A e dini se..

Diskutime tek 'Mistere, Konspirime, Kuriozitete' filluar nga Kordelja, 12 Jun 2003.

  1. Erind

    Erind Forumium maestatis

    Re: A e dini se..

    <ul type="square">
    [*]Sinani, arkitekti i madh shqiptar (1489 - 1588) gjatë gjithë jetës së tij ndërtoi jo më pak se 355 ndërtesa apo komplekse: 81 xhami të mëdha 50 dhoma faljeje, 62 medrese, 19 mauzoleume, 17 tregje, 3 spitale dhe 7 ujësjedhësa. Kryevepra e tij është Xhamija Selimije e ndërtuar në vitin 1522. Në baz të projekteve të tij ndërmjet vitit 1609 dhe 1617 u ndërtua Xhamia Blu.
    [/list]
     
  2. Erind

    Erind Forumium maestatis

    Re: A e dini se..

    Arabet ne jeten tone.

    <ul type="square">
    [*]Në vitin 1357 mbreti i Francës Henri i III themeloi në Paris katedrën e gjuhës arabe që të lehtësojë zhvillimin e studimeve mjeksore.
    [/list]


    <ul type="square">
    [*]Për herë të parë koncepti i sinusit dhe i kosinusit në trigonometri është fytur nga shkencëtari arab Batani. Tabelën e parë të sinuesve e bëri Hasan El-Marakeshi më 1299.
    [/list]


    <ul type="square">
    [*]Në Romë ndodhet xhamia më e madhe në Evropë.
    [/list]


    <ul type="square">
    [*]Në qytetin e Hamburgut në Gjermani ka 27 xhamia.
    [/list]


    <ul type="square">
    [*]Mjeku musliman Eraziu i njohur në Evropë si Razes ka shkruar 220 vepra mjekësore ku disa prej tyre janë Enciklopedi.
    [/list]


    <ul type="square">
    [*]Portreti i Raziu, mjek dhe filozof i dëgjuar arab, i cili u bë i dëgjuar sidomos me veprën e tij "Kitabul Havi", mbahet akoma i varur në Universitetin e Prixhetonit.
    [/list]


    <ul type="square">
    [*]Në shekullin e X, Raziu bëri operacionin e parë me qepje, ku pejtë e nevojshëm i përgatiti nga zorrët e kafshëvë.
    [/list]


    <ul type="square">
    [*]I pari që ka filluar shërbimin postar ka qenë Muavi Ibn Ebu Sufjan. Shërbimi postar bëhej me kuaj dhe me deve.
    [/list]
     
  3. Erind

    Erind Forumium maestatis

    Re: A e dini se..

    Kuriozitete te marre nga faqja "albania.tk"

    <ul type="square">
    [*]Syri i nje struci eshte me i madh se truri i tij.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Ne trurin e maceve ka 32 muskuj.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Seul (kryeqyteti i Korese se Jugut) ne gjuhen vendase do te thote kryeqytet.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjeç jane ne burg ose nen hetim.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Kur thyhet nje xham disa copeza shperndahen me shpejtesi 3000 milje ne ore.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Planeti Uran mund te shihet me sy te lire.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka pasur nje siperfaqe me te madhe se Belgjika.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Dallga me e madhe e regjistruar deri me sot ka qene ne vitin 1971 ne Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartesi 85 m.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Ne nje nate te kthjellet mund te shihen rreth 2000 yje me sy te lire.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Vetem mushkonjat femra piskojne.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]96% e sallatorit, eshte uje.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Ne 1 kg limon ka me teper sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Shteti me me teper rruge te asfaltuara eshte Franca.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Ajnshtajni deri ne moshen 9-vjeçare nuk fliste normalisht.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Nje shqiponje mund ta shohe prejen e saj qe 3000 metra larg.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Kuajt mund te qendrojne deri ne 1 muaj ne kembe.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Eshte e pamundur te teshtish pa i mbyllur syte.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Fluturat shijojne me ane te kembeve.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Delfinet flene me nje sy hapur.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Nje njeri qesh mesatarisht 13 here ne dite.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Minjte mund te durojne pa uje me teper se devete.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Ne trupin e nejriut muskuli me i forte eshte gjuha.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Pavaresiht nga madhesia dhe trashesia nje flete nuk mund te paloset me teper se 9 here.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Femrat i perpelitin syte 2 here me shume se meshkujt.
    [/list]

