Albert Kamy

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga Seyfert, 7 Oct 2014.

  1. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    Nga Maria Popova
    Filozofi dhe shkrimtari francez, Albert Kamy, ka reflektuar mbi mundësinë e brishtë të lumturisë dhe arriti në përfundim se njerëzit nuk duan të jenë të lumtur përtej kushteve që i vënë lumturisë së tyre

    [​IMG]“Ata që preferojnë principet para lumturisë, ata refuzojnë të jenë të lumtur jashtë kushteve pas të cilave kanë lidhur lumturinë e tyre”.“Për herë të parë në histori”, deklaroi Bertrand Rasëll (Russell) në reflektimin mbi pasojat e Revolucionit Industrial, “është e mundur… të krijohet një botë ku kushdo duhet të ketë një mundësi të arsyeshme lumturie”. Në fakt, e kemi grushtuar atë mundësi me një dëshirë të mbizellshme: kultura jonë është aq e konsumuar me ndjekjen e vazhdueshme të lumturisë, sekreteve të saj dhe shkencës së lumturisë, saqë ka ngjallur një mungesë lumturie, turpi dhe poshtërimi. Por mungesa e lumturisë mund të ketë dinjitetin e saj dhe mund të na tregojë shumë për atë që jemi. Kjo është saktësisht ajo, që filozofi francez dhe shkrimtari i nderuar me Çmimin Nobel, Albert Kamy, i lindur 100 vite më parë, analizon në shkrimet e tij private, të mbledhura te Shënimet 1951-1959.
    Në një meditim mbi lidhjen e Oskar Uajlld me artin, Kamy konsideron nocionin e dëshpërimit, ekzorcizmi i të cilit është një prej shtatë funksioneve terapeutike të artit, dhe i shtohen përkufizimit më të mirë të artit në histori: “Oskar Uajlld deshi ta vinte artin mbi gjithçka tjetër. Por madhështia e artit nuk është ngritja mbi gjithçka tjetër. Përkundrazi, ai duhet të përzihet me gjithçka. Uajlld e kuptoi më në fund këtë, falë dëshpërimit. Por është faji i kësaj periudhe që gjithnjë u desh dëshpërimi dhe kufizimi për të kapur një grimcë të së vërtetës që gjendet edhe te lumturia, kur zemra është e rëndë. Shekull servil”.
    Në një letër të vitit 1956 për një mik që gjendej në spital, Kamy eksploron sesi trupi dhe mendja bashkëpunojnë me dëshpërimin dhe lumturinë.
    Solidariteti i trupave, bashkimi në qendër të vdekjes dhe mishit që vuan. Kjo është çka jemi dhe asgjë tjetër. Ne jemi kjo plus gjenialiteti njerëzor që vjen në të gjitha format, nga fëmija tek Ajnshtajni.
    Jo,… nuk është poshtëruese të jesh i palumtur. Vuajtja trupore është ndonjëherë poshtëruese, por vuajtja e ekzistencës nuk mund të jetë, është jeta.
    Ajo që duhet të bësh tani, nuk është më shumë se thjesht të jetosh si të gjithë të tjerët. Ti meriton, vetëm për atë që je, një lumturi, një përmbushje që pak njerëz e njohin. Edhe sot, ky plotësim nuk ka vdekur, është pjesë e jetës dhe, falë saj, mbretëron mbi ty, pavarësisht nëse do apo jo. Por në ditët e ardhshme duhet të jetosh vetëm, me këtë vrimë, me këtë kujtesë të dhimbshme. Kjo mungesë lëvizjeje që ne e kemi brenda vetes, e kam fjalën për ata që nuk po përjetojnë lumturinë, dhe që dhimbshëm kujtojnë një lloj tjetër lumturie që shkon përtej kujtesës.
    Ndonjëherë, për mendjet e dhunshme, koha që sakrifikojmë për punë, që i zhvatet kohës, është më e mira. Një pasion i pafat.
    Kamy më tej e prek edhe një herë këtë absorbim të fizikes dhe metafizikes në një reflektim mbi burgjet e mërzisë të ndërtuara nga vetë ne.
    Nuk është e vërtetë që zemra konsumohet, por trupi e krijon këtë iluzion.
    Ata që vënë principet mbi lumturinë, ata refuzojnë të jenë të lumtur jashtë kushteve që i kanë vënë lumturisë së tyre. Nëse ata janë të lumtur befasisht, e gjejnë veten të paaftë, të palumtur që janë larguar nga mungesa e tyre e lumturisë.
    “Lumturia e vërtetë, ajo që është shumë e bukur, mund të vijë vetëm prej rregullit”, ka shkruar Benxhamin Frenklin. Kamy na kujton se kur rregulli ndiqet verbërisht dhe në mënyrë rigoroze, mund të konsumojë mundësinë delikate të lumturisë.
     
    exit and Al-Punk like this.

Shpërndajeni këtë faqe