C' ndikim mendoni se mund te kete heqja e DOGANAVE ne kufi?

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Durrsaku_King, 8 Nov 2002.

  1. Durrsaku_King

    Durrsaku_King Forumium praecox

    C' ndikim mendoni se mund te kete heqja e DOGANAVE ne kufi?

    C'mendoni se si mund te ndikoje heqja e DOGANAVE ne kufi? Do te ndikonte pozitivisht apo negativisht? Teorikisht mendoj se doganat jane te nevjoshme per vendin tone pasi jane nje rritje e buxhetit te shtetit por praktikisht me eliminimin e tyre eleminoheshin edhe nje sere abuzimesh qe doganieret bejne mbi kurrizin e shtetit pra mbi ne sepse jemi ne qe bejme shtetin shqiptar...
     
  2. qen_ujk

    qen_ujk Primus registratum

    Re: C' ndikim mendoni se mund te kete heqja e DOGANAVE ne kufi?

    oh njesh, heqja e doganave kjo rrit fluxin e tregtise, dhe investim. Ne plan afatgjat kur dogana do vehen mbrapsh, do merret me teper dogane, e cila nuk duhet te mbetet si nje barre e rende e tregtise.
     
  3. emiljo

    emiljo Primus registratum

    Re: C' ndikim mendoni se mund te kete heqja e DOGANAVE ne kufi?

    Duke eliminuar tarifat doganore, eshte tamam si nje thike me dy teha. Nga njera ane duket sikur tregtia shqiptare do te marre fryme me lirshem e nuk do te kete me spekullime. Nuk do te kete me spekullime ne nje nga shtetet me te korruptuar? E veshtire. E dyta, ngaqe nuk kemi as fuqi konkurruese(per shume arsye), prodhimet e huaja do na e zejne "vrimen" ne tregjet tona e keshtu qe do te na duhet te fusim koken ne vrime te gjilperes. E kane koken aq te vogel tregtaret shqiptare? Jo. Keshtu qe do te kemi, sipas mendimit tim, me teper humbje se fitim...Eshte teper heret, ndoshta ulja graduale e tarifave do te ishte me mire. Te shihet me pare si funksionon tregu, sipas interesave tona. Duam te vendosim ne nje rang tregje, qe per nga pervoja dhe kompetenca do te ishte njesoj si te shikonim garen e nje breshke me nje elefant.Absurde, shume absurde, por globalizimi i ka edhe keto. :smash:
     
  4. Blue Gene

    Blue Gene Primus registratum

    Re: C' ndikim mendoni se mund te kete heqja e DOGANAVE ne kufi?

    Pyetja nuk eshte shtruar drejt, sepse heqje dogane me gjithe shtetet eshte e pamundur sepse nuk duan shtetet e tjera ta bejne kete.

    Megjithate ma merr mendja qe flitet per heqje donanash me fqinjet: Kosove, FYROM, Mal i Zi. Greqine s'e lejon BE-ja.

    Nje treg i perbashket i Shqiperise, Kosoves, FYROM-it dhe Malit te Zi eshte nje treg i natyrshem gjeografik. Shqiperia do kete humbje fillimisht sepse eshte treg i pasubvencionuar. Kosova s'ka ende treg te kosoliduar dhe po shkon drejt liberalizimit. FYROM ka treg me subvencione (e kam fjalen tek bujqesia) me volum te tille qe me teper e nxit konkurrencen se sa falimentimin e bujqesise shqiptare.
     
  5. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: C' ndikim mendoni se mund te kete heqja e DOGANAVE ne kufi?