    <ul type="square">
    [*]Nje ari i rritur mund te vrapoje po aq shpejt sa nje kale.
    [/list]
     
  4. Re: A e dini se..

    Interesante,dhe te bukura,vazhdoni po presim te reja!
     
  5. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: A e dini se..

    Ersi shume interesante kuriozitet qe ke sjelle.

    Nje verejtje te vockel kam une.

    Ajo xhamia e Arkitetk Sinanit, qe eshte dhe prej Elbasani, quhet Sulejmanie /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  6. Erind

    Erind Forumium maestatis

    Re: A e dini se..

    Tu scusare me kordele per errore fatto, ma io non pottere kambiare adesso, se tu potere cambiare perpiacere, fare favore me.
    io grazia te. heheh /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  7. Erind

    Erind Forumium maestatis

    Re: A e dini se..

    ---Në 1750 në botë jetonin rreth 800 milionë njerëz, në 1850 nje miliardë më tepër dhe në një 1950 edhe një tjetër miliard më tepër. Mastaj u deshën vetëm 50 vjet për tu dyfishuar dmth. 6 miliardë.



    ---Gjysma e popullsisë së botës fiton vetëm rreth 5% të pasurisë në botë.





    ---Megjithëse në botë ka më shumë se 600 milionë telefona, gjysma e botës ende nuk ka bërë asnjë telefonatë.





    ---Në Ditën e Nënave në SHBA bëhen më tepër telefonata personale se në çdo ditë tjetër në çdo shtet tjetër.



    ---1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.





    ---Në 1870 në Londër jetonin më shumë Irlandezë sesa në Dublin.



    ---Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000



    ---Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plerave.



    ---Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç.



    ---Në Perëndim njerëzit ndërrojnë shtepi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.
     
  8. Erind

    Erind Forumium maestatis

    Re: A e dini se..

    ---Në vendet e zhvilluara % e te rritureve qe martohen ra nga 72% ne 1970 në 60 % ne 1996. Mundësia për divorcim në martesën e parë u rrit nga 50% në 67%. Mundësia për divorcim në martesën e dytë është rreth 10 % me e lartë se në martesën e parë.




    ---Që nga viti 1972 janë prodhuar rreth 64 milionë tonë kanoçe alumin(rreth 3 trilion kanoçe). Nëse këto do të vendoseshin njëra pas tjetrës, mund të arrinin deri në hënë rreth 1000 herë. Kanoçet e alumint përbëjnë 1% të materialeve mbeturina.



    ---Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen....çdo sekondë.



    ---Sipas Byrosë së mirënjohur ne SHBA Census, 19% e fëmijëve në Amerikë jetojnë në varfëri.


    ---Në Australi ka më shumë se 150 milionë dele dhe një popullsi prej rreth 17 milionësh.



    ---Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.



    ---Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.



    ---DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.



    ---Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.
    "jet me sakrifica"


    ---Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min.



    ---Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë




    ---Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të nje zvarritësi.
     
  9. Erison700

    Erison700 Forumium maestatis

    Re: A e dini se..

    Pak kuriozitete /pf/images/graemlins/laugh.gif


    A e dini se:

    Nje shqiptar (i Kosoves) ka kerkuar azil ne 14 shtete te bashkimit europjan...

    Nje shqiptar eshte martuar 3 here ne Norvegji, edhepse, akoma nuk e ka nenshtetesine norvegjeze...

    Nje shqiptar ne nje raport me nje norvegjeze ka mundur te rezistoj vetem 2 dite pasi ajo u merzit nga historite e tij te Skenderbeut...

