ATP Tour Finals, Federer Siguron Gjysmëfinalen

Diskutime tek 'Sporte te tjera - Basketboll- Atletike- Shah' filluar nga Agjenti_007, 19 Nov 2015.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit



    Roger Federer siguron kualifikimin për në gjysmëfinalen e turneut të fundit Masters të vitit, ATP Tour Finals. Tenisti zviceran mposhti në ndeshjen e tij të dytë në grupin “Stan Smith” numrin 1 të botës, Novak Djokovic, me rezultatin 2-0, duke ndërprerë serinë e 23 fitoreve radhazi për sportistin serb.

    Në setin e parë, Federer fitoi 7-5, ndërsa në setin e dytë u shfaq më superior, teksa arriti ta mbyllë këtë fraksion të lojës 6-2. Tani serbit Djokovic i duhet të mundë me rezultatin 2-0 çekun Thomas Berdych për të siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale.

    Tenisti çek pësoi një tjetër disfatë në këtë turne dhe këtë radhë ai u mposht nga Kei Nishikori. Japonezi, numri 8 i botës, fitoi setin e parë 7-5, por humbi të dytin 3-6. Në setin final, Nishikori fitoi 6-3.

    Ndeshjen e fundit në grup Nishikori do ta luajë ndaj Federerit, i cili e ka siguruar një vend mes 4 më të mirëve të këtij aktiviteti.
     
    Albo4Ever likes this.

Shpërndajeni këtë faqe