Barcaleta shqip

Diskutime tek 'Humor, Video e foto per te qeshur' filluar nga Hank, 21 Nov 2016.

  1. Hank

    Hank Valoris scriptorum

    Në Amerikë, një fis modern indianesh të Amerikës caktojnë nje kryetar të ri të fisit. Teksa po afronte dimri, anëtarët e fisit shkojnë ta takojnë dhe i kërkojnë t'u tregojë si do jetë parashikimi për dimrin. Një proces që kryhej historikisht nga kryetarët e fiseve indiane të cilët dinin sekretet e natyrës dhe bënin parashikime të sakta moti.
    Kryetari i ri, duke qenë se ishte rritur në një Amerikë moderne nuk ia kishte idenë parashikimit duke parë natyrën. Duke ruajtur qetësinë u thotë indianeve të mbledhin dru!
    Indianët e tjerë dëgjojnë fjalët e paketa, binden nga urtësia e kryetarit të ri dhe mbledhin dru.
    Pasi mbledhin sa mbledhin, kthehen tek kryetari dhe e pyesin nëse do jetë dimër shumë i ashpër? A duhet të mbledhin me shume dru!?
    Kryetari u kërkon të kthehen nesër pasi në mbrëmje do dale të konsultohet me natyrën.
    Kësaj radhe, në vend të një parashikimi kot, kryetari vendos të drejtohet tek metoda shkencore... Fut 50 qindarka në një telefon me pagesë dheerr në telefon shërbimin e motit.
    - Përshëndetje, a dini te me thoni në do jetë dimër i ashpër këtë vit!?
    Nga ana tjetër, një djalosh i ri i përgjigjet: Po dimri pritet i ashpër - dhe i mbyll telefonin.

    I kënaqur me parashikimin, kryetari kthehet dhe u thotë anëtarëve të mbledhin edhe më shumë dhunës do jetë dimër shumë i ashpër.

    Indianët I futen punës, dmth pyllit, dhe mbledhin goxha dru.
    Pasi kanë mbledhur një javë rrjesht dru, kthehen tek kryetari dhe e pyesin: A mjafton o I urtë kjo që kemi mbledhur!? A do jetë dimër I gjatë!?

    Kryetari u kërkon sërish kohë të konsultohet me natyrën dhe në mbrëmje nis një tjetër pelegrinazh të shkurter që përfundon me një tjetër telefonatë tek shërbimi i motit.
    - Përshëndetje, a me thoni nëse dimri do jetë i gjatë këtë vit?
    Nga ana tjetër e telefonit i njëjti zë rinor ia kthen: Po po. Shumë i gjatë e shumë i ftohtë.

    Kryetari I buzëqeshur mbyll telefonin dhe bën të largohet. Ndërkohë sheh nga qielli, fund Nëntori dhe koha xham...

    Kthehet dhe njëherë tek telefoni, merr aparatin dhe telefonon direkt.
    Me falni, po nga e dini që do jetë dimër i ftohtë e i gjatë???

    Djaloshi ia kthen nga ana tjetër: U çmenden indianët duke mbledhur dru :)
     
  2. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Nuk po e kap dot barsaleten Hank. Kam vene re nje fenomen me njerez te cilet te rrethuar nga nje lloj energjie, mendojne te provojne forcen e fjales se tyre, duke parashikuar motin tafti bafti sipas deshires se tyre. Nqs nje here apo me shume u ka dale fjala ndac per motin ndac per tjeter gje, provon qe ata kane zbritur ne toke ate qe atyre u ishte rezervuar ne sfera te larta. Nqs njerezve me kapacitet te kufizuar dhe mungese perspektive te gjithanshme do tu lihej ne dore nje dhunti e tille, atehere ajo e keqperdorur, do te bente qe ata te skualifikoheshin nga testi synimi kryesor i te cilit eshte per te pare se cila ndergjegje njerezore eshte bamirese dhe e pjekur te refuzoje te luaj me fenome te natyres. (si orakujt qe nuk i duroj dot). Thjesht nje mendim qe me lindi tani sa lexova kete. Here tjeter do te te tregoj ndonje barsalete. Sa qejf i kam!