    Nje shqiptar pasi theu 2 automate (slotmachine) ku humbi nje shum te konsiderueshme krunash, ka rrahur 2 securitas + 2 police ne nje qender tregtare (OsloCity). Pas 15 oresh ne qeli shkon persri i lire ne shtepine e tij...

    Nje shqiptar pasi e vodhi dhe mbajti per nje nate skafin e policise, te nesermen kthehet ne port. Pasi e kapi policia e pyeti perse e beri? Ai u thote sepse kishte vjedhur moto te policise, kal te policise, bici te policise dhe makine te policise. Kur policia kontrollon ne arkivin e tyre, shikojne qe ky ishte nje i njohur i tyre.

    Nje shqiptar rezultonte me 12 emra te ndryshem ne arkivat e policise. Si shkak ishte se sa here e ndalonte policia ky regjistroheshe me emer te rreme...

    Nje shqiptar i prezantohet nje femre si italian ne nje disko. Gjithmone duke menduar qe ajo ishte vendase, te nesermen ai meson qe vajza ishte nga Kosova.

    Nje shqiptar (i Maqedonise) ne Norvegji ka 8 vjet qe merr pjese ne pune 2-3 muaj ne vit, pasi kohen tjeter e kalon me raporte shendetesore.


    Nje shqiptar i cili punonte si securitas, pushohet nga puna pasi kishte pershendetur bashkatdhetarin e tij ne shqip (Tungjatjeta shqipe). Vetem per kete gjest i cili ndaloheshe per securitaset e huaj ai kishte marre 4 paralajmerime.
     
  10. Erind

    Erind Forumium maestatis

    Re: A e dini se..

    Xander, historia jetes tende. lol /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  11. Erison700

    Erison700 Forumium maestatis

    Re: A e dini se..

    E imja jo por histori....ose me mir kuriozitete shqiptaresh :tipsy: :shrug:
     
  12. Erind

    Erind Forumium maestatis

    Re: A e dini se..

    e di, bej shaka.
     
  13. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: A e dini se..

    A e dini pse ne Lojen e Tenisit piket shenohen 15,30,40?

    -Dikur, kur kjo loje luhej ne ambiente te mbyllura, piket e lojes mbaheshin duke levizur akrepat e minutave te ores nga 15 ne 30 e me pas 45.Me vone per arsye te paqarta ende 45 u be 40.
     
  14. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: A e dini se..

    A e dini se eshte e pamundur per njeriun te puth brrylin e vet? :idea: /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  15. TEDI

    TEDI Valoris scriptorum

    Re: A e dini se..

    A e dini Se Une pi 2 Birra me Eks NJekohesisht ... :thumbsup:
     
  16. TEDI

    TEDI Valoris scriptorum

    Re: A e dini se..

    A e dini se Disa Biologe nen nje Peme te Baobabit duke HUlmutuar per te pare deget dhe gjethet e tij ne maje te Pemes gjeten No e celularit tim te gdhendur aty dhe kur me marrin ne telefon per te ditur se si eshte e mundur une u them kush jeni more dhe kur me thane qe ishin biologe dhe kemi gjetur no e cel tat ketu ne peme thashe o Zot sa budallenj Paska ne Kete Dynja skane ku t cojne leket dhe me morin Mua ne telefon . Gjithmone pasi i Futa nje te share te fuqishme qe me Zgjuan nga gjumi ne 4 te mengjesit ...
     
  17. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: A e dini se..

    Nga sa gram ka secila birre? /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  18. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: A e dini se..

    A e dini se eshte pamundur te teshtish me sy hapur? /pf/images/graemlins/laugh.gif Provojeni po nuk e besuat. /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  19. TEDI

    TEDI Valoris scriptorum

    Re: A e dini se..

    33 Cl per secilen Birre ... /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  20. Re: A e dini se..

    :eek:
     

Shpërndajeni këtë faqe