!

    Me pyeste dikush
    A mos kerkon pune
    Jo,i thash ne enderr
    E kam nje pune une!

    Iu lutja te huajit
    Deshiren te ma plotesoj
    Ne vend t'imin te me kthej
    Vetem ate deshiroj!

    I erdhi keq atij
    Deshiren ma plotesoj
    Me ktheu ne vend t'imin
    Rojtare e varreve te punoj!

    Ah thash me vetevete
    Sa u gezova sot
    Kur me doli gjumi
    Isha e lar ne lot!
     
  7. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ---Dialogu me pasqyrën------

    Nje buzeqeshje u mundova,
    Syrit, t'ja fal në pasqyrë.
    U mundova unë e shkreta
    Dhe nuk ja dola dot' kurrë.

    Vet' pasqyra qe mësuar,
    Se çdo ditë shef vetëm lotë.
    Unë mendoja e nxituar,
    Kjo pasqyrë s'më shikon dotë.

    Dëshiroj të jem e lumtur,
    Pak e lumtur në pasqyrë.
    U mendova e pa bindur
    Dhe nuk ja dola dot' kurrë.

    Pse moj pasqyrë e uruar,
    Buzëqeshjen s'ma pranon!
    E kupton që e kam fallco,
    E kupton që nuk më shkon?!..
     
  8. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ------Një zë!--------

    Nje plogeshti ma kaploj trupin
    Dicka me therri ne zemer
    Papritmas nje ze pas meje
    E thrriste tendin emer!

    Lotet me rridhnin krua
    Kur koken mbrapa e ktheva
    E pash nje moshatare tenden
    Sa shum qe u mallengjeva!

    Dashta te i ofrohem pran
    Flokun t'ia ledhatoj
    Prap ndalova veten
    Nga friga se mos po e trazoj!

    S'po mund ta bind veten
    Qe duhet Jetua pa ty
    Sa shum qava sot
    Si nuk mu verbuan keta sy!
     
  9. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Me mungon!

    Me mungon buzqeshja
    E kerkoj ne cdo skut
    Athua ma moret me vete
    Nen toke te zeze e keni fut?

    Kerkoj me vite mbi toke
    Buzqeshjen nuk e gjeje dot
    Goja ndojhere kur me qesh
    Syt me mbushen me lot!

    Ne nje fshat kishte nje krua
    Me than qe nuk rrjedhe,eshte shterr
    Nuk pati fuqi as ai krua i uruar
    Te shtyhet me lotin qe une derdh!

    Cdo nate e heshtur lutem
    Ne enderr te me vini ngadal
    Me thell ne vuajtje po futem
    Ah,se c'me dogji ky mall!
     
  10. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Porosi!

    Kur une sdo jem me ne jete
    mos me vajto
    kendoje nje keng te lehte
    per mua jeto

    Kur te varri me qoni
    lot mos derdhni per mua
    dy fjal te mi thoni
    vdiq per te jetua

    Kur nata te bije mbi varrin
    nuk do te kem me frig
    tani ktu do shuaj mallin
    nuk kam nevoj per drite
    ..
     
  11. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -------Kur me nuk do te jemi!-----


    Edhe nese na vajtojn
    S'do ti degjojm dot
    Edhe nese na thrrasin
    Do na thrrasin kot

    Atje kur te shkojm
    Eshte nje rruge pa kthim
    Nuk dua te qaj askush
    Atje do gjejm pushim

    Zogut mbi varr te kendoj
    Nuk mund t'ia ndali
    Le ta kendoj ate kenge
    Qe e degjonim per se gjalli
     
  12. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ________NJE MALLE!!!__________
    Kam nje malle ne zemer
    Nuk dije as ta tregoj
    Diqka me ka zane frymen
    S'mundem te duroj

    E shtrire pran dritares
    Nje zoge ngadal troket
    Jam une thot zogu
    Kam ardhe me te pershendet

    U mundova te ngrihem ngadal
    Por syte mi kaploj terri
    E zogu iku kraheleht
    Nuk arrijta ta perkdheli!!!!!
     
  13. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -----Mos me thuani!!!!-----

    Mos me thuani harroje
    E keni te Kot
    Mos me thuani ka vdek
    Nuk do bindem dot

    Me lejoni ta qaj
    Me lejoni ta vajtoj
    Mos ma ndaloni ju lutem
    Te vdekur ta perqafoj

    Si te perballoj??
    Ju lutem me thoni
    Behuni real me mua
    Mos me mashtroni

    Pse moj vdekje e bekuar
    Ma more driten e syrit
    Pse me le mua ne jete
    Ta vuaj te zijt e ullirit
    ...
     