    Eléonoré
     
    Johana likes this.
  3. Hank

    Hank Valoris scriptorum

    Nëse duhet ta shpjegoj atëherë barcaleta humbet bukurinë. Ndoshta nuk është gjë... Ndoshta një tjetër...

    Një grua braktiset nga i dashuri i jetës. Tepër e mërzitur dhe e dëshpëruar ajo nuk di si të jetojë me pa të. Duke qenë se kishte dëgjuar për një murg shumë të urtë (e të zgjuar), ajo vendos të shkojë ta takojë për përgjigje.

    Pas disa ditësh rrugë, herë me makina, here me mushka e herë me këmbë, ajo arrin të ngjitet në majën e malit ku jetonte murgu i urtë.
    'Kam kaluar gjithë jetën me këtë njeri, rinia ime u dedikua për ta ndihmuar, gjithmonë jam kujdesur për të dhe tani ai vendosi të më lërë për një vajzë me të re. Jeta ime u zhduk, tani nuk kam asgjë, nuk i çfarë të bëj! '
    Murgu I jep një biskotë dhe i thotë ta hajë. Pasi ajo zhduk biskotën, murgu e pyet ne ishte e shijshme!?
    - Po - përgjigjet ajo.
    - A do je tjetër? - e pyet murgu?
    - Mhmm, patjeter - përgjigjet gruaja.
    Murgu e sheh në sy, bën një pauzë, ofshan lehtë dhe i thotë :- E kupton ku është problemi tani!?
    Gruaja mendohet për ca çaste dhe thotë :- Besoj natyra njerëzore është ziliqare. Ti merr një, dhe do një tjerë, ndoshta një me të madhe, me të ëmbël.. Kurrë nuk kënaqesh... Dhe asgjë nuk zgjat përgjithmonë, asgjë nuk eshte e përhershme... Duhet ta kemi parasysh dhe të mos zhgënjehemi.

    Murgu tund kokën dhe thotë : Jo jo, doja të thoja që je shume e shëndoshë e duhet të hash me pak!! :)
     
    Eléonoré likes this.
  4. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Ok, got it! Por keto jane anekdota dhe jo barsaleta. Fare mire mund t'i quajme edhe fabula. Nuk me erdhi per te qeshur, e megjithate eshte nxitese ose stimuluese e memorjeve, vizioneve dhe ne te njejten kohe edhe leximit te fjaleve te pathena te murgut.

    Duke marre parasysh murgun ne maje te malit, vetmine e tij, rrugen e gjate dhe te veshtire te nje vajze te deziluzionuar nga jeta, pa vazhduar leximin deri ne fund, vizioni i pare qe me erdhi ne mendje ishte Luke Skywalker ne filmin e fundit te Star Wars i cili tashme i thinjur shikon buzagaz te vetmen, Rey-in (Ray-spelling?) e cila mbrin ne Destinacionin Final, atje ku ekuilibri eshte vendosur dhe kontradiktat midis te kundertave nuk ekzistojne, atje ku fjala Sith apo Jedi nuk ekzistojne sepse te qenit Sith apo Jedi nuk jane koncepte por te QENET ne nje gjendje (state of being) ku harmonia midis te kundertave ekziston ne menyre te natyrshme dhe ku edhe qellimi final eshte ai i TAKIMIT te asaj qe eshte larte (Meta-ndergjegjje ndryshe edhe patera) me ate qe eshte poshte (Matera).

    Vizioni i dyte, ai i biskotes, me solli ndermend te adhurueshmin Po te filmit Kung Fu Panda i cili edhe pse topolak e pak avdall, kunder cdo shprese te Maitre Shifu, kapet (jo me presh) por me nje biskote me arome bajameje ne goje dhe ne nje pozicion sperkate perfekte. Maitre Shifu e kupton qe ky babaxhan ari ka ngrenien si motiv kryesor qe e stimulon te stervitet si duhet. Shume cingun ai murgu i historise se siperme!!! Nje biskote, edhe nje te dyte a te trete e pse jo? Une po te kisha qene murgu do t'i kisha thene « Je topolake por je perfekte per nje topolak. Ha cfare te duash, kur te duash dhe sa here te duash dhe nese dikush te qorton ne lidhje me peshen haje edhe ate!» Whatever keeps your boat floating people!!!

