Duke lexuar kete artikull, Perdorimi i rrjeteve sociale, tregonte se sipas nje studimi rjete sociale mund te ndikojne ne nxitjen ndaj substancave narkotike. Si mendoni a mund te jete e vertete nje gje e tille?
Qe ndikojne per shume gjera, ndikojne, sidomos tek moshat e vogla. Por edhe po te mos ishin rrjetet, mjafton shoqeria e shkolles, e lagjes, si dhe televizori per te ndikuar e per t'i nxitur njerezit ne drejtime te ndryshme.
Nuk mendoj se ndikojnë me shume se ndikimi normal i një shoqërie të keqe. Megjithatë artikulli thotë që rrjetet sociale janë si drogerat dhe jo që ndikojnë në përdorimin e drogerave
Varet se ca rrjetesh sociale ti frekuenton se ka dhe grupe sociale te mbledhuar vetem per kte lloj kategorie njerzish dhe normale qe ndikojne. Sent from my iPhone using Tapatalk
Nëse është kështu, atëherë duhet ta ketë dhe kjo një shpjegim, Pse rrjetet sociale bëhen si drogëra? Është faji i teknologjisë, apo kushtet e jetës janë të tilla që sjellin mungesë të jetës sociale? Mendoj se është kjo e dyta.