  14. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -----Jetë--------

    Mu servove njashtu si deshte vet
    Nuk të prita kaq te hidhur kurr
    Të kerkoj po s'të gjeta askund
    Ti jetë e pashpirt më mbeshtete për mur!

    Athua nuk dijta të t'jetoj
    Apo ti vet nuk më lejove
    Apo ishte dikush që të shtyu
    E mua fare s'më dëgjove?

    Jetoj prap jetoj në këtë botë
    Por sdij si ta quaj jetë
    Një gjë u binda shum herë
    Se po u jetohka edhe nëse ndjenja ka vdek!
     
  15. Aki

    Aki Paint It Black

    E njohur, apo e panjohur ka pak rendesi, je e mrekullueshme :)
     
    e panjohura likes this.
  16. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ---Nuk jamë e njejt....----

    Sa shum me merr malli
    Te shkruaj vargje gezimi
    Po ku ti gjej e mjera
    Nuk me len pikllimi!

    Ku ta marr gezimin
    Qe ne varg ta shkruaj
    Bashk me ty eshte tret
    Tani vetem vuaj!

    Kur ishim se bashku
    Qeshnim me embelsi
    Tani s'kam buzqeshje
    Vetem lote ne sy!

    Si su shterren lotet
    Po quditem shum
    Kur ne vazhdimesi
    Rrjedhin si nje lum

    Kur do te ndalet loti
    Kur s'do kam merzi
    Ateher mbaron jeta
    Tek ti do te vij!

    Me prit shpirti ime
    Se te dashta shum
    Ndoshta s'do me njohesh
    Kam ndryshua shum!
     
  17. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Edhe......!!


    Nese me kerkoni ndonjehere ...
    Do t'jem e merzitur plot mall
    Nga dhembja qe kam ne shpirt
    Nuk do jem ajo qe me mbani ne mend
    Do t'jam nje grua e mplakur
    Nga vuajtja e mallengjimi
    Vitet me iken aq shpejt
    Sepse me shkatrroi pikellemi
    Pra mos me kerkoni kurr
    Me mbani ne mend si dikur
    Kur isha e hareshme,plot jete
    E jo si nje grua statuj!!
     
  18. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -----Mos me ngushlloni....----

    Sot mos me ngushlloni
    Dua te qaj ne vetmi
    As dritat nuk i ndezi
    Po rrij ne terr te zi!

    Sot mos mi trazoni kujtimet
    Dua t'i mbledhi ne nje vend
    Dua vetem te kujtoj te kaluaren
    Per asgje tjeter s'kam vend!

    Sot me mua mos qani
    Dua te qaj e vetmuar
    Dua qe loti te derdhet lirshem
    Tek vendi i deshiruar!
     
  19. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ----Rrugëtova gjatë!----

    Ditë të tëra rrugëtova
    Qiellin me re ta kaloj
    Të kërkoj pak diell të ngrohem
    Kot u mundova,rrugëtimi dështoj!

    U ktheva në pikënisje prap
    Me re të zeza të shoqërohem
    Pasi nuk gjeta diell të ngrohem
    Më duhet me re e me shi të pajtohem!

    Këto i kam besnike gjithmonë
    Nga unë nuk largohen për jetë
    Vonë është me kërkua diellin
    Ka kohë të gjatë nga unë ka tretë!
     
  20. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -------Nënës sime-----

    A më ndin o nëna ime e shtrenjt
    Kur të thërras e zgjuar dhe në gjum
    Athua m'i degjon thirrjet e mija o e shenjtë
    Pa Ty mbeta si një dru-cung!

    Pse ditët kaq të gjata pa Ty
    Pse netët me kalojn pa i mbyll syt
    A thua është malli që më kaplon
    O nënë! më beso,më mungon përqafimi Yt!

    Më mungon fjala jote e ëmbël
    Këshillat tuaja më mbajn në jetë
    Po mos të i kujtoja ato fjalë
    Qysh moti do isha tretë!

    Edhe tani kur përballem
    Me vuajtje e mundime
    Me fjalët e tua c'mallem
    Ishe dhe mbete krenaria ime!

    O duar-buta ime nënë
    Më mungon ledhatimi yt
    Më mungon thënja jote
    ,,Të dua moj flokë-art"

    As floku më nuk shkëlqen
    I mungon ai ledhatim
    Eh sa vështirë qenka o nënë
    Të mbetesh jetim!
     

Shpërndajeni këtë faqe