Çfarë bletë së fundmi?

Diskutime tek 'Koktej Diskutimesh' filluar nga Artin, 19 Sep 2017.

  1. Artin

    Artin Papirus rex

    Kalova sot nga qendra dhe pashë që këto këmisha kishin ulje çmimi. Më pëlqeu se kishte prerje të rregullt (regular) dhe jo të ngushtë (slim fit).
    Është vështirë të gjesh të rregullta, sepse tregu është i mbushur me të ngushta, që mua nuk më bëjnë.
    Me sa di, çmimet e rrobave ulen në fillim të vitit, se vijnë modelet e reja, gjë që do të thotë se me këtë këmishë, unë do të jem 1 vit prapa modës...
    Është e pahekurosur dhe nuk duket mirë, po e solla sa për temën...

    [​IMG]
     

Shpërndajeni këtë faqe