    Edhe pse nuk flet shume, eshte e qarte, murgu eshte jo vetem shume i zgjuar por edhe shume i bukur. Kur ai i thote qe ajo eshte shume e shendoshe nuk eshte me ndryshe se sa t'i thoshte: Nje njeri i zgjuar nuk do te bente nje rruge te gjate qe dikush t'i thote a ke pasqyre apo peshore ne shtepi? Ndoshta ai nuk e di se edhe burri qe e la ate nuk ishte ndonje yll i rene nga qielli! Kuptohet qe murgu eshte epror estetikisht.

    Ka njerez te zgjuar te cilet kane bukuri shpirterore te pashoqe por mund te jene estetikisht te paterheqshem dhe e kunderta. Njerezit e zgjuar, ne pergjithesi nuk u ngjiten si rrodhe njerezve qe jane «out of their league». Fakt i jetes. Ne boten shtazore ciftezimi behet ne menyre te natyrshme. Asnje nuk e akuzon nje majmun te bardhe qe i vete nje majmuneje te bardhe per racizem. Asnje nuk e akuzon nje majmun te zi per tradheti te races se tij nese ai ciftezohet me nje majmune te bardhe. Nese nje majmune e kerrusur apo calamane, nese nuk preferohet nga asnje majmun i tufes, ata nuk do te akuzohen per diskriminim. Genetika nuk percohet ne disfavor dhe deteriorim te saj. Une mendoj se shume prej te vetmuarve jane ose te pakendshem estetikisht ose teper epror estetikisht dhe intelektualisht. Keta futen ne te njejtin grup fatkeqesisht. Atje ku gjendet gjeja me e shemtuar atje mund te gjendet edhe me e bukura. Njera sepse asnje nuk e kerkoi dhe tjetra sepse asnje nuk kenaqi kriteret e saj.

    Por ne sferen shpirterore bukuria shpirterore shkelqen. Pak rendesi ka pamja. Nese ne mendojme versionin me te bukur te tonin dhe nese kemi zgjuarsi te kuptojme kur jemi ne prezence te qenieve te larta, te mira e te drejta
    ( njekohesisht edhe qe nuk falin kollaj per arsye te mungeses se respektit treguar prej tyre) te cilat e kane ne dore te realizojne endrrat e tyre, atehere le te tregojme bukuri shpirterore dhe dinjitet.

    Gjithe te mirat,
    Eléonoré
     
    Johana likes this.
  5. Hank

    Hank Valoris scriptorum

    Nuk e ke kapur akoma. Kjo nuk është një anekdotë, një pjesë e vërtet jete... Është një barcaletë, një histori fiktive ku logjika do të tradhtohet në një çast nga një dukuri e rastësishme, e papritur dhe nëse i apelon një stereotipi, atëherë mund të vesh dhe buzën në gaz. Ky është humori...
     
  6. Hank

    Hank Valoris scriptorum

    - Nuk e dija çfarë ishte lumturia deri kur u martova.
    Por atëherë ishte shumë vonë
     
  7. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Kur u martove e gjete lumturine e megjithate keqardhja qendron se e gjete vone apo sepse pervojat e meparshme te jetes te mbyllen shpirtin deri ne ate shkalle qe te penguan t'a shijoje kete lumturi ? It is a state of mind you know!
     
    Johana likes this.
  8. Linux

    Linux think different

    Nje polic kishte hipur ne nje peme..

    Nje kalimtar e pyet:
    -Zoti polic ca ben aty?

    Polici pergjigjet.
    -Po ha kumbulla

    -Hajde gomar hajde, ajo eshte qershi. Ja kthen kalimtari.
    Gomar je ti,se kumbullat i kam ne xhep: i thote polici.
     