    E ngatëruar kjo histori.
    Si rallë në ndonjë fushë tjetër bota është treguar bujare, ka financuar ngritjen e ndërtesave të doganave duke prishur e riprishur (se i dogjëm ne nga një herë) miliona dollarë. E parë nga ana politike kjo ndihmë është e njëjtë me atë të Mirush Kabshit që vinte shishe në tokat e ishpronarëve (në film). Bota ngriti karakollet e na vuri kufijtë, e meqë thanës i futëm sëpatën, tek Qafa e Thanës. Ata e vunë një gur themeli në politikën e tyre ne u bëmë me dogana. Nga këto të shkreta që i gjen në çdo cep ne duhet të mbanim ekonominë. Si në gjithë botën duhet të kishim arkëtime dhe firo. Ne kemi firooo dhe arkëtime. Se sa dëm mund ti sjellë ekonomisë heqja e doganave e tregoi viti 1997, e vetmja ankesë ishin bandat. Vuajmë nga paaftësia për të marrë vendime të mëdha në kohë. Jemi pre i ekonomistëve të institucioneve financiare të cilët sipas rrymave që preferojnë a politikave për të cilat paguhen marrin vendime, shohin si rritemi ne kushte laboratorike, mbajnë shënime, përsëritin eksperimentin me kushte të tjera etj. Ne nuk jemi të zotët ti mbajmë doganat, as sot as mot, jemi si puna e sitës, s'mban ujë, bëji ç'të duash. Gjatë këtij dhjetvejeçari ka patur momente kur ne mund të ndërhynim atje, kur kanë ulur tatimet demokratët apo kur i rritën socialistët. Ne i kemi shifrat e gjithë kësaj periudhe, importe, eksporte, taksa, tatime, gjoba, sekuestrime e tendera të tyre e çdo gjë tjetër. Ato japin një rezultat, një shifër, sa ne i hedhim buxhetit nga doganat, të vetmen gjë shkencërisht ekzakte në këtë mesele. Buxheti i do ato para dhe ne mund tja kishim gjetur duke mos i ulur apo ngritur tatimet por hequr doganat. Po edhe me tatimet është e njëjta gjë. Mbase, por më lehtë e ke ti vesh një tregtari birre një polic tatimesh tek dera se një polic dogane majë malit a në porte ku edhe vetë ai që e ka blerë mallin (ka ndodhur shumë herë) nuk e di ekzaktësisht çka brenda. Kjo rrugë do të kishte ndihmuar biznesin, se do të kishte ekonomistët e shtetit ne firmë, ndihme që biznesit i duhej, ndërkohë që në doganë lidhja është e këputur, bosi paguan dhe mund të keni dëgjuar njëqind herë "çkini me mua e kam paguar doganën". Një moment ku ne mund të ndërhyjmë është i pritshëm, le të mos ulen tatimet po të hiqen doganat. Në fund të fundit, ka një grup artikujsh që zenë pjesën e luanit në këtë histori, për të cilat mund të mbash doganën sërisht. Transparenca dhe antikorrupsioni vijnë vetëm prej thjeshtësisë. Në Shqipëri siç ka qënë do të jetë, ne do vazhdojmë të dëgjojmë sofizma, më i fundit: shqiptarët këto 10 muaj kanë pirë më pak birrë importi se në të njëjtën periudhë një vit më parë, kjo sepse prodhuesit shqiptarë të birrës kanë rritur prodhimin me 20%. Askush nga prodhuesit nuk ka rritur kapacitetet, me çduket ja kanë futur shurrës, dhe fjala vjen Ministri i Financave në vend të Bavarias ka pirë Malto Tirane ndërsa ai i i Ekonomisë në vend të Peronit Birra Korça, ç'mjerim.
     
  6. Blue Gene

    Blue Gene Primus registratum

    Re: C' ndikim mendoni se mund te kete heqja e DOGANAVE ne kufi?

    Hahahaaaa,

    institucionet nderkombtare na qenkan fajtore, hahahaaa. Harron qe buxheti nqse u ngrit vitet e kaluara u grit se pari nga shitjet strategjike dhe reformat strukturore te inicuara pikerisht nga keto institucione.

    Te ardhurat doganore u rriten, por kjo nga ajo pjese mallrash qe e the edhe vete. Prandaj, heqja e doganava me fqinjet tane kufitare ne na ndihmon me teper se sa fqinjet kufitare, Kosova, FYROM, Mal i Zi.

    Nano do rrezohet nga pushteti (si gjithnje: "gomor ti, gomor kush t'vuni") dhe refomat do vazhdojne, shitjet e medha do vazhdojne.
     
  7. Guest

    Re: C' ndikim mendoni se mund te kete heqja e DOGANAVE ne kufi?

