Albumi im Fotografik

Diskutime tek 'Fotografia dhe Piktura - Artet Figurative' filluar nga Artin, 9 Jul 2017.

  1. Artin

    Artin Valoris scriptorum

  2. Artin

    Artin Valoris scriptorum

  3. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    [​IMG]

    [​IMG]
     
    TinkerBell likes this.
  4. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    [​IMG]

    [​IMG]
     
    Mystique and TinkerBell like this.
  5. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    [​IMG]

    [​IMG]
     
    Johana and Mystique like this.
  6. Artin

    Artin Valoris scriptorum

  7. Artin

    Artin Valoris scriptorum

  8. Chrono_Crusade

    Chrono_Crusade Valoris scriptorum

    20171230_195206.png
    moment pushimesh....
     
    Eléonoré and Artin like this.
  9. Chrono_Crusade

    Chrono_Crusade Valoris scriptorum

    20171230_195338.png
    :).....
     
    Eléonoré likes this.
  10. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    [​IMG]
     
    Eléonoré likes this.
  11. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Po nje foto te tenden a mund t'a nxjerresh ?

    Vajza ime kaloi pushimet verore ne Europe vitin e kaluar. Vendet e perzgjedhura ishin Islanda, Hollanda, Belgjika, Spanja, Italia dhe sigurisht Franca. U merzita qe ajo nuk perzgjodhi Shqiperine dhe Greqine. Ne fund te fundit ajo e mban veten per greko-shqiptare (ka lindur ne Athine) dhe franko-kanadeze me gjak autokton (gjyshja e saj e ka patur te emen autoktone). Arsyet e saj ishin bindese per mua.

    Islanden e zgjodhi per Blue - Lagoon. Kur ishte e vogel i kisha treguar per filmin Blue-Lagoon per t'i demonstruar vendosjen e natyrshme te rolit te gruas dhe te burrit.

    Para se te nisej ne udhetim e porosita te bente fotografi. Te lutem mos u ndje i keqkuptuar Artin (fotografite e tua jane shume shume te bukura) por i thashe vajzes se fotografi te natyres apo bukurise se ketyre qyteteve mund t'i gjej fare mire ne Internet. Nese ti nuk je ne ato foto ato kane shume pak vlere per mua. Pas shume vitesh nese femijet e tu nuk do te te shohin ne foto ata do t'i hedhin ato pa problemin me te vogel. Duhet te jesh prezent ne cdo vend qe kemba te shkel jo vetem t'a paraqitesh si prove e te qenit aty por edhe te te ndihmoje ne risjelljen e kujtimeve te humbura.

    Eleonore
     
    Johana likes this.
  12. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Nga ato vendet që ka shkuar vajza jote, në shumicën kam qenë dhe i kam parë nga afër. Janë vërtet vende të bukura.
    Po, mund të hedh ndonjë ditë dhe foton time, por kjo varet nga humori.

    Këto janë bërë para 5 vitesh në Shqipëri.

    [​IMG]

    [​IMG]
     
  13. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Para pese vjetesh edhe une isha ne Shqiperi. Serendipity!

    Ato peme gjysem te djegura ngjallin trishtim. Me merr malli per shtepine bashkshortore dhe me teper per pishinen. Perpara shtepise kishim nje pishe te larte me ngjyre hiri ne gurkali. Bente boce aq te bukura saqe i mblidhja gjithnje dhe dekoroja shtepine me to. Ne mendje e quaja pishe mashkull sepse ishte e larte dhe e drejte. Kishte stilin square. Ka shume lloje pishash dhe bredhash. Nuk jam interesuar kurre te gjej emrin e tyre botanik. Mbrapa shtepise kishim nje tjeter pishe rrumbullake qe rritej me teper ne gjeresi. Bocet i bente te vogla. Me dukej femerore edhe per shkak te nje lloj guve qe ishte ne mes te saj. Dukej si nje shtepi e bukur rrumbullake. Ne mes kishim mbjelle nje qershi te eger qe ben disa lloj fruti te kuq qe ngjajne me cranberries. Nuk e di si quhen ne shqip. Qe kur shitem shtepine pas divorcit, ne te gjitha shtepite e tjera ku jam futur me qera isha e rrethuar me komshinj qe kishin peme te djegura. Njesoj si keto qe po shoh ne fotografine tende.