    Johana, Eléonoré and Hank like this.
  9. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Nje polic ve re nje dite ne pune se kishte veshur nje corape te bardhe dhe nje te zeze. Duhet te kthehem ne shtepi, mendon ai, qe t'i nderroje corapet. Hedh ca hapa ne drejtim te portes, pastaj ve buzen ne gaz dhe thote: Cfare mendimi idiot po edhe ne shtepi prape nje corape te bardhe e nje te zeze do gjeje.
     
    Johana and Linux like this.
  10. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Djali: Babi, më duhet të bëj një hartim për shkollën. A mund të të pyes diçka?

    I ati: Po si jo, biri im, çfarë don të pyesësh?

    Djali: Ç´është politika?

    I ati: Hmm, le të marrim shtëpinë tonë si shembull. Unë jam ai që merr rrogë kështu që le të quhem -Qeveria. Mamaja jote është ajo që merret me levrimin e parave, kështu ate e quajmë -Parlamenti. Ne kujdesemi për ty dhe interesat e tua, kështuqë ne të quajmë ty -Populli. Pastaj sherbetoren e quajmë si Klasa Punëtore dhe vellain tënd të sapolindur, si e Ardhmja. A e kuptove?

    Djali: Jo tamam, por..., dhe në atë moment ra telefoni dhe babi e mori telefonin... sqarimet më të hollësishme sikur mbetën për herën tjetër.

    Atë natë u zgjua djali pasi që vëllai i vogël qante, dhe shkoi për të shikuar se çfarë kishte që nuk shkonte. Ai vuri re që vëllai i kishte mbushur breket, kështu që shkoi tek dhoma e prindërve ku gjeti te ëmen në një gjumë të thellë. Atëherë djali shkoi tek dhoma e sherbëtores ku pa nëpermjet vrimës së çelësit te atin në krevat me sherbëtoren. Asnjëri nga përsonat në krevat nuk dëgjoi trokitjet e kujdesshme të djalit, kështu që djali u kthye tek dhoma e tij dhe u zhyt në shtrat.

    Mëngjesin që pasoi:

    Djali: Babi, më duket se e kam kuptuar tani se çfare është politika.

    I ati: Sa mirë biri im, ma shpjego mua tani me fjalët e tua.

    Djali: Mirë, ndërsa Qeveria i hypën Klasës Punëtore, Parlamenti fle në gjum të ëmbël.
    Popullit nuk i vihet veshi fare ndërsa e Ardhmja është plot e përplot.


    Kjo eshte per ty Hank (nje hollandez me te cilin punoja quhej Hank. Madje 2 Hank hollandeze njoha -njeri bjond e disleksik e tjetri brun) meqenese te pelqen politika dhe barsaletat.

    Eléonoré
     
    Johana and Hank like this.
  11. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    ANEKDOTE

    Me lengjet krijuese tashme te shteruara, ndoshta nga mungesa e interesit, ndoshta ngaqe cdo gje mbi toke e nen qiell iu duk e njohur dhe e perseritshme, ndoshta ngaqe pritja per te gjetur dicka te re e te rralle kishte marre fund, nje kompozitor me nje veshtrim cuditerisht te mprehte, duke shetitur ne kopeshtin e pemeve te tij ku agrumet dhe arrat zinin nje vend prioritar, ndal befas, per te degjuar hapat e shoqeruara nga terheqja e nje fustani mbi token e mbjelle me domate perbri kopeshtit. Nga nxehtesia, vesa e pare e mengjesit leshonte nje afsh dhe krijonte nje si tip perde xhami te gjalle qe vibronte vale-valesisht. Nepermjet kesaj perdeje, pavaresisht nga largesia ai shqoi syte e nje vajze e cila u gezohej eres se tokes dhe domateve te pjekura. Si nje dre i zene ne befasi ajo i foli per nje cast me sy dhe vrapoi drejt pyllit. Cdo dite ne te njejten ore kompozitori priste rikthimin e saj. Nuk ndodhi. Emocionin ai arriti ta kanalizonte dhe me te te shkruaje nje nga simfonite me te bukura te tij. Ajo ishte shume e bukur por i mungonte nje lloj fuqie. Orkestrimi per kater instrumente muzikore mundesoi rezultatin e deshiruar. Vepren ne fjale ai ia besoi nje dirigjenti i cili i mahnitur i beri edhe sygjerimin e kthimit te kesaj vepre ne nje arie. Nje numer i konsiderueshem poetesh u ftuan ne sallen e provave per te shijuar dhe njekohesisht per t’i dhene ze (fjale) kesaj kryevepre.