    HI,
    Heqja e doganave mund te shihet ne te dy aspektet. Fillimisht efektet do te jene me se shumti negative se pozitive. Kjo sepse do te ulin volumin e te ardhurave te buxhetit te shtetit, gje tqe do te reflektohet direkt ne rishperndarjen e te ardhurave, do te trondisin prodhuesit vendas duke i ballafaquar ata me faktin qe te huajt kane avantazhe me te medha konkurruese pasi dihet qe teknologjia jone ka akoma shume rruge per te bere derisa te vije ne nivelet bashkekohore. Por ama do te jete nje sinjal i mire dhe nje mesazh per te gjithe prodhuesit vendas qe te marrin vendime se c`duhet te bejne: te vazhdojen si e kane nisur dmth duke menaxhuar e drejtuar ne menyre intuitive , apo duke menaxhuar e marre vendimet ne baza shkencore, bujqit tane do te mendohen me mire nese ja vlen qe te gjithe te merren me token e me prodhimet bujqesore apo duhet qe te heqin dore prej saj e te merren me dicka tjeter e t`ja lene ate atyre qe jane me te zot ta menaxhojne,duke iu dhene mundesi ne kete menyre krijimit te fermave te verteta bujqesore. Turizmi do te jete ende ne fazene e vete amatore apo do te marre formen qe duhet te kete normalisht? Nese pyetjeve te tilla e te tjerave si keto u jepet pergjigje atehere gjerat do te fillojne te levizin per mire. Por natyrisht nuk behen keto gjera sa hap e mbyll syte. Duhet kohe, dhe per me teper duhet deshira e mire dhe aftesi vendimarrese e atyre ne maje te priamide(gje per te cilen jam shume pesimiste) /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
     
  8. emiljo

    emiljo Primus registratum

    Re: C' ndikim mendoni se mund te kete heqja e DOGANAVE ne kufi?

    Sipas meje nuk ka shume rendesi heqja e doganave apo manovra te tilla per krijimin e zonave te lira(pervoje e eksperimentuar dhe jo me rezultatet e pritura)apo te tregjeve te lira, sic eshte rasti i doganave. Se pari duhet qe bujku, pronari, drejtuesi, te krijojne nje mentalitet kapitalist, pra ta shohe biznesin e tij si nje "objekt" qe duhet te levize e te zhvillohet, perndryshe falimenton, ose mbetet prapa. "Kush ka kohe, te mos humbe kohe" thote nje shprehje e vjeter (me duket japoneze apo kineze), ose "Prit gomar te mbije bar" eshte gabim...barin ta beje bujku per gomarin nese nuk mbin. Pra me nje mentalitet, qe ngadale e ngadale edhe po zgjerohet, sepse keto pune nuk behen menjehere, kane efekte pozitive reforma mbarekombetare. Me nje mentalitet te ngushte, eshte njesoj si te hapesh tapen e nje shishe qumeshti, por pa qumesht brenda.
     
  9. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: C' ndikim mendoni se mund te kete heqja e DOGANAVE ne kufi?

    Me ndihmën e një shkrimi në Koha Jonë (nuk ishte autori) ja ca nga të dhënat e doganave tona:

    Plani i te ardhurave per vitin 2002 eshte parashikuar te sjelle 110 miliarde leke ne buxhetin e shtetit, nga te cilet 56.5 miliarde nga doganat, dhe 53.5 miliarde nga ne tatimet.

    Zhdoganimi i mallrave te akcizes

    Artikuli Viti

    .......2001 2002

    Birre 36.461/l 24.000/l

    Karburante 275.366 ton 250.000 ton

    Kafe 4.357 ton 3.800 ton

    Cigare 2.520 ton 2.400 ton
    ---------------
     
  10. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: C' ndikim mendoni se mund te kete heqja e DOGANAVE ne kufi?

    Konsum alkoli 51 1 l për frymë Int mark data
    Konsum Cigare 1 3446 cigare për frymë Int mar data
    Konsum vere 51 2,5 litra për frymë Int mark data
    Konsum birre 127 1 Int mark data

    Të dhëna mbi konsumin e Shqipërisë dikur, renditja botërore, konsumi.
     
  11. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: C' ndikim mendoni se mund te kete heqja e DOGANAVE ne kufi?

    Nga Zëri i Popullit:

    Ndërsa për disa mallra që ndikojnë në frenimin e prodhimit vendas ose që nuk janë lëndë të para, pasi nuk sigurojnë shkallën e transformimit të produktit, si lëngje të ndryshme koncentrat, rrush i thatë, kripë, bojë plastike, inkelit, lëkure, plasmas, flete polietileni, faqe këpuce, sandale, doreza, vida, mentesha, melamin, bateri nuk janë bërë ulje të tarifes doganore.

    Për vitin 2003 janë rreth 750 kode tarifore, tarifa e të cileve reduktohet në "O" (pa takse).

    Por siç vërehet, në më të shumten e rasteve (reth 2300) ka ndodhur vetëm ndryshimi i kodifikimit të mallrave dhe jo përshkrimi i tyre, dhe si rrjedhoje i njëjti artikull ka një kod të ri, i cili mund të ndryshojë me një apo dy shifra nga i vjetri, por jo tarifa.
     

Shpërndajeni këtë faqe