    Po kaloj nje cike ne kohe. Nese ishte aksident apo jo nuk jam e sigurte, por ish burri me te cilin ndajme mbajtjen e femijeve dhe te qenit, me merr ne telefon dhe me thote te paraqitem ne veterineri per t'i thene lamtumire Tchoupie-it, shqiptuar Cupi ne shqip. Kur i kishin ardhur per vizite disa miq, sipas tij, ai kishte vene kemben per te bllokuar qenin te hidhej mbi ta (ajo eshte shume mbrojtese) dhe ajo e perplasur ne kembet e tij kishte bere nje rrotullim se mbrapshti dhe kishte rene poshte shkalleve. Ishte paralizuar. I kerkova te mbahej nen vezhgim per nje nate dhe t'i behej nje radiografi per te pare nese kishte thyer shtyllen kurrizore. Te nesermen pasi u paraqita ne spitalin veterinar, qeni edhe pse nuk levizi, lehu kur me pa. E mora vendimin se do t'a merrja ne shtepi dhe do te kujdesesha per te. Qava kur i tregova historine mamit, por me teper isha e lodhur nga terapia qe po i beja. E vetmja gje qe fuste ne goje ishte noodle soup e stilit aziatik. Kishte nevoje per shume kripe dhe uje dhe permirte nen vete. Brenda dy tre ditesh mund te kem humbur mbi 7-8 kg ne peshe nga lodhja, pagjumesia dhe keqardhja. I jepja pilulat per relaksim muskulor dhe kaloja kohen duke i lare pelenat. Era e urines se saj po me bezdiste dhe kisha nje dekurajim te tipit «Nuk dua te jetoj me». Vellai me thote ne telefon se duhej t'i lidhja te gjitha kembet e saj me fill leshi te kuq dhe t'a nxirrja jashte. Kjo eshte histori e gjate, por po mjaftohem te them se historikisht familja ime ka qene e rrethuar me energji mbrojtese. Ultra Protection. Keto energji sipas gojedhenave te familjes time identifikojne ngjyren e kuqe dhe degjojne lutjet qe bejme. I lidha kembet, nje nga nje Cupit, dhe e merrja hopa ne krahe dhe e lija ne bacen prapa shtepise. Dy dite me vone, per habi te te gjitheve, ajo u ngrit ne kembe. Kundrejt cdo shprese ose llogjike. Top fare. I ka mbetur nje anim i vogel nga krahu i majte dhe une me te qeshur e therras «shtrembse» Ndonjehere edhe «calamanke». Cudia me e madhe eshte se vetem dy tre dite pas sihariqit qe u dhashe te mijve ne telefon te gjitha pemet e lagjes time ishin te identifikuara me shirita te kuq. Disa per prerje disa per vezhgim. Nje peme prapa shtepise time e thare e bere ashk u rinua dhe filloi te nxirrte gjethet e para. Mrekulli.

    Me dukesh teper menefrego si tip Artin, dhe ndoshta nuk je nga ata tipa qe kane durim te lexojne shkrime te tilla te gjata, megjithate e shkruajta per veten.

    Te pershendes,

    Eleonore
     
    Johana likes this.
  14. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Shkrimet e tua i lexoj, për shkak të gjuhës që shkruan, se shkruan pastër dhe rrjedhshëm.
    Për pemët... më thanë se aty afër tyre, më parë kishte pirgje të mëdha me plehëra. Siç duket, tymi i plehërave që digjeshin, i shtyrë nga era e detit, i ka tharë pemët ashtu.


    [​IMG]
     
    Eléonoré likes this.
  15. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Kam nje filxhan identik me kete!

    Mos eshte gje Divjaka? Per plazhin e kam fjalen.
     
    Johana likes this.
  16. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Jo, nuk është në Divjakë.
    Është një nga filxhanët e mi më të pëlqyer. Më pëlqen se është i vogël dhe i mirë.
    Këtë e përdor kur dua pak kafe.

    [​IMG]
     
    Eléonoré likes this.
  17. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Edhe une rralle e perdor. Sepse eshte i vogel.

    Te befshin mire. Une e shoqeroj kafen zakonisht me almond bicotti.

    Me falni, nuk doja t'a ktheja temen ne chit-chat.

    Duket nje ndertues duket nje shkaterrues. Po i hidhja nje sy temes «Shtepia Jone» per te gjetur dicka qe me kishte ngelur ne mendje. Kur po flisja per Tchoupie-in m'u kujtua qe Gurax dhe Tinkerbell po defreheshin me idene e hedhjes se qenve te tyre nga ballkoni. Nuk e gjeta me thene te drejten, POR pas nje dekurajimi total me mentalitetin e shtepise u habita me bujarine tende te blije nje sorkadhe per drerin e vetmuar. Pikerisht ne kohen qe abs mburret per perdorimin e pistoletes, shoqja ime Suzana, shtepine e te ciles kisha marre me qera, e cila kishte marre me qera shtepine e dikujt qe kishte shkuar ne Afrike, dhe e cila ishte komshie me ish-bashkshortin tim shkon per gjah me te dashurin e saj dhe vrasin nje sorkadhe (moose ne Anglisht) bashke me bebin e saj. Ajo kishte, sigurisht, leje gjuetie por vetem per kafshe qe kane arritur nje moshe te caktuar. Ajo ishte e ndaluar te qellonte bebin drenush. Policia i kapi dhe u vuri nje gjobe te rende.


    Eleonore
     
    Artin and Johana like this.
  18. Artin

    Artin Valoris scriptorum

  19. Artin

    Artin Valoris scriptorum

  20. Jorina_

    Jorina_ Forumium praecox

    Pershendetje @Artin

    Akoma nuk arrita ta kuptoj, pse vec ti ne kte forumin tend guxon te postosh foto dhe tjeret jo?
     

Shpërndajeni këtë faqe