A e dini se..

Diskutime tek 'Mistere, Konspirime, Kuriozitete' filluar nga Kordelja, 12 Jun 2003.

  1. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    A e dini se..

    Si dhe kush u dha emra kontinenteve

    AFRIKA: Simbas disave rrjedh nga emri Afer.Popull shume i lashte , qe ka jetuar aty pra Egjyptianeve, kurse sipas mitologjiseAFER ose AFRO , quhej i biri i Herkulit dhe nga ky e mori emrin Afrika.

    AMERIKA:Toka qe e zbuloi Kolombi , ne fillim u quajt Nova Granata dhe pastaj u quajt Kolombi ,per nder te kolombit Spanjollet kontinentin e ri ne fillim zyrtarishte ,e quajten Indias. Emri Amerike per here te pare u pa ne vepren "Traktat i kozmografise" botuar me 1507ne shen-Die(France) Kjo u be per nder te Amerigo Vespucit, e per ti dhene Amerike emrin Botes se re. Megjithate Amerigo Vespuçi ne doreshkrimet e tije , ne ato çfar kane mbetur, ka perdorur gjithnje emrin Bota e re"

    ANKTARTD-a:Anktartide , quhen tokat e rrethit polar te jugut ,qe kane nje madhesi sa Australia dhe Evropa Emri Anktartide eshte fjale e perbere e Greqishtes nga Anti(kunder) dhe Arktikos(i veriut) pra, kunder Veriut

    AZI-A:Sipas mitologjise , Azia ishte nimf , e bija e Oqeanit dhe tetit , bashkeshortja e Japetit .Thuhej se kjo i dha emrin kontinentit te Azise
    Japeti ishte njeri nga Titanet, i biri i Qiellit (Oranit)dhe Tokes(Gjea), babai i Atlantit , Primitheut , Epimeteut dhe Esperos

    OQEANI-A:Si pjese perberese e nje pjese te Tokes, eshte e perbere nga nje numer shume i madh ishujsh dhe nga toka me e vogel e te gjitha kontineteve , qe quhet Australi Emri Oqeani vjen nga OCEANUS-i ne latinishte.Perendi , i shoqi i Tetis-tetiq , nimfe detare , nena e Akilit , qe e pati me Peleun.Ne ILIADE , Oqeani , quhej dhe perendia e Zotave , me te cilin shprehet mendimi i vjeter , i te vjeterve se , elementi i pare prej te cilet rjedhin gjithe te tjeret eshte uji

    AUSTRALI-A:Toka kontinentale e Oqeanise .Eshte fjale nga latinishtja , qe do te thot I JUGUT dhe u quajt me kete emer , duke pasur parasyshe poziten e saj ne jug
    Xhon Rehinold (1729-1798) studioi shkencat e natyres dhe e shoqeroi COOC-ku ne udhetimin e tije rreth botes , ky qe i pari qe e propozoi , qe toka kontinentale e Oqeanise , te quhet Australi, qe deri ahere quhej Hollanda e re.

    EVROPE-A:Sipas mitologjise ishte e bija e Agenores , mbret i Fenikise dhe e motra e Kadmi , kryetar i nje kolonie , qe ishte e vendosur ne Greqi. Evropa e paisur me nje bukuri te rralle , qe grabitur nga Zeusi -Jovi nene formen e nje demi dhe u dergua ne ate pjese te tokes , qe mori dhe emrin e saj-Evrope.
    Evrop u quajt dhe asteroidi i 167-te i zbuluar nga Pogson , me 17 prill 1864
     
  2. Erison700

    Erison700 Forumium maestatis

    Re: A e dini se..

    Nuk e ke lexuar mire ti po AMERIKE do te thote ndryshe.

    Nga liria e tepert e kontinentit thuhet HA-MERR-IKE
    Pastaj ka te beje dhe dialekti. Nga HA kemi A, nga MERR (ne dialekt) kemi MER dhe nga IK kemi IK dhe gjithsej kemi AMERIK

    Besoj qe te jem shpjeguar :thumbsup:


    /pf/images/graemlins/laugh.gif :goofy: :lol:
     
  3. Erison700

    Erison700 Forumium maestatis

    Re: A e dini se..

