Bëhen publike detajet e modelit të ri të Mercedes Benz AMG SLS

Diskutime tek 'Makina e Motorra - Formula 1 - Moto GP' filluar nga Albforumi, 11 Sep 2009.

1. Albforumi

Albforumi Primus registratum

Bëhen publike detajet e modelit të ri të Mercedes Benz AMG SLS

[​IMG]Kompania gjermane e automjeteve Mercedes Benz, këto ditë ka mbajtur një konferencë për shtyp, në të cilën kompania ka zbuluar imazhet e para zyrtare dhe detajet e modelit të ri të Mercedes-Benz AMG SLS.

Thuhet se Mercedes Benz do të përdorë një dizajn më të lehtë, me motor në pjesën e parme që do ta bëjë veturën të arrij shpejtësinë prej 0-100km/h vetëm për 3.8 sekonda.

Me një motor të fuqishëm të AMG V8 6.3-litërsh, Mercedes-Benz AMG SLS, do të jetë në gjendje të gjenerojë 571kf. Vetura gjithashtu do të ketë transmision manual me shtatë shpejtësi gjë që i mundëson shoferit të arrij shpejtësinë maksimale prej 317 km/h.

Me sa duket edhe kësaj radhe inxhinierët e MB nuk kanë menduar fare për krizën ekonomike që ka kapluar botën, pasi që vetura do harxhon 13.5 l në 100 km.

Zyrtarët e lartë të kompanisë kanë bërë të ditur se vetura sportive pritet të dalë në shitje në tregun gjerman në fillim të vitit 2010, kurse çmimi i saj do të sillet rreth 177.310 euro.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=548. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=548

Shpërndajeni këtë faqe