ATP Indian Wells, Eliminohet Murray

Diskutime tek 'Sporte te tjera - Basketboll- Atletike- Shah' filluar nga Agjenti_007, 15 Mar 2016.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    1458041971murri.jpg

    Turneu Masters i Indian Wells ka dhuruar surprizën e parë. U eliminua nga ky aktivitet numri 2 i renditjes botërore, Andy Murray.

    Ai që e shkaktoi këtë befasi ishte argjentinasi Federiko Delbonis që e mposhti britanikun me rezultatin 2-1.

    Delbonis arriti të fitojë setin e parë 6-4, por Murray iu kundërqërgjigj në të dytin të cilin e fitoi po 6-4. Në setin final Delbonis e ruajti përqendrimin dhe e fitoi atë 7-6 për t'u kualifikuar në raundin tjetër të Indian Wells

    Stanislav Vavrinka nuk gaboi në raundin e tretë të Indian Wells. Zvicerani, numri 3 i botës fitoi pa shumë probleme ndaj rusit Andrej Kuznetsov me rezultatin 2-0.

    Setin e parë Vavrinka e mbylli 6-4, ndërsa të dytin 7-6. Në raundin e katërt, Vavrinka do të përballet me belgun David Gofën që mundi argjentinasin Guido Peja në 3 sete 2-1.
     
    Dreamer likes this.

Shpërndajeni këtë faqe