    Kordelke a ta bej nje pyetje?
    Po beje.- do te thoje ti.
    Edhe une po e bej!

    Pash aty ku gjendesh ti:
    Postime: 1958 | Nga: ku me shijon pluhuri | Regjistruar: Nëntor 2002 | IP: e Regjistruar |

    Dhe doja te pyesja se cfar pluhuri perdor, te BARDHE apo te KUQE?

    E BARDHA them une...
     
  4. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: A e dini se..

    - Vetem 1/9 e ajzbergut shfaqet mbi uje.

    - Ludwig van Beethoven ka shkruare vetem nje opera dhe ajo eshte "Fidelio"

    - Ne tere boten nuk mund te gjesh dy njerez qe ti kene veshet njelloj.

    - Numuri me i vogel ne nje rebelim qe denohet me ligj eshte tre.Dy vete smund te bejne rebelim me perjashtim ne ish Shqiperine Komuniste.

    - Ne USA,telefoni tingellon c'do 6 sekonda dhe neper shume vendet e tjera, ne c'do 4 sekonda.

    - Numuri shteteve te Europes qe adaptaune te paret EURO-n jane 11;Austria, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Hollanda, Portugalia dhe Spanja.

    - Afrika e Jugut ka 11 gjuhe zyrtare te cilat jane njelloj te barabarta per gjithe kombin.Ish Republika Jugosllave e Maqedonise qe eshte multietnike ka vetem nje!

    - Gjuha e Havait ka vetem 12 germa ; 5 zanore dhe 7 bashketingellore.

    - Ne te gjitha parate metalike te Amerikes jane shkruare keto 12 fjale:"E pluribus unum" (Kjo gjendet e shkruare edhe ne kupolen e Kongresit Amerikan),"United States of America","In God we trast" dhe e fundit "Liberty".

    - Njeriut i vihen ne pune 17 muskuj qe te mund te buzeqeshe.

    - C'do tren ne te gjitha stacionet e trenave ne Pensillvani niset nen melodine:"Chattanooga Choo Choo".

    - Per te mbledhur vetullat hyne ne pune 43 muskuj.

    - Ne Empire State Building qe gjendet ne qender te New York City, e cila eshte nje nga 7 mrekullite e botes moderne,sherbejne 73 ashensore per 102 kate qe ka atje.(Ata qe vijne ne New York te mos harrojne ta vizitojne.)

    - A e dini se ne Pentagon qe gjendet ne Arlington te Washington DC,gjenden 284 banja?

    - Numuri shkalleve ne Kullen e Pizes Itali jane 294.

    - Numuri shkalleve qe te shpie ne lagjen "Gurrat" te Lezhes,Shqiperi, jane 451

    /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  5. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: A e dini se..

    Ku e ka varrin i biri i Skenderbeut/

    Sipas nje dokumenti ,qe e botoi "Flamuri i Arberit" me 30 -09-1884, i cili ka te beje me shpernguljen e shqiptareve per ne Italipas vdekjes se skenderbeut Populli i Napolit i priti shqiptaret me brohoritje si miq dhe i beri zoter te Kastel Novosit duke i sistemuar brenda pak ditesh Zoti Gjon (i biri i Skenderbeut-)thuhet ne vazhdim te atij dokumenti mbasi i la aty nene kujdesin e KOl mark Shitit,qe ti qeveriste ne kembe te tije , se bashku me krere te tjere dhe me nje grup ushtaresh ...pasi arriti dhe u clodh nje dite iu vu perseri udhes drejt Romes Ai i a arriti qellimit dhe u rregullua si sovran se bashku me njerezit e tije Me plot besim ai u kthye ne Kastel Novo ,ku ndertoi te kater kullat dhe i vendosi te gjithe te afermit e deres vet Kastel Novoja ishte nje godine e vjeter dhe e ulte por ai ne shenje kujtimi e ndertoi me gure Aty ndertoi ne perkujtimin e tije dhe nje kishe te vogel e te bukur dhe la si porosi , qe pas vdekjes te varrosej aty Edhe sot thuhet ne ate shkrim -shihet monumenti i tije shume i bukur ne mermer i rrethuar me shtylla guri te latuar dhe me pese llamba te cilat rrine ndezur gjithnje.Ne mur eshte portreti i tije ,piktur greke me nje perde te mrekullushme perpara

    C'eshte svastika?