    Nje paranteze: Pas perzgjedhjes se kater instrumentisteve me te mire, stervitja e tyre ne salla te ndryshme e ne menyre te pavarur nga njeri-tjetri ishte nje kusht i vene nga vete kompozitori. Degjimi i muzikes dhe kompozimi i tekstit ne te njejten salle e ne te njejten kohe nga pjesemarresit ishte gjithashtu nje kriter i vene nga vete kompozitori. Kjo per te siguruar bindjen e te gjithe pjesemarresve per drejtesine e perzgjedhjes se tekstit fitues i cili do te shkaktonte tek te gjithe, pa xhelozi, te njejten ndjesi qe gjetja e dickaje superlative shkakton.

    Here si fllad ere qe perkedhel lulet e diellit, here si vese mengjesi, here si shi i imet qe lag butesisht token e etur, here si vetetime, here si bubullime, here si acar e here si ftohtesi muzika mberrin ne finalen e saj ne menyre te tille qe te le pershtypjen e mungeses se nje perfundimi. Ajo perfundon e qete dhe e hapur. Te pangopur pjesemarresit kerkuan sqarim. Me nje ton serioz dhe te prere, kompozitori u tha se KUR dhe NESE ai do te takonte objektin qe edhe e frymezoi te kompozonte ate melodi, ai do te rikthehej me nje tjeter simfoni e cila sipas shprehjes se tij do te ishte edhe me e fuqishme. «Nqs nje vegim me ngjalli kaq imagjinate, imagjinoni sa me teper fuqi krijuese do te me frymezoje takimi me personin, veshtrimin me dhimbje e trishtim se te cilit nuk arrij dot t’a heq nga mendja».


    Perngjasimi i teksteve me njeri-tjetrin tregon nivelin e detajuar dhe magjik te muzikes. Si puna e eres qe eshte edhe paraprirese e reve te cilat nga ana e tyre kur perplasen shkaktojne lindjen e vetetimave dhe bubullimave (mamaja e babit ishte nga Bubullima (Lushnje) qe me jep konsiderueshmerisht te drejten e te qenit bubullimore) muzika u ndje njesoj nga te gjithe pjesemarresit.


    Here si kenge dashurie e here si inat legjitim shoqeruar me thirrje per hakmarrje dhe mallkim ndaj popullit te tyre per mosdegjim udhezimi apo mungese bindjeje e besimi, vargjet prozetike u shpalosen njeri pas tjetrit dhe kompozitori po e humbiste durimin nga ankthi i dilemes se cilin do te zgjidhte si zedhenes…derisa….jashte cdo parashikimi, kunder cdo paradigme edhe pse rrethi qe nje poete e re pershkonte ishte konstant ajo kishte karakteristiken e daljes tangent si per te thyer kendveshtrime, paragjykime, vjeterime apo rinovime te pajustifikuara. Ne asnje moment ajo nuk mallkoi popullin e saj dhe mori ne mbrojtje gjithke e gjithcka se ciles ajo mund t’u ofronte justifikim. Perspektiven e tyre ajo kishte mesuar t’a shihte sepse ajo ishte nje melanzh i mrekullueshem i cdo paradoksi ekzistues. I befasuar kompozitori e vuri tekstin e saj perballe muzikes. Sikunder muzika e tij kishte fuqi te ngjallte zemerim, fjala e saj pati po aq fuqi te bente bubullimen, aq bukur imituar nga goditja e pjatave te baterise (une i therras xhez-qe nga koha e Noes), te mbante frymen e te degjonte lutjen e vajzes per meshire. Dhimbja e saj, shkaktuar nga dashuria e pafund per jeten si dhe perputhja e fjales se saj me muziken e tij, sikur te kishin lindur per njera-tjetren, shkaktuan tek kompozitori si edhe te te gjithe pjesemarresit nje ndjenje qe mbante ere NDRYSHIM!


    Per pjesemarrje te gjithe u kompensuan. Ata kishin harxhuar kohe e talent. Mese e drejte. Vajza, perkundrazi tha se ajo kishte lindur e paafte te shiste pasion. Plus, shumave te parave ofruar per kontribut ajo u ktheu kurrizin. Gjene e saj ajo e ka aq te shtrenjte sa nuk i lejon dot askujt t’i veje nje vlere. E vetmja gje qe ajo kerkoi ishte nje takim me kompozitorin.


    PS. Nese A=B dhe B=ZH atehere per rrjedhim edhe A=ZH. Nqs dikujt apo dickaje qe ajo i ofron mbrojtje te justifikuar ka ngjashmeri me shume DIKUSH ose me shume DICKA atehere per rrjedhoje te gjithe perfshihen nen kete ambrelle (cader).


    Ne pervjetor te ditelindjes tende
    Ke plot dhurata mbi tavoline
    Dhe midis tyre, nje glob te vogel
    Shoket t’e kane sjelle!


    Nga nje qelize fillon kanceri. Nga nje qelize fillon edhe sherimi prej tij.

    Shumezoje nje gje te vogel ose pjestoje (thjeshtoje) nje gje te madhe. Pergjigja eshte aty !


    PS. No2. Nese instrumentalistet do te perfaqesonin psh kater shtylla baze te shoqerise si Shkenca, Arti, Feja dhe Qeverisja i vetmi qe njeh mungesen e ndarjes midis tyre eshte kompozitori dhe e vetmja konfirmuese eshte poetja e cila eshte edhe pika lidhese e te gjithave.

    Me respekt,

    Eléonoré
     
    Last edited: 2 Dec 2016
    Johana likes this.
  12. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Sapo e lexova ne nje rrjet shoqeror:
    Mengjesi ne shtepine time..!
    -Vila, ku jane corapet..?-..Atje ku i ke lene mbreme ose mer te pastra ne sirtar..!
    -Po ku i kam lene mbreme..?-Prapa kolltukut..!
    -Mami, ku e kam karikuesin e telefonit..?-..Atje ku e ke lene..!
    -Ku e kam lene..?-Prapa kompjuterit..!
    -Vila, po celsat di gje ku i kam..?- Ne xhep te xhupit shiko..
    -O Ma, ku i kam pantallonat qe do vesh sot..?----Tek sirtari i trete..!
    -O Grua..po si i mban mend dhe i di te gjithe keto gjera..?-Po ke pare ti qe zoti ju jep budallenjve nje njeri te kujdeset per ta.!.
    Nuk mu duk e aresyshme ta pyesja se..nga e dinte kete
     
  13. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    upload_2016-12-11_9-37-52.png
     
    Johana and Al-Punk like this.
  14. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Nje djalosh 32 vjecar ishte akoma i pamartuar. Takohet me miqte e tij, te gjithe me familje e femije dhe u shpjegon qe nuk po mundet te martohet. Shkaku duket se ishte e jema. Cdo vajze qe i prezantonte, ajo e perbuzte dhe nuk ia pelqente.
    Atehere nje nga miqte e keshillon te gjeje nje vajze qe eshte komplet si e ema. Vetem ashtu do kenaqet dhe mamaja e do i jape bekimin per t'u martuar.
    Djaloshi e degjon me vemendje dhe vendos te beje sic e keshilluan.

    Kalojne 6 muaj dhe miqte mblidhen serish. Prap beqar ti!? Pyesin miqte.
    Po shpjegon djali. Para nje muaji isha shume prane marteses. Gjeta nje vajze sic me keshilluat, kopje e time meje ne sjelle e karakter.
    Edhe mamaja e pelqeu, gjithcka dukej per bukuri... Problemi ishte se nuk po ma pelqen babai tani ...
     
  15. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    A e di djali qe e ema dhe i ati jane te divorcuar???? Dhe nuk eshte e veshtire te kuptohet pse!
    Pastaj kaq te veshtire e paska djali te «Pyese shtate a tete e te beje sic di vete?».
    Per mua, ky djale nuk ka arritur moshen e pjekurise nese ai kerkon te gjeje nje nuse qe t'i ngjaje te emes e cila nese jo e divorcuar eshte e neneshtruar.
     
    Johana likes this.
  16. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Dy makina te vogla ne autostrade. Ajo me targen LU ndiqej nga ajo tjetra me targen VL. E dyta ishte e padurueshme dhe donte te parakalonte. Ne nje moment te caktuar, kur makinat ishin perbri njera-tjetres, shoferi i se dytes nxjerr koken nga dritarja dhe i thote shoferit te se pares. LU i tha do te thote : Lesho Udhe: Tjetri ia pret: E pashe qe targa isht VL dhe thashe me vete: Varja Leshte!


    PS: Po i le per ty Hank. Nese te vjen rasti te lexosh, te pershendes.

    Eleonore
     
    Johana likes this.
  17. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Nje pule e madhe po i mburrej nje pule te vogel. Mua me do me shume fermeri se i bej vezet me te medha. Vezet e tua shiten 9 qindarka kurse te miat 10. Pse per nje qindarke do shqyej bythen une ia hedh tjetra?

    Pse vezet dalin nga mbrapa?
    Sepse PULA e pare ka qene KAPOSH.

    Nga brinja e Adamit doli Eva. Te dy kane te njejten shenje.

    Eleonore
     
    Johana likes this.
  18. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Punonjesve te ngarkim - shkarkimit te mallrave ne portin e Durresit u doli perpara nje hall i madh. Nje kontenier masiv anonte nga nje ane tek tjetra, gje qe po vinte ne rrezik vincin, vincierin si dhe gjithe punonjesit.
    Ndaloni pune tha shefi. Kaq tutkune te jeni te gjithe? Para se te ngrejme nje peshe te tille do te na duhet te gjejme qendren e rendeses. Kush nga ju mund te na thoje se si duhet te veprojme?

    Pasi u menduan e u menduan ngrihet njeri dhe thote: Nese kete kontenier e imagjinojme si nje drejtkendesh me kulmet qe po i quajme A B C D dhe nese bashkojme A me C dhe B me D atje ku keto linja takohen eshte edhe qendra e rendeses.

    Doli i zgjuari thote me vete i lumturuar shefi. Ne rregull, vazhdo llogjiken.

    Mu ne qender te rendeses, hidhet i zgjuari, une them te ulim breket e te bejme te gjithe nje mut te madh. E ku ngrihet ajo???

    Eleonore
     
    Johana likes this.
  19. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Do tregoj nje barselete qe eshte pak banale!

    Vete nje inspektor sanitar ne fshatin Seman dhe mban nje fjalim ne lidhje me rendesine e higjenes vetjake dhe shtepiake per nje shendet me te mire. Ne ate kohe kishte ende gjole, keneta e mocale. Ngrihet nje fshatare dhe i thote inspektorit se problemi nuk ishte pastertia por pidhezat. (fjale laluce qe do te thote mushkonja)

    Te m'a hedhi fshatarka mua thote inspektori ndersa bente sikur mbante shenim pyetjet e fshatareve. Pasi dha pergjigje andej e kendej ai me ne fund thote: Sa per pyetjen e pidhezave ka dale nje ilac i ri qe quhet karez dhe qe nuk le pidhez gjalle.

    Eleonore
     
    Johana likes this.
  20. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Nje doktor psikiatrie vuri re qe dy te cmendur po ziheshin. Ku eshte problemi pyet doktori. Une jam Napoleoni i vertete kurse ky me imiton dhe thote se eshte ai Napoleoni. Hall i madh qenka thote doktori. Pa gjetur zgjidhje nuk do te dilni nga azili. Pasi vuri re se ata te dy nuk po ziheshin me doktori pyet si e kishin zgjedhur problemin. Oh thote njeri une vendosa te jem Zhozefina.

    Napoleoni gjeti nje menyre dalje nga azili, doktori merr nje megafon te madh dhe thote «Napoleoni kerkohet urgjentisht se Zhozefina eshte shtruar ne spital».

    Eleonore
     
    Johana likes this.

Shpërndajeni këtë faqe