A eshte plagosur Samir Saimir Mane me te vertete!?

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Al-Punk, 8 Sep 2018.

  1. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Ne Tirane ka shume fjale per plagosjen e biznesmenit me te madh shqiptar Saimir Mane. Nderkohe qe asnje media nuk ka hulumtuar apo bere nje artikul sic duhet per kete teme, po sjellim me poshte disa shkrime te disa gazetareve te botuara kryesisht ne mediat sociale.


    E vërteta mbi atentatin (et) ndaj Samir Manes
    Kastriot Myftaraj

    Në fillim të gushtit dikush mendoi ta trazonte rëndshëm ujin e ndenjur të kënetës së medias në Shqipëri, duke i thënë publikut me anë të faqes “Lolita” në Facebook se qeveria dhe Prokuroria dhe krejt media në vend, kishin mbajtur të fshehtë një ngjarje kriminale të rëndë, atentatin ndaj biznesmenit Samir Mane, në maj. Katër ditë pas këtij statusi të “Lolitës”, një gazetar hulumtues i ngjarjeve kriminale, Basir Çollaku, bëri një status në profilin e tij në Facebook, me të cilin donte ta nxiste debatin për këtë temë. Titulli i statusit (11 gusht) ishte kuptimplotë: "Lolita’ sfide serioze gazetareve, per Zamir Manen!?!?”
    Basir Çollaku, me këtë status, bëri atë që i tha Artan B. Hoxha, kolegu i kronikës së zezë, më pas në debat, pra mori përsipër statusin te “Lolita”. Të dy i njoh drejtpërdrejt, me një njohje që arrin në kufijtë e miqësisë, por ka momente kur e vërteta duhet të ketë vendin e parë si mikeshë, ashtu siç thotë edhe thënia e vjetër, e njohur.
    Basir Çollaku është miku i ngushtë i të emëruarit nga Kryeministri Rama si drejtor i SHISH, E. B., (ende i pa dekretuar nga Presidenti Meta). Pra kuptohet se cili është burimi i Çollakut. Statusi i Basir Çollakut shqetësoi shumë ata të cilët duan ta fshehin ngjarjen të cilët e gjetën të nevojshme t’ i kthejnë përgjigje me anë të një autoriteti në fushën e ngjarjeve kriminale, Artan B. Hoxhës. Pra me gojën e Artan B. Hoxhës ktheu përgjigje Samir Mane, Ministri i Punëve të Brendshme Xhafaj, Prokurororja e Përgjithshme, e përkohshme, Arta Marku, si dhe tekefundit vetë Kryeministri Rama, pa miratimin e të cilit nuk mund të fshihej ngjarja. Por duket se Rama qëndron pas të dy palëve në këtë histori, siç do të shpjegoj më poshtë.
    Ngjarja, duke shpjeguar edhe nënkuptimeve në të cilat shprehen të dy palët është kjo, sipas Çollakut:
    Natën e 24-25 majit 2018, te Restorant “Padam” në Tiranë, në rrugën që shkon nga unaza te RTSH (Rr. Gjon Pali II), i është bërë atent biznesmenit më të madh në Shqipëri, Samir Mane. Me këtë rast është vrarë një oficer i Gardës së Republikës (Martin Nika), i cili bënte dhe një punë të dytë si roje i Samir Manes. Ngjarja u mbajt e fshehtë nga Policia e Shtetit, pra nga Qeveria dhe Prokuroria. Madje u tjetërsua edhe vrasja e oficerit gardist duke u shpallur aksident automobilistik.
    Nuk mund të mos të të bëjë përshtypje fakti se Çollaku nuk thotë asgjë për SHISH!!!
    Artan Hoxha i përgjigjet Çollakut me këto argumente:
    1)Edhe po të dojë Zamiri ta fshehë nuk e lenë rivalët dhe ti e di mirë që ai nuk ka pak rivalë në biznes.
    Ky argument i Hoxhës është pa kuptim. Çfarë mund të bënin rivalët e Manes në biznes kur drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme shtetërore kishin lidhur një marrëveshje të fshehtë, në thelb kriminale, për ta fshehur ngjarjen madje për ta tjetërsuar atë? Opozita për shkak të lidhjeve me Manen do të heshtte. Shteti ushtroi presion mbi median që ngjarja të mos i përcillej opinionit publik. Në këto rrethana bllokuese, ata që ishin të interesuar për ta bërë të ditur ngjarjen përdoren “Lolitën”.
    Por shikoni se çfarë thotë më tutje Artan B. Hoxha në debatin me Basir Çollakun:
    “E dyta, shoqëruesi i Zamir Manes, oficeri i rangut të lartë në Gardën e Republikës Martin Nika, ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e vonë të 24 majit, një ditë para protestës së fundit të opozitës. Nika sapo ka dalë nga restoranti Padam përballë ish-piramidës dhe ka qenë duke kaluar rrugën për të hipur në makinën e tij, parkuar në krahun tjetër të rrugës. Autori i aksidentit një 23 vjeçar nga Tropoja me mbiemër Memia, u arrestua.”
    Le t’ i marrim gjërat me radhë:
    Tan Hoxha na thotë se oficeri i lartë i Gardës së Republikës, major Martin Nika ishte edhe shoqërues i Samir Manes?! Pra, oficeri bënte në mënyrë të kundërligjshme edhe një punë të dytë si roje private. Sipas njoftimit zyrtar shtetëror për vdekjen e Major Martin Nikës, ai kishte qenë duke kontrolluar rojet kur u aksidentua, në orën 00: 30, pra pak pas mesnatës. Njoftimi nuk e bën të qartë nëse bëhej fjalë për rojet shtetërore apo rojet private. Port e restorant “Padam” nuk kishte roje shtetërore. Restoranti “Padam” nuk është përballë ish-piramidës (ajo piramidë mbetet dhe sot!), siç thotë Hoxha, por saktësisht përballë ndërtesës së Kryeministrisë, më pak se 100 m larg perimetrit mbrojtës të këtij institucioni. Kështu del se majori ka braktisur detyrën shtetërore për të kryer detyrimin e tij privat, si roje i Manes, me ç’ rast ka humbur jetën. Cilin automjet kishte parkuar majori në anën tjetër të rrugës, atë privat, apo atë shtetëror? Nëse e marrim të mirëqenë versionin e Hoxhës, atëherë del gjithsesi, se te “Padam”, ku po darkonte Mane, ka pasur një rrethanë kërcënuese për të, që u detyrua majori të vinte atje që nga Kryeministria. A mund të besohet se majori, edhe nëse është thirrur nga shoqëruesit e Manes, ka marrë automjetin e tij për t’ i ardhur rrotull zonës, kur ai fare thjesht dhe më shpejt mund të shkonte duke vrapuar nga Kryeministria te “Padam”, nëpër një rrugë që kalon nga pas Kryeministrisë dhe del sipër Piramidës?
    Nga ato që thotë Hoxha del se majori po e kapërcente rrugën duke ecur kundër rregullave të qarkullimit rrugor dhe nuk përjashtohet mundësia që një shofer i trembur nga ngjarja kriminale të ketë shtuar shpejtësinë për t’ u larguar nga ajo zonë e rrezikshme dhe në këtë e sipër ka përplasur majorin. Por më e mundshme duket që majori i cili shkoi me vrap në vendngjarje të jetë vrarë në shkëmbimin e zjarrit me atentatorët.
    Artan B. Hoxha thotë më tutje në debatin me Çollakun, i cili kishte thënë se për të fshehur të vërtetën e ngjarjes janë fshirë edhe videoregjistrimet deri edhe te serverat që mbulonin zonën:
    “Unë për vete e kam verifikuar ngjarjen me Erzen Breçanin. Ti besoj e di se Breçani security i ka zyrat te Coin dhe mbulon me kamera sigurie gjithe rrugën… edhe unë kam patur të njëjtin dyshim por nuk kam gjetur ende një provë që të mbështesja dyshimin. Me sa e njoh unë nuk kanë lindur ende ata burra që ia fshijnë serverin Erzen Breçanit.”
    Në fakt ndërtesa ku i ka zyrat Erzen Breçani është ABA bussines center, ndërsa COIN është një nga firmat që ka mjedise në këtë qendër tregtare. Me sa duket Tani bën lapsusin që tabelën e madhe të kësaj firme e merr për emrin e qendrës tregtare nesër. Epo unë njoh një burrë që ia fshin serverat Erzen Breçanit dhe ky është Bashkim Ulaj, pronari i ABA Center. Dy oligarkët, Samir Mane dhe Bashkim Ulaj kanë shumë lidhje të errëta bashkë dhe një nga treguesit për këtë është se kompania ACR e Manes që merret me nxjerrjen dhe shitjen e kromit, i ka zyrat pikërisht në ABA Center. Ato serverat për të cilat flet Tan Hoxha, Erzen Breçani i ka në sajë koncesionit për fibrat optike që Sali Berisha i dha Bashkim Ulajt, kur ishte kryeministër. Kështu që serverat e Erzenit nuk janë të paprekshme kur vjen fjala për Samir Manen.
    Debati Hoxha-Çollaku u mbyll ashtu si nisi, sikur të kishte shtypur dikush me gisht një buton. Kur shteti i tërë, qeveria, opozita, media merren vesh mes tyre për të fshehur një ngjarje kriminale, ato sigurisht pothuajse mund ta arrijnë këtë gjë. Pothuajse…Sepse në kohën sotme digjitale, ato nuk kanë nën kontroll gjithçka, janë mediat shoqërore ato që i sfidojnë nëse ka njerëz të cilët kanë kurajë ta thonë të vërtetën që del nga faktet.
    E vërteta që del nga faktet është kjo:
    Biznesmenit më të madh në Shqipëri (faktikisht borxhliut më të madh në Shqipëri) Samir Mane iu bë një atentat në natën e 24-25 majit në një restorant në Tiranë, me ç’ rast u vra një oficer i Gardës së Republikës që punonte privatisht edhe si shoqërues i oligarkut. Shteti fshehu ngjarjen kriminale në tërësinë e saj, duke zhvendosur madje vendngjarjen dhe rrethanat e vdekjes së oficerit gardist.
    Në gjithë këtë histori të bën përshtypje roli i Edi Ramës. Debatin e nisi praktikisht njeriu i njeriut të Edi Ramës, siç e kam shpjeguar më lart. Por, në anën tjetër fshehja e ngjarjes kriminale nuk mund të bëhej pa lejen e Edi Ramës. Duket se Rama kërkon t’ i dërgojë një sinjal anonim Manes që të jetë më mirënjohës ndaj tij.
    Basir Çollaku nuk bëri ndonjë hipotezë për atë se kush qëndronte pas atentatit ndaj Manes, sjellje tipike kjo për ata të cilët e ngacmojnë një ngjarje me porosi. Në fakt që nga maji e sot kanë ndodhur dy atentate ndaj Manes dhe pistat për to janë shumë interesante./Kastriot Myftaraj
     
  2. Poshnjari

    Poshnjari Forumium praecox

    nga fillimi duket mo. lajme facebooku. tani jane bere gazetare profesioniste edhe kalamja 10 vjecare.
     
  3. Frank

    Frank Forumium maestatis

    Qe ne koken e shkrimit i bej pas. Kastriot Myftaraj eshte nje cope anadollak i cili ne fakt, nuk ben pune tjeter perveçse te mbledhe materiale te ndryshme, thashetheme, lajme te verteta apo te rreme nga faqe te ndryshme, dhe pastaj ben nje mix qe mos kuptohet dhe e shet si teori te veten. (Mendimi im).
     

Shpërndajeni këtë faqe