    Svastika (kryqi i thyer )eshte nje nga simbolet solare Ilire Ky simbol eshte gjetur neper shkembinjte e Lipcit afer Resanit ne Zhlijebafer Vishegradit Vet fjala Svastike permbane domethenien e ketije simboli Sanskritishte (svasti ) do te thot shendet ,miresi ,gezim) J dechelette ,i cili i ka kushtuar kujdese te vecante simbolit te svastikes , svastiken e ka karakterizuar si nje simbol dielli ne levizje Sipas tije Svastika eshte zhviluar prej rrethit te thjeshte ne te cilin pastaj eshte skalitur kryqi
     
  6. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: A e dini se..

    Nje Ngjarje Shume e Cuditeshme Por e Vertete...

    Per gati 11 vjet, qe nga 11 Shtatori i 1987 deri ne 1999,ne Oqeanin Atllatik,ne nje thellesi prej 3.000 kembesh,amerikanet nxorren 15 ton ar te mbytur qe nga 11 Shatatori i vitit 1857 ne anijen me te fameshme amerikane te asj kohe.Ky ar vinte nga Kalifornia ne forme lingotash dhe monedhash per tu depozituare ne qytetin Nju Jork ku jane dhe rezervat e arit te Sh.B.A..
    Ne kete katastrofe detare u mbyten 428 njerez dhe u shpetuane 150 te tjere.Sot kjo fatkeqesi detare amerikane mbahet si me e keqja e ndodhur per me shume se 140 vjet.Por,qellimi i ketij shkrimi nuk eshte ky informacin fatkeqesie per arin,anijen dhe Ameriken,por per njerzit e shpetuare;150 jete njerezish dhe per mrekulline e ndodhur ne ate kohe,e cila edhe sot e kesaj dite diskutohet me shume se ari i gjetur.
    Anija per 3 dite dhe nete luftoji me dallget e terbuara te oqeanit dhe jo vetem 99 anetaret e ekuipazhit por edhe 479 pasagjeret qe ishin First Class,punuane per te mxjerre ujin jashte anijes....Radio marres-dhenesi nuk punonte si pasoje e difektit dhe ujit.
    Pa pritur u shfaq nje anije luftarake amerikane e cila mori ne bordin e saj te gjithe femijet dhe grate e vjetra,gjithesej 100 vete.Gje qe ishte mbi kapacitetin e kesaj anije te vogel luftarke.478 vete ngelen atje ne meshire te fatit.
    Diten e katert me 11 Shtator 1857,anija u mbyt dhe njerzit u hodhen ne oqeanin qe akoma nuk ishte qetesuare....Kapiteni me gruan e tij dhe bashkepuntoret me te afert,qendruane ne anje dhe u mbyten se bashku me te.Sot gjendet ditari i zonjes se kapitenit i cili na tregon me hollesi 17 ditet e rruges se fundit qe beri kjo anije fatkeqe qe nga Los Anxhelos,nepermjet Kanalit te Panamas deri tek vendi i mbytjes, dhe sidomos 4 ditet e perleshjes me terbimin e valeve te Oqeanit Atllanitik jane pershkruare me hollesi.Kjo leter u nxor se bashku me arin ne nje kuti hermetike....
    Njerzit e hedhur ne uje ngelen siper per gati tre dite duke luftuare me Jete-Vdekjen...shumica nuk rezituane dot dhe vdiqen kur nje anije skandinave shkoi dhe i shpetoi 50 njerzit qe kishin ngelur gjalle dhe......ketu une po ndalem per te treguare mrekulline.
    Kapiteni suedes;Palman kishte qendruare ne kicin e anijes se vet dhe po veshtronte oqeanin.Pa pritur vjen e ulet ne doren e tij nje zog deti dhe nuk largohet.........Kapiteni i mire filloi ta ferkoje por kur u merzit...e shtyri qe te largohej dhe zogu per cudi nuk u largua.......E kapi me dore dhe e hodhi....Zogu fluturoj ne nje drejtim dhe pas pak u kthye perseri dhe ndaloi ne krahun e kapitenit.Kapiteni i zgjuae e kuptoi qe dicka paralajmeronnte ky zog dhe dha urdher qe anija te ndronte kurs.....Te gjithe e kundershtuane por ai nuk pyeti dhe anija mori nje dretim te kundert te lundrimit andej nga kishte erdhur zogu....Pas nje ore lundrimi,vezhguesi lajmeroi se mbi uje jane shume njolla ..............Nuk kishte gabuare 50 vete nga anija e mbytur ishin akma gjalle.
    Kapiteni puthi zogun dhe e leshoi ate.Zogu u largua ne drejtim te pa njohur duke ciceruare i kenaqur.
    /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  7. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: A e dini se..

