Bruno Vespa bllokon Berluskonin

Diskutime tek 'Makina e Motorra - Formula 1 - Moto GP' filluar nga Albforumi, 17 Sep 2009.

1. Albforumi

Albforumi Primus registratum

Bruno Vespa bllokon Berluskonin

[​IMG]
Silvio Berlusconi

Silvio Berluskoni e ka marrë lajmin e fitores kur ndodhej në një emision të njohur të televizionit italian, RAI UNO, që drejtohet nga gazetari i njohur Bruno Vespa. Presidenti kuqezi, ishte ftuar në këtë emision për të folur për Abrucon, krahina italiane që prillin e kaluar është goditur nga tërmeti, dhe masat që janë marrë për normalizimin e situatës, ndërsa Milani i tij është kthyer tek fitorja pas dy ndeshjesh zhgënjyese (humbja e shëmtuar në derbi dhe barazimi 0-0 me Livornon), duke e filluar në mënyrën e duhur rikthimin në Champions pas një viti të kaluar në ish-Kupën UEFA. Vespa e dinte shumë mirë se zemra e Berluskonit ishte atje në stadiumin Velodrome të Marsejës, dhe i ka komunikuar menjëherë rezultatin: Për hir të lajmit, – e ka informuar gazetari, – Milani ka mundur Marsejën 2-1?. Më në fund një lajm i mirë, ka qenë përgjigja e kryeministrit italian.

Në lidhje me orarin kur është zhvilluar emisioni Porta a Porta, që e ka bërë të pamundur për numrin një kuqezi të ndjekë skuadrën e tij, Berluskoni ka thënë: Kam qenë kundër zhvillimit të këtij emisioni në orarin e mbrëmjes dhe doja që të rregjistrohej në orën 17:30, ashtu siç kishim rënë dakord, sepse jam pronari i Milanit dhe do të kisha dashur të mbështetja ekipin nëpërmjet televizorit. Më pas, për tiu respektuar kam pranuar ftesën dhe kam hequr dorë nga ndeshja, ka thënë numri një i Milanit.

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=944. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=944

Shpërndajeni këtë faqe