    Legjenda e Beratit


    Ata ishin dy vellezer te shquar per trimerine dhe bukurine e tyre. Sndaheshin kurre nga njeri tjetri,Bashke nepe luftra bashke ne gezime dhe hidherime ! por ja erdhi nje dite,qe ndodhi gjema!! Tomorri rastesishte njifet me Osumen, yllin e bukurise ,qe ja prishi gjumin e nates ,ja ndryshoi ritmin e jetes...u dashurua marezishte pas saje ,E njejta gje me te njejten vajze ndodhi dhe me vellan e vogel, Shpiragun. Osumia i donte me shpirt te dy, takohej fshehurazi me te dy dhe akoma sishte e vendosur me cilin do ndante fatin e saje. Kaloi nje kohe, qe te dy vellezerit e rruanin sekret dhe nga njeri tjetri kete lidhje dhe kur Tomorri e mori vesh, u nxi i teri , ulurima e dhimbjes dhe e zerit te tije, shpoi qiellin, Vellan e donte shume dhe ju lut dhe ju lut te hiqte dore nga Osuma po Shpiragu ,dhe ai ne te njejten gjendje si i vellai spranoi te hiqte dore nga dashuria e tije .Kur pane qe skishte rruge tjeter Tomorri i egersuar nxorri shpaten dhe e preu copa copa te vellane .Ne te njejten kohe dhe Shpiragu e gjuante me topa dhe ja beri trupin gropa gropa Osuma kur morri vesh kete tragjedi, ngeli e murrosur ne mes te dy vellezerve dhe nga lotet e saje u formua lumi Osum .Keshtu eshte legjenda e malit Tomorr qe eshte me te vertet gropa gropa, po keshtu karshi ketije mali eshte mali shpirag i ndare i teri vija vija sekur e ka prere njeri me dore dhe ne mes te qytetit tim eshte mali Gorices(lagje e qytetit)dhe ai i ndare ne dy pjese, ku ne njeren ane shikon Tomorrin ne tjetren Shpiragun Ne mes ketij qyteti kalon lumi Osum, qe sic thote legjenda ,u formua nga lotet e Osumes....
     
  8. Re: A e dini se..

    Kete e kam lezuar para shume kohesh,eshte legjend e bukur!
     
  9. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: A e dini se..

    Historia e këngës "Lili Marleen"

    Gjatë luftës së dytë botërore, kënga Lili Marleen ishte kënga më e popullarizuar, dhe këndohej në të dy anët e frontit.
    Por këngën (vetëm tre strofat e para) "Lili Marleen" e shkroi gjatë luftës së parë botërore ushtari gjerman Hans Leip, derisa ai natën e 3 prillit 1915 po bënte roje dhe i kishte ardhur letra që të shkonte në front. Ai ishte i prekur për faktin se do të mirrte pjesë në luftime dhe njëkohësisht i mungonin dy të dashurat Lili dhe Marleen.
    Vjersha u botua me dy strofat e shtuara më 1937, dhe po atë vit komponisti Norbert Schultze komponoi melodinë. Më 1938, një këngëtare fare e panjohur me emrin artistik Lale Andersen zgjodhi këtë këngë për repertorin e saj. Në vitin 1939 ajo inçizoi këngën, por pllaka nuk u **** fare.
    Një radiostacion gjerman "Soldaten-sender", që dëgjohej gati në të gjithë Evropën dhe Afrikën veriore, emitoi këngën për herë të parë në radio më 18 gusht 1941. (Një punëtor i radiostacionit e gjeti pllakën rastësisht te një mikesha e tij në Vjenë.) Pas një jave të gjithë e patën të qartë se kënga ishte një hit i madh. Lale Andersen u bë e famshme; ajo bënte turne në frontet e luftës. Por ajo shpejt bëri armiq në radhët e SS-it, kur refuzoi të vizitonte getot e hebrenjve, dhe letrat e saj, shkruar ca miqve hebrenj në Zvicër, përfunduan në duart e armiqve të saj. Kështu, karriera e saj mori fund në shtator 1942. Ajo gjithashtu do të dërgohej në kampet e përqëndrimit, prandaj tentoi për të vrarë veten. Por në një mënyre mistike BBC-ja e dha lajmin për vdekjen e Lales para se ajo të zgjohej. Goebblesi, që kishte dhënë urdhrin për dërgimin e saj në kampin e përqëndrimit, tani nuk e bëri këtë gjë, sepse ajo tani mund të përdorej për shkaqe propagandistike, dhe ai tani mund të dëshmonte se BBC-ja gënjen gjithmonë.
    Lale Andersenit, iu lejua të këndonte pas 9 muajsh, por vetëm "privat", dhe jo këngën "Lili Marleen".
    Por këngëtare të tjera mund ta këndonin këngën.
    Pas betejës në Stalingrad, Goebbelsi i ndaloi dy strofat e fundit për shkak se moralit të ushtarëve nuk u bënte mirë mendimi për vdekjen.
    Është diskutuar shumë se pse kjo kënge u bë kaq e popullarizur. Shpjegimi ishte mbase se ushtarët e dëgjonin atë zë që dëshironin, dhe të gjithë gjenin diçka në këtë këngë: mikeshën, të dashurën apo edhe laviren. Pastaj teksti i lehtë dhe i kuptueshëm, melodia e lehtë dhe e pakomplikuar me një porcion të mirë sentimentaliteti, e bënë këngën të paharrueshme për miliona ushtarë dhe njerëz të tjerë.

    LILI MARLEEN

    Schweinefleisch ist teuer
    Ochsenfleisch ist knapp.
    Geh'n wir mal zu Meier
    ob er Knochen hat.
    Und alle Leute soll'n es sehn,
    wenn wir bei Meier Schlange stehn
    wie einst, Lili Marleen.
    wie einst, Lili Marleen

    Aus der Oase
    klingt ein dumpfer Ton.
    Hier ist alles Scheisse,
    wisst ihr schon davon?
    Wenn die Kamele durch die Wüste gehn,
    dann kannst du mich darunter sehn.
    Pass auf, Lili Marleen.

    Ich drückt sie an den Pfosten:
    Mädchen, sei nicht dumm,
    denn die alte Funzel,
    die fällt beim Stoss nicht um.
    So haben wir zum erstenmal
    gevögelt am Laternenpfahl
    mit dir, Lili Marleen.

    Down by the bahnhoff,
    American soldat
    Zie haben cigaretten
    and a beaucoup chocolat.
    Das ist prima, das ist gut
    A zwanzig Mark for fumph minute.
    Vie fiehl, Lili Marleen?
    Vie fiehl, Lili Marleen?

    Unter der Laterne,
    vor der Reichskanzlei,
    da hängt unser Führer
    und auch der Robert Ley.
    Und alle, die vorübergehn,
    wollen auch die andern hängen sehn,
    die andern der Partei.

    Filmi "Lili Marleen" nuk është jeta autentike e Lale Andersenit; filmi vetëm bazohet në fare pak pika të jetës së saj.
    Romani autobiografik i Lale Andersenit është botuar më 1972 me titullin "Der Himmel hat viele Farben", i ribotuar me vonë me titullin "Leben mit einem Leid".

    :shrug: :shrug:
     
  10. amstel

    amstel Primus registratum

    Re: A e dini se..

    A e dini se:

    Rreth 27% e ushqimit ne vendet e zhvilluara perfundon ne koshat e plerave.

    Sherbimi postar i SHBA dergon rreth 43% te postes boterore,ndjekesi me i afert eshte Japonia me 6%.

    Mesatarisht ne bote shkohet ne shkolle 200 dite,ne SHBA 180 dite,ne SUEDI 170 dite,ne Japoni 243 dite.

    Ne krahun e nje majmuni ka rreth 25 milion qime.

    Nje njeri harxhon mesatarisht 3 vjete te jetes ne banjo.
     
  11. Guest

    Re: A e dini se..

     
  12. Le_Routard

    Le_Routard Forumium maestatis

    Re: A e dini se..

    Pse re qe ne ate kohe paska ekzistuar Al-Qaida e? /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Ps. Hika te fle dhe te behem pak serjoz...
     
  13. Le_Routard

    Le_Routard Forumium maestatis

    Re: A e dini se..

    A dini se numri kater ne japonisht ngjan me fjalen 'vdekje' Simbas statistikave ne Japoni numri i vdekje me date kater eshte reth 12% me i madh se ai i diteve te tjera...

    Shyqyr qe ne shqip kur themi 'o te vdeksha une ty' nenkuptojm gjera te tjera /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  14. tirana

    tirana Primus registratum

    Re: A e dini se..

    ...Elijah Armstrong Otis eshte "babai" i ashensorit?
     
  15. Blendi

    Blendi Primus registratum

    Re: A e dini se..

    Une di se kam "ngare" me dhjetra ashensore ne SHBA, dhe te gjithe jane te markes OTIS.
     
  16. olti

    olti Neo

    Re: A e dini se..

    Do doja qe Kordelja te vendoste burimet e ketyre materialeve. Nga cila faqe jane marre?!
     
  17. Erison700

    Erison700 Forumium maestatis

    Re: A e dini se..

    Ate på pres dhe une... :book: :book: :book:
     
  18. hot

    hot Hotgirl

    Re: A e dini se..

    kena ra rehat vallai persa i perket shkolles.. na ka pa zoti me sy neve knej /pf/images/graemlins/laugh.gif
    ato statistikat e banjos sjan te sakta me duket /pf/images/graemlins/laugh.gif
    smkan mar ne llogari mua ata /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  19. Erind

    Erind Forumium maestatis

    Re: A e dini se..

    Sadam, qytetar nderi ne Detroit, USA. Duket paradoksale, per eshte e vertete. Ne 1980, shume kohe perpara se te behej armiku num. "1" i Shteteve te Bashkuara, diktatori Iraken kishte derdhur me mijra dollare per te ndihmuar disa kisha ne qytetin e Detroit. Disa fotografi dokumentojne takimin e Sadamit me nje prift te "Sacred Heart Chaldean Church" gjate dhurimit.

    Prifti Jacob Yasso thote " Gjate takimit tone, me thote se kishte degjuar per kishen tone qe kishte shume borxhe dhe me pyeti sa ishte shuma. Une ju pergjigja qe duhet te derdhim 170 000 mije dollare dhe Sadami deklaroi qe kishte per ta paguar ai.

    Prifti Yasso e nderoj, gjate po atij takimi, duke i dhene Sadamit celsat e qytetit dhe ne kete menyre e bene qytetar nderi.

    Fotoja.
    [​IMG]
     
  20. eri03

    eri03 Primus registratum

    Re: A e dini se..

    A e dini si i ati i Enver Hoxhes ka qene hoxhe ne qytetin e Gjirokastres. e i biri duke pare budalleqet e mashtrimet qe benin hoxhet e prifterinjte e ndaloi me ligj fene.
     

Shpërndajeni